Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendari historik/Ja çfarë ka ndodhur më 4 Maj

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendari historik/Ja çfarë ka ndodhur më 4 Maj

4 Maj 1980 – Vdes udhëheqësi komunist i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito

Lideri komunist i Jugosllavisë që nga viti 1945, ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare në Beograd.

Gjatë sundimit të tij 35-vjeçar, Tito e udhëhoqi Jugosllavinë përgjatë një rruge, që kombinonte besnikërinë dogmatike ndaj marksizmit, me një marrëdhënie të pavarur dhe shpesh konfliktuale me Bashkimin Sovjetik.
Josip Broz u lind në një familje të madhe fshatare në Kumroveç, në veriperëndim të Zagrebit, kryeqyteti i sotëm i Kroacisë, nga një baba kroat dhe një nënë sllovene. Ai mbaroi një shkollë të mesme profesionale si mekanik më 1907, ndërsa 3 vite më vonë iu bashkua Partisë Socialdemokrate të Kroacisë dhe Sllavonisë në Zagreb.
Gjatë Luftës së Parë Botërore u angazhua në radhët e ushtrisë austro-hungareze në luftën kundër Serbisë në vitin 1914. I transferuar në Rusi në fillim të vitit 1915, plagoset rëndë dhe kapet nga rusët. Pasi u shërua, dërgohet në kampet e të burgosurve të luftës, ku u njoh me propagandën bolshevike.
Merr pjesë në Revolucionin Bolshevik të Tetorit, dhe më pas angazhohet në radhët e komunistëve në luftën civile kundër bjellogardistëve. Në tetorin e vitit 1920 rikthehet në Kroaci, dhe shumë shpejt iu bashkua Partisë Komuniste e Jugosllavisë (CPY). Ai u bë i njohur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur drejtoi grupet e rezistencës që luftonin si kundër italianëve dhe gjermanëve, ashtu edhe ndaj bashkëpunëtorëve të tyre jugosllavë.
Në vitin 1944, ai i bëri thirrje udhëheqësit sovjetik Josif Stalin, ta ndihmonte në çlirimin e kryeqytetit Beograd nga pushtuesit nazistë. Stalini dërgoi njësi të Ushtrisë së Kuqe për të ndihmuar në sulmin final, dhe në fillim të vitit 1945 Tito e shpalli veten sundimtar të një republike të re federale Jugosllave.
Por ndryshe nga shumë vende të tjera të Europës Lindore, Jugosllavia e Titos nuk iu nënshtrua një pushtimi të gjatë sovjetik. Pas vitit 1945, marrëdhëniet midis Titos dhe Bashkimit Sovjetik u përkeqësuan me shpejtësi. Ndihma e Titos ndaj komunistëve grekë, u konsiderua si si një sfidë ndaj Stalinit, i cili më parë kishte arritur një marrëveshje me kryeministrin britanik Uinston Çërçill për të pranuar hegjemoninë britanike në Greqi.
Përveç kësaj, kursi i pavarur i Titos në politikën e tij të jashtme e tërbonte Stalinin, i cili priste që regjimet komuniste “satelite” në Europën Lindore, të ishin në të njëjtën linjë me atë sovjetike. Në vitin 1948, Stalini e dëboi Jugosllavinë nga Byroja Informative Komuniste (Kominform, një agjenci e dizajnuar për të koordinuar politikën komuniste në sferën ndërkombëtare).
Ky veprim ndërpreu lidhjet mes bllokut sovjetik dhe Jugosllavisë. Tito reagoi ndaj kësaj duke kërkuar në mënyrë aktive ndihmën ushtarake dhe ekonomike amerikane. Çuditërisht, kjo ndihmë nuk vonoi. Presidenti amerikan Harry S.Truman dhe këshilltarët e tij, e panë në Titon si një mundësi për të krijuar një pykë në bllokun komunist monolit, dhe për të inkurajuar regjimet e tjera komuniste të çliroheshin nga sundimi sovjetik.
Por nëse amerikanët prisnin që Tito të devijonte nga ideologjia e tij marksiste, ata u zhgënjyen. Deri në vdekjen e tij në vitin 1980, Tito mbeti një komunist i palëkundur, megjithëse ndoqi një kurs të pavarur nga Bashkimi Sovjetik. Në fushën e politikës së jashtme, Jugosllavia drejtoi një koalicion shtetesh të “të parreshtuarve”, duke mbajtur një pozicion të baraslarguar nga dy blloqet e mëdha antagoniste më njëra-tjetrën.
Divorci me Bashkimin Sovjetik, frymëzoi zbatimin e një model të ri të socializmit në Jugosllavi. Tito mbështeti konceptin e vetë-menaxhimit të punëtorëve, të mishëruar në formimin e këshillave të para të punëtorëve në vitin 1950. Titos i njihet ndërkohë edhe merita e mbajtjes nën kontroll të nacionalizmave agresivë brenda federatës, sidomos atij serb dhe kroat, nëpërmjet një sistemi të “federalizmi simetrik”.

