Historiani Olsi Jazexhi ka dhënë një intervistë për një televizion në Maqedoni, të mbushur me deklarata anti-shqiptare dhe teza sllave kundër Shqipërisë dhe Kosovës.
Në emisionin ‘Vo Centar’, Jazexhi ka thënë se Gjergj Kastriot Skënderbeu nuk ishte shqiptar, por greko-bullgar.
Madje ai ka deklaruar se shqiptarët janë një komb i shpikur nga turqit, ndërsa Kosova ka qenë e banuar nga serbët ortodoksë përpara se të mbërrinte Perandoria Osmane.
Por edhe gazetari maqedonas u hapit nga përfundimet e tij anti-shqiptare, saqë e pyeti në një moment nëse ishte vërtet shqiptar.
Kujtojmë se Olsi Jazexhi ka fituar gradën doktor të mbrojtur në Firence në Itali për nacionalizmin shqiptar.
Disa nga deklaratat e Olsi Jazexhi në emisionin maqedonas:
Skënderbeu ishte një luftëtar serbo-bullgar dhe familja e tij kishte prona në Shqipërinë e sotme. Austro-Hungaria vendosi ta bëjë hero të shqiptarëve.
-Shqiptarët ,si maqedonasit dhe grekët janë kombi i ri. Në kohën kur Skënderbeu zhvilloi luftën nuk ekzistonin shqiptarët.
-‘Albania’ ishte term që i referohej Kroacisë dhe Malit të Zi.
-Përpara ardhjes së Perandorisë Osmane, në Kosovë shumica e njerëzve ishin serb ortodoks, në Maqedoni gjithashtu. Në Shqipëri shumica e tomponimeve janë sllave. Me ardhjen e turqve filloi islamizimi dhe albanizimi.
-Shqiptarët kanë asimiluar sllavët.
-Nënë Tereza nuk është shqiptare, por vllehe.
-Nuk ka tre shtete shqiptare në Ballkan. Kosova është e dominuar nga mafia.
-Ibrahim Rugova ishte një agjent i Vatikanit.