Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Vladimir Putin ka plane ambicioze për Arktikun

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Vladimir Putin ka plane ambicioze për Arktikun

Presidenti rus Vladimir Putin e ka identifikuar si përparësi kryesore zhvillimin e Arktikut gjatë mandatit aktual në post. Nëndetëse, anije që çajnë akullin dhe mjete ushtarake janë dislokuar në rajon, ndërkohë që Kremlini zotohet “të mbrojë interesat e tij”. Në qytetin Vorkuta brenda Rrethit Arktik, planet e Moskës janë pritur me optimizëm të matur. Banorët shpresojnë se Kremlini do t’u ofrojë mundësi për një jetë më të mirë këtyre komuniteteve që kanë përjetuar shkatërrim ekonomik që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Korrespondenti Henry Ridgwell njofton:

Erërat e Arktikut përplasen mbi mbetjet e propagandës së vjetër komuniste: parullat sovjetike për pushtimin e Arktikut ku janë shkruar fjalët: “Ne ndërtojmë të ardhmen e Rusisë”.

Por brenda, ndërtesat e Vorkutës janë boshatisur. Vizioni sovjetik për një komunitet vital në Arktik u braktis pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Tani kjo ëndërr po ringjallet. Presidenti rus Vladimir Putin foli në Moskë muajin e kaluar:

“Një numër projektesh të mëdha industriale janë ndërmarrë në Arktik. Ato ndjekin standardet më të forta ekologjike. Po forcojmë infrastrukturën e transportit, lundrimit dhe atë shkencore e ushtarake”.

Deri tani zoti Putin ka theksuar fuqinë ushtarake ruse. Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, Rusia ka filluar të zhvillojë inkursione ajrore me avionë luftarakë mbi Polin e Veriut, drejt kontinentit amerikan.

Në fushat e ngrira, me depozita qymyrguri përreth Vorkutës këto investime ende nuk kanë arritur. Qyteti u ndërtua me punë të detyruar nga të internuarit gjatë sistemit sovjetik të gulagut. Pjesa më e madhe e minierave u mbyllën në vitet 1990.

Por qymyrguri është një produkt i preferuar në Rusi ku vjet eksportet e tij arritën vlerën rekord prej 13.5 miliardë dollarësh në vit. Pronarët e minierave mund të luajnë një rol të rëndësishëm në planet e Presidentit Putin për Arktikun.

“Aktualisht kemi depozita të mjaftueshme në minierat ekzistuese për të vazhduar me këto plane për 20 vjet. Në Vorkuta ka plot depozita të tjera që mund të shfrytëzohen më pas,” thotë një ndër drejtuesit e një kompanie minerare.

Kritikët thonë se qymyrguri nuk u siguron një të ardhme të qëndrueshme komuniteteve ruse në Arktik.

“Qymyrguri nuk duhet të mbahet në përdorim për hir të qymyrgurit. Vëmendja duhet të përqendrohet tek zhvillimi i qëndrueshëm socio-ekonomik,” thotë analistja Morgane Fert-Malka.

Disa po analizojnë vlerën turistike të Arktikut. Po shtohet interesimi tek bukuritë natyrore të kësaj zone të egër, për faunën interesante dhe komunitetet autoktone, shkruan voa.

“Ata po krijojnë aktivitete të reja, qentë e racës husky që tërheqin slitat në akull, turizmi etnografik, turizmi i blegtorisë me drerët e stepave. Por këto aktivitete janë njëkohësisht kërcënim për mënyrën lokale të jetesës dhe ekuilibrin lokal. Banorët lokalë por edhe gjithë njerëzit në të gjithë botën, nga Indonezia në Majami, të gjithë prekemi nga këto zhvillime, pasi Arktiku ndikon tek mbarë globi,” thotë analistja Fert-Malka.

Kryebashkiaku i Vorkutës thotë se vetë mbijetesa e qytetit është në rrezik:

“Kemi plane gjigande për të ardhmen, por çdo gjë varet nga lidhja e fatit të qytetit me zhvillimin e Arktikut”.

Arktiku po shndërrohet me shpejtësi në një arenë strategjike. Kjo mund të sjellë ndryshime themelore për këto komunitete që luftojnë për mbijetesë në hapësirat e ngrira në veriun e largët rus.

Tags: ambiciozeArktikunplanevladimir putin

TË LIDHURA

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin
Bota

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tusk: Përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme
Bota

Tusk: Përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme

21:55 | 27/03/2026
Irani: Sulmet amerikane janë të papranueshme për sa kohë ata kërkojnë negociata
Bota

Irani: Sulmet amerikane janë të papranueshme për sa kohë ata kërkojnë negociata

21:24 | 27/03/2026
Next Post
Presidenti i Laçi çon në gjyq “fallxhorin” Xhelal Mziu

Presidenti i Laçi çon në gjyq “fallxhorin” Xhelal Mziu

Vettingu/Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr do të japin llogari

Vettingu/Rama: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr do të japin llogari

PSG nuk di të ndalet, ja goditja 100 milionëshe që do të bëjë në verë

PSG nuk di të ndalet, ja goditja 100 milionëshe që do të bëjë në verë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin
Bota

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

by mirseda
22:06 | 27/03/2026
0

Më shumë se 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga 2 marsi, kur grupi i armatosur...

Tusk: Përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme

Tusk: Përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme në ditët e ardhshme

21:55 | 27/03/2026
Irani: Sulmet amerikane janë të papranueshme për sa kohë ata kërkojnë negociata

Irani: Sulmet amerikane janë të papranueshme për sa kohë ata kërkojnë negociata

21:24 | 27/03/2026
Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

21:16 | 27/03/2026
Putin: Rusia nuk përjashton një afrim me Evropën

Putin: Rusia nuk përjashton një afrim me Evropën

20:48 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com