4 Maj 1994- Yitzhak Rabin dhe Yitzhak Rabin, arrijnë paktin mbi vetë-qeverisjen e palestinezëve

Kryeministri izraelit dhe kreu i OÇP-së, arritën një marrëveshje në Kajro në përputhje me të ashtuquajturat Marrëveshjet e Oslos të nënshkruara në Uashington më 13 shtator 1993. Kjo ishte marrëveshja e parë direkte, midis Izraelit dhe palestinezëve, dhe që njihte të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.
Marrëveshja përfshinte një tërheqje ushtarake të izraelitëve nga rreth 60 për qind e Rripit të Gazës dhe qytetin e Xherikos në Bregun Perëndimor, të pushtuar nga Izraeli gjatë Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967. Nga ana e tyre, palestinezët ranë dakord të heqin dorë nga dhuna, sipas ujdisë së famshme “tokë për paqe”. Por raportet mes dy kombeve u përkeqësuan seriozisht, që pas shpërthimit të kryengritjes palestineze (Intifada e dytë) në vitin 2000.

4 Maj 1990 – SHBA, ekzekutimi çnjerëzor i një të dënuari me vdekje, keq nga përdorimi karrigen elektrike

Jesse Tafero, ekzekutohet më vdekje në Florida në karrigen elektrike, në një mënyrë çnjerëzore. Procedura u desh të përsëritej 3 herë, teksa i dënuari përjetoi një agoni të gjatë, gjysmë i karbonizuar, derisa ndërroi jetë. Vdekja e tij nxiti një debat të ri mbi metodat humane të ekzekutimit. Disa shtete në SHBA, ndërprenë mënjeherë përdorimin e karriges elektrike, dhe nisën përdorimin e injeksionit vdekjeprurës.

4 Maj 1415 – Reformatorët fetarë Xhon Uajklajf dhe Jan Husi, dënohen si heretikë në Këshillin e Konstancës.

4 Maj 1493 – Papa Aleksandri VI, ndan Botën e Re mes Spanjës dhe Portugalisë përgjatë Vijës së Demarkacionit.

4 Maj 1776 – Rhode Island, bëhet kolonia e parë amerikane që heq dorë nga besnikëria ndaj Mbretit britanik Xhorxh III.

4 Maj 1814 – Perandori Napoleon I i Francës arrin në Portoferraio në ishullin e Elbës për të filluar mërgimin e tij.

4 Maj 1904 – Shtetet e Bashkuara nisin ndërtimin e Kanalit të Panamasë.

4 Maj 1932 – Al Kapone fillon të vuajë dënimin me 15 vjet burg për evazion fiskal, në një burg të sigurisë së lartë në Atlanta të shtetit të Xhorxhias në SHBA.

4 Maj 1949 – I gjithë ekipi italian i futbollit, Torinos (përveç dy lojtarëve Sauro Toma, Renato Gandolfi), gjen vdekjen në një aksident ajror në kodrat pranë qytetit.

Tags: 4 majhistorikalendarindodhur

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Ndotja e ajrit/Si Tirana po vret banorët e saj

Ndotja e ajrit/Si Tirana po vret banorët e saj

Gjuha shqipe në shkollat e Nju Jorkut, Gjonaj: Në shtator bëhet realitet  

Gjuha shqipe në shkollat e Nju Jorkut, Gjonaj: Në shtator bëhet realitet  

Donald Lu: Tahiri do të përballet me drejtësinë, peshqit e mëdhenj s’fshihen dot më

Donald Lu: Tahiri do të përballet me drejtësinë, peshqit e mëdhenj s'fshihen dot më







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP
Showbizz

“Naiviteti i shtirur është i shëmtuar”/ Përkujdesja e Brikenës për Stenaldon në BBVIP

by mirseda
23:48 | 27/12/2025
0

Përkujdesja që Brikena ka treguar ndaj Stenaldos, në ambientet e shtëpisë së “Big Brothr VIP”, e ka...

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

BBVIP/ Lorna dhe Seno më pak të votuarit, nominojnë dy banorë të tjerë

22:39 | 27/12/2025
Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

Ndalesë në turin e Foltores/ Këngë dhe valle, Berisha feston me demokratët e Elbasanit

22:11 | 27/12/2025
BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

BBV/ Përplasje mes Ilirit dhe Juxhinit, Angelo: “Do kishe dalë me Zarf të Zi”

22:05 | 27/12/2025
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit

21:30 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com