6 Maj 1856 – Lind “babai” i psikanalizës Sigmund Freud
Sigmund Freud lindi në Moravi, rajon në pjesën lindore të Republikës Çeke, ndërsa pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Vienë të Austrisë. Ai studioi për mjekësi dhe nga fundi i shekullit XIX-të, doli me disa ide të reja shumë interesante rreth mendjes së njeriut. Gjithsesi punimin e tij të parë shkencor Freud ia kushtoi kafshëve të detit, përfshi seksualitetin e ngjalave.
Ai ishte një nga shkencëtarët e parë që kreu kërkime serioze rreth mendjes, duke zhvilluar biseda të gjata me pacientët, dhe studionte ëndrrat e tyre për të gjetur shkaqet e problemeve mendore dhe emocionale. Freud përdorte edhe hipnozën, si mënyrë për të parë nëse pacientët do ta kishin më të lehtë të lehtësonin mendjet e tyre të trazuara. Por në shumicën e rasteve, efektet pozitive ishin të përkohshme.
Freud besonte se të gjitha kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë ruhen thellë pa vetëdije në mendje. Kjo pjesë e mendjes, thoshte ai, përmban urime, dëshira dhe përvoja shumë të frikshme për t’u marrë vesh nga të tjerët. Ai mendonte se këto kujtime mund të sillen në mendjen e vetëdijshme, pacienti do të ndjente sërish dhimbje, por këtë herë personi do t’i përjetonte si një i rritur; do t’i ndjente, shqyrtonte dhe së fundmi do t’i kuptonte ato.
Frojdi arsyetonte se duke përdorur këtë metodë, dhimbja dhe trysnia emocionale e së kaluarës do të dobësohej dukshëm; këto ndjenja do të humbitnin forcën e tyre, dhe së shpejti pacienti do të ndjehej më mirë. Ai doli me propozimin se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego.
Sipas kësaj teorie, Superego vepron si një përmbajtës që udhëhiqet nga vlerat të cilat njeriu i mëson nga prindërit dhe shoqëria. Puna e Superegos është të mbajë Id-in nën kontroll. Id është tërësisht pa ndjenja, por shërben si ushqim për ndjenjat që kërkojnë kënaqësinë e menjëhershme a plotësimin me çdo kusht të nevojave dhe dëshirave.
Ego – Uni ose Vetja ofron reagim të menjëhershëm për ngjarjet e realitetit. Uni është vija e parë e mbrojtjes e vetes nga tjetri. Uni përpiqet të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego,
Shumë nga teoritë e Freud mbi mënyrën se si funksionon mendja gjithashtu, kishin lidhje të forta seksuale.
Këto ide përfshinjnë ato që Frojdi i cilësoi si ndjenjat e shtypura të djemve ndaj nënave, dhe vajzave ndaj etërve. Frojdi u propozua edhe për marrjen e çmimit Nobel, por edhe pse zbuloi shumë, kontribuoi shumë dhe hartoi teori të rëndësishme, nuk e fitoi kurrë këtë çmim.
Vajza e tij Anna Freud, nisi të shoqëronte nëpër seminare të ndryshme, dhe ndonjëherë e zëvendësonte. Anna ishte fillimisht paciente e të atit, më pas studoi vetë psikanalizën, dhe u angazhua sekretare e tij, infermiere por edhe si kolegia më e besuar.
Ardhja e nazistëve në pushtet në Gjermani dhe përndjekja e hebrenjve, e detyroi Freud të largohet më 1938 në Angli. Më 1923, Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë, dhe për këtë
iu nënshtrua dhjetëra operacioneve, që në fillimet e para të sëmundjes në Austri.
Pak pas mbërritjes së tij në Angli, dhimbjet e tij u bënë aq të mëdha, sa që mjeku i tij i injektoi në një rast një dozë vdekjeprurëse morfine më 23 shtator të vitit 1939. Frojdi është quajtur babai i psikanalizës, edhe pse sot shumë psikologë i kanë hedhur poshtë tezat e tij. Por të gjithë bien në një mendje mbi ndikimin e tij të madh, mbi shkencën e shëndetit mendor.
6 Maj 1994 – Hapet tuneli nënujor që lidh Francën me Anglinë
Në një ceremoni madhështore të kryesuar nga Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë dhe Presidenti francez Francois Mitterand, hapet zyrtarisht linja hekurudhor nën Kanalin Anglez, që lidhi Britaninë dhe kontinentin Europian, për herë të parë që nga Epoka e Akullnajave.
Tuneli i Kanalit, lidh Folkstone në Angli me Sangatte në Francë me një distancë prej 31 miljesh. Ajo e shkurtoi në vetëm 35 minuta kohën e udhëtimit nga Anglia në Francë. Tuneli më i gjatë nënujor në botë ka një gjatësi prej 23 miljesh, me një thellësi mesatare prej 50 metrash nën shtratin e detit.
Çdo ditë, rreth 30 mijë njerëz, 6.000 makina dhe 3.500 kamionë kalojnë përmes tunelit. Miliona tonë inerte u zhvendosën për të ndërtuar dy tunelet hekurudhore, ndërsa u punësuan 15 mijë njerëz në kulmin e ndërtimit. Dhjetë prej tyre gjetën aksidentalisht vdekjen. Kostoja e projektit prej 16 miliardë dollarësh, ishte afërsisht dyfishi i vlerësimit fillestar, dhe vepra përfundoi një vit pas afatit të parashikuar.
6 Maj 1453 – Pas një rrethimit prej 2-mujor, Kostandinopoja bie në duart e trupave osmane të udhëhequra nga sulltan Mehmeti II. Pas pushtimit, qyteti merr emrin Stamboll, duke u bërë kryeqyteti i perandorisë osmane dhe kryeqendra e kulturës islame, ndërsa Hagia Sofia u shndërrua në xhami. Me pushtimin, mori fund edhe Perandoria Bizantine.
6 Maj 1527 – Trupat spanjolle dhe ato gjermane pushtojnë Romën. Disa historianë e lidhin këtë akt me fundin e Rilindjes Italiane. 147 rojet zvicerane vdesin duke luftuar, që të lejonin Papa Klementin VII të arratisej në Castel Sant’Angelo.
6 Maj 1889 – Kulla Eifel, hapet zyrtarisht për publikun në Ekspozitën Universale në Paris.
6 Maj 1903 –Aleksander Obrenoviç, mbreti i Serbisë dhe bashkëshortja e tij Draga, vriten në Beograd nga organizata e fshehtë ushtarake ”Dora e Zezë”.
6 Maj 1976 – Një tërmeti i fortë prej 6.5 ballësh godet Friulin në Italinë Veriore, duke shkaktuar afro 1 mijë të vdekur dhe mbi 2 mijë të plagosur.
6 Maj 1996 – Trupi i ish drejtorit të CIA – s, Uilliam Kolbi, gjendet në bregun e një lumi në jug të Merilendit, 8 ditë pasi ishte zhdukur.
6 Maj 1997 – Banka e Anglisë fiton pavarësia nga kontrolli politik, ndryshimi më i rëndësishëm në historinë 300-vjeçare të saj.
6 Maj 2001 – Gjatë një udhëtimi në Siri , Papa Gjon Pali II bëhet papa i parë katolik që hyn në një xhami.
6 Maj 2002 – Politikani holandez, Pim Fortuyn, vritet vetëm pak minuta pasi dha një intervistë në një radio lokale.