Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Kikia ‘tërbohet’ me mediat: Ndaloni përdhosjen historisë me antishqiptarin Olsi Jazexhi

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kikia ‘tërbohet’ me mediat: Ndaloni përdhosjen historisë me antishqiptarin Olsi Jazexhi

Pas lajmit të publikuar mbrëmë se historiani Olsi Jazexhi nuk la gjë pa thënë për shqiptarët dhe Skënderbeun, ka reaguar gazetari Mentor Kikia.

Kikia e sheh si shumë të rrezikshme hapësirën mediatike që i jepet Olsi Jazexhi nga mediat tona në të cilat ai del dhe hedh vetëm teza antikombëtare.

Në emisionin ‘Vo Centar’, Jazexhi ka thënë se Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte shqiptar, por greko-bullgar.

Madje ai ka deklaruar se shqiptarët janë një komb i shpikur nga turqit, ndërsa Kosova ka qenë e banuar nga serbët ortodoksë përpara se të mbërrinte Perandoria Osmane(lajmin e plotë lexoje këtu).

Për këto deklarata gazetari Kikia e shikon një pjesë të fajit dhe tek mediat shqiptare dhe emisionet e ndryshme.

“Por ky nuk është faji i tij. Ky është faji i mediave. Për hir të debatit apo të audiencës, mediat nuk mund të ftojnë e ti japin zë perversiteteve të tilla. Nëse këto deklarata do ti bënte një historian serb, grek apo maqedonas, neve do të na fyhej sedra e do të shpërthenim në akuza. Por me paturpësinë më të madhe, ne vetë i japim zë një njeriu që e mallkon Shqipërinë dhe përpiqet ta deformojë historinë në mënyrën më të pacipë të mundshme” deklaron Kikia.

Gazetari shkon akoma më tej kur thotë së duhet që të ndërhyjnë instutucionet. “Nëse medias tonë nuk i ka mbetur më cipë morali për çështjen kombëtare, atëherë duhet të ndërhyjnë institucionet. Të fyesh heronjtë kombëtar është vepër penale. Të fyesh simbolet e të shtrembërosh historinë, është vepër penale. AMA duhet të ndërhyjë e ti ndëshkojë këto media. Nuk kë të bëjë me cenimin e lirisë së fjalës kjo. Ka të bëjë me dinjitetin kombëtar. Shkoni e gjeni një rast të dytë, kur ekranet u hapen njerëzve që pshurrin mbi historinë e vendit të tyre.
Turp!
” thotë ndër të tjera Kikia.

Postimi i plotë i Mentor Kikisë

Të ndalohen mediat të përdhosin historinë më gojën e këtij antishqiptari

Unë e respektoj dikë që mendon ndryshe nga unë, ndryshe nga shumë të tjerë, apo edhe nëse mendon ndryshe nga të gjithë të tjerët. Ata që mendojnë ndryshe nga të tjerët janë të prirur të bëhen protagonistë programesh televizive, sepse këto programe kërkojnë debat dhe debati prodhohet kur ka kundërshti. 
Por ky njeriu që është në këtë fotografi(Olsi Jazexhi quhet), është bërë vizitor i rregullt i studiove, jo sepse mendon ndryshe nga shumë të tjerë, por sepse ai është ndër të rrallët që flasin shqip dhe ka nënshtetësi shqiptare, që vjell pa përtim vrer për vendin e tij, popullin e tij, historinë e popullit të tij, historinë e vendit të tij, heronjtë e popullit të tij. Nuk ia lejon formimi intelektual, por do të përdhoste edhe malet, fushat, lumenjtë dhe detet. Ky është historian. Eshte njeri i shkolluar e i lexuar. 
Jam gjendur në një debat televiziv me këtë njeri dhe më ka pataksur lehtësia me të cilën ai pështynte mbi vendin e tij. Eshtë kaq flagrant, sa të duket budallallëk ta kundërshtosh. Por tashmë ky njeri po intervistohet edhe nga mediat e vendeve të tjera, duke shock-uar me ato që thotë edhe mendjet më antishqiptare.
Teza të tilla si: “Skëndërbeu ka qenë terrorist se ka vrarë myslimanë. Skëndërbeu nuk ishte as shqiptar, as luftëtar për lirinë e Shqipërisë, por një hero fals, i fabrikuar nga Austro-Hungarezët. Shqiptarët janë produkt i farës turke”, etj etj…, janë sot kudo në arkivat e televizioneve dhe mediave online. 
Ai ka vendosur të mos lodhet se mallkuari gjithëcka lidhet me vendin e tij. Kjo është ajo që ai ka zgjedhur të bëjë. Por ky nuk është faji i tij. Ky është faji i mediave. Për hir të debatit apo të audiencës, mediat nuk mund të ftojnë e ti japin zë perversiteteve të tilla. Nëse këto deklarata do ti bënte një historian serb, grek apo maqedonas, neve do të na fyhej sedra e do të shpërthenim në akuza. Por me paturpësinë më të madhe, ne vetë i japim zë një njeriu që e mallkon Shqipërinë dhe përpiqet ta deformojë historinë në mënyrën më të pacipë të mundëshme.
Por çfarë po bën media, a po i shkel ajo ligjet e vendit? Padyshim që po. Nëse medias tonë nuk i ka mbetur më cipë morali për çështjen kombëtare, atëherë duhet të ndërhyjnë institucionet. Të fyesh heronjtë kombëtar është vepër penale. Të fyesh simbolet e të shtrembërosh historinë, është vepër pernale. AMA duhet të ndërhyjë e ti ndëshkojë këto media. Nuk kë të bëjë me cënimin e lirisë së fjalës kjo. Ka të bëjë me dinjitetin kombëtar. Shkoni e gjeni një rast të dytë, kur ekranet u hapen njerëzve që pshurrin mbi historinë e vendit të tyre.
Turp!

Tags: antishqiptarinhistorisëKikiaMediatndaloniOlsi Jazexhipërdhosjentërbohet

TË LIDHURA

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier
Aktualitet

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

21:39 | 05/08/2025
Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës
Aktualitet

Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, bashkia shpall gjendjen e emergjencës

19:15 | 05/08/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

17:42 | 05/08/2025
Next Post
I suksesshëm por jo i pamposhtur, Ilir Latifi zbulon kundërshtarin e radhës

I suksesshëm por jo i pamposhtur, Ilir Latifi zbulon kundërshtarin e radhës

“Corriere dello Sport” kryqëzon UEFA-n: Krimi i përsosur i futbollit

“Corriere dello Sport” kryqëzon UEFA-n: Krimi i përsosur i futbollit

“Pas Tahirit do të rrëzohen edhe të tjerë nga dy krahët e politikës”

“Pas Tahirit do të rrëzohen edhe të tjerë nga dy krahët e politikës”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila
Showbizz

Romancë mbretërore! Princ Leka nuk kursehet për Blertën, mbulon jahtin luksoz me trëndafila

by mirseda
22:39 | 05/08/2025
0

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po shijojnë disa ditë pushimi së bashku, larg zhurmës së jetës publike....

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump

22:35 | 05/08/2025
“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas “Sunny Hill”

22:33 | 05/08/2025
60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

60-vjeçari humb jetën gjatë gare, duke tentuar rekordin e shpejtësisë prej 455 km/h

22:29 | 05/08/2025
Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

21:55 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com