Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Dhuna/Arbitri Tartari me tre të qepura në vetull: Të gjithën e bëri Idrizi

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Dhuna/Arbitri Tartari me tre të qepura në vetull: Të gjithën e bëri Idrizi

Ilir Tartari është një ndër arbitrat që u dhunuan të shtunën në mbrëmje në Vlorë, pas përballjes Flamurtari-Vllaznia e cila përfundoi në barazim 1-1. Anësori pas ndeshjes ka përfunduar në spital dhe ka marrë tre të qepura, pasi u dhunua në ambientet e brendshme të stadiumit. Administratori Idrizi, pas ndeshjes së të shtunës u shpreh se do ti dërgonte në prokurori këta arbitra, që kanë “sharë me libër shtëpie futbollistët dhe stafin” e Flamurtarit. Por Tartari pasi ka marrë ndihmën e parë në spital akuzon administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizin, për shkaktarin e dhunës dhe nxitës të saj.Në një prononcim për “Panorama Sport” pas ndeshjes, ai mohon që të ketë sharë dhe të ketë fyer ndokënd, ashtu sikundër pretendon administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Tartari, çfarë ndodhi pas ndeshjes?
Pasi përfundoi ndeshja, ne si procedurë, pra asistenti i parë e ka për detyrë të futet në tunel midis dy dhomave të ndeshjes. Në këtë moment, kur unë po prisja që të vinin të gjithë futbollistët brenda, mbrapa derës së xhamit që është te stadiumi, futet Sinan Idrizi duke sharë dhe duke ofenduar dhe Sinani vetë kërcënoi edhe policët që ishin aty, duke u thënë “mos veproni dhe mos bëni asnjë lloj gjëje”.

Në këtë moment, duke parë që isha i hutuar vjen dikush dhe më godet me grusht. Nuk e mora vesh kush ishte. U bë rrëmujë totale dhe unë u nisa për në dhomë, por duke shkuar për aty më goditi sërish dikush tjetër. Një djalë i gjatë me aq sa mbaj mend… Vendosa të kthehem mbrapa, por në atë moment shoh Sinan Idrizin që tenton të më godasë me shkelma. Po më shante mua, presidentin e FSHF-së dhe të gjithë ne që ishim aty. Vetëm policët nuk po i shante. Tentoi më pas të godiste edhe arbitrin kryesor, por nuk ia doli. Ne më pas, me ndihmën e policëve hymë në dhomat e zhveshjes.

Po ju a e ofenduat Idrizin, a shatë njeri aty në stadium?
Jo, fare. Po si mund të shanim ne aty, kur ne po goditeshim nga të gjitha anët.

Sa të qepura keni?
Kam tre të qepura. Por ju lutem, këto detaje mos i publikoni sepse ne jemi familjarë. Nuk është mirë që të alarmohen familjarët dhe të përjetojnë edhe ata stresin tonë.

A keni shkuar ju në polici pas ngjarjes?
Ne kemi qëndruar në dhomë, bëmë kallëzimin në prani të oficerit të policisë gjyqësore. Më mori policia më pas dhe më çoi në spital. Shkuam atje, mora mjekimin e duhur…

Çfarë ndodhi në spital?
Më qepën plagën dhe më bënë dy gjilpëra.

Po më pas?
Më pas u nisa drejt Fierit dhe policia na shoqëroi deri në dalje të Vlorës. Kjo është e gjitha.

Tags: arbitribëridhunagjithënidriziqepuraTartaritrevetull

TË LIDHURA

Italia e re merr formë: Gattuso në stol bashkë me Bonuccin dhe Prandellin si drejtor teknik
Sport

Italia e re merr formë: Gattuso në stol bashkë me Bonuccin dhe Prandellin si drejtor teknik

16:04 | 13/06/2025
I refuzohet hyrja në SHBA, lojtari mbetet jashtë Kupës së Botës për Klube
Sport

I refuzohet hyrja në SHBA, lojtari mbetet jashtë Kupës së Botës për Klube

15:49 | 13/06/2025
ELBASANI ENDE I “FIKUR”! Asnjë lëvizje deri më tani në këtë merkato vere nga klubi
Sport

ELBASANI ENDE I “FIKUR”! Asnjë lëvizje deri më tani në këtë merkato vere nga klubi

11:54 | 13/06/2025
Next Post
‘S’ka paqe’/Grekët i konsiderojnë armiq shqiptarët, na rendisin të dytët pas turqve

‘S’ka paqe’/Grekët i konsiderojnë armiq shqiptarët, na rendisin të dytët pas turqve

Lufta ndaj nazizmit bën bashkë Netanyahun dhe Putin më 9 maj

Lufta ndaj nazizmit bën bashkë Netanyahun dhe Putin më 9 maj

U shpall njeriu i ndeshjes, Strakosha: Bëra atë që duhet të bëja

U shpall njeriu i ndeshjes, Strakosha: Bëra atë që duhet të bëja

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Italia e re merr formë: Gattuso në stol bashkë me Bonuccin dhe Prandellin si drejtor teknik
Sport

Italia e re merr formë: Gattuso në stol bashkë me Bonuccin dhe Prandellin si drejtor teknik

by mirseda
16:04 | 13/06/2025
0

ITALI - Këto janë ditët e Italisë së Gattusos. Zgjedhja për trajnerin e ri të kombëtares duket...

I refuzohet hyrja në SHBA, lojtari mbetet jashtë Kupës së Botës për Klube

I refuzohet hyrja në SHBA, lojtari mbetet jashtë Kupës së Botës për Klube

15:49 | 13/06/2025
Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

Euro prek ‘fundin’, monedha europiane zbret në minimumin e ri historik

15:37 | 13/06/2025
Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

Vuçiç: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Kosovës

14:53 | 13/06/2025
Dua Lipa flet për dëshirën për amësi: Do të doja shumë të kisha një fëmijë një ditë

Dua Lipa flet për dëshirën për amësi: Do të doja shumë të kisha një fëmijë një ditë

14:39 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com