Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Trëndafili i Bardhë i Tiranës”/ Dokumentari francez për mbretëreshën Geraldinë

8 vjet ago
in Të Gjitha
“Trëndafili i Bardhë i Tiranës”/ Dokumentari francez për mbretëreshën Geraldinë

“Trëndafili i Bardhë i Tiranës”. Kështu e ka titulluar Frédéric Mitterrand dokumentarin e tij kushtuar Mbretëreshës Gerladinë.

Ish-ministri francez i kulturës, paraqet me nota vlerësuese, jo vetëm figurën e Mbretëreshës, por edhe atë të Mbretit Zog, teksa sjell gjithashtu përmes këtij dokumentari edhe një pjesë të Shqipërisë së viteve ’30.

Dokumentari u transmetua në fillim të janarit në televizionin francez në kanalin Arte, ndërsa sot vjen i plotë edhe në “Opinion”, shoqëruar me një intervistë të autorit për gazetarin Blendi Fevziu.

Ky dokumentar transmetohet ne prag te 80-vjetorit te marteses se Mbretit Zog me Geraldinen, me 27 Prill.

Një artikull i gazetës franceze “Le Figaro”, botuar më 2 janar 2018, jep këtë vlerësim për dokumentarin:

Në dokumentarin e tij « Trëndafili i Tiranës», Frédéric Mitterrand tregon me gjallëri jo vetëm jetën e konteshës së re hungareze Géraldine Apponyi, e cila u martua me mbretin Zog më 27 Prill të vitit 1938, por edhe historinë e Shqipërisë.

BLAISE DE CHABALIER
Disa fate njerëzore tërësisht të vërtetë shkëlqejnë me histori krejtësisht romaneske. Rasti i konteshës hungareze Géraldine Apponyi e provon plotësisht. Frédéric Mitterrand, realizuesi i dokumentarit “Trëndafili i Tiranës”, i transmetuar të martën e 2 Janarit në kanalin Arte, na e tregon këtë me gjallëri. Me zërin e tij të dallueshëm mes mijëra zërave, veshur me një fjalë poetike, ish-ministri i Kulturës në kohën e Nicolas Sarkozy na sjell jo vetëm portretin e një gruaje të jashtëzakonshme, por edhe atë të mbretit të Shqiptarëve Zogu i parë, me të cilin u martua më 27 Prill të vitit 1938 në Tiranë.

Aty, të dy personazhet mishërojnë shpirtin e një vendi të vogël që u hap ndaj modernitetit me shtytjen e sovranit të tij, përpara se të binte në apokalipsin fashist e më pas në diktaturën komuniste.

“Jam shumë e prekur nga simpatia që njerëzit më dëshmojnë”, deklaronte para gazetarëve e fejuara zyrtare e atij që ishte mbreti i shqiptarëve prej vitit 1928. Vajza e re 23-vjeçare, që fliste një anglishte shumë korrekte, shfaqej në ekran e bukur dhe elegante.
Géraldine Apponyi, nga i ati rridhte prej një familejeje të madhe aristokrate, ndërsa e ëma vinte nga shoqëria e mirë amerikane. Ajo ishte shkolluar në shkollën prestigjoze katolike të Pressbaum-it në Vjenë.
Pikërisht aty, në faqet e ftohta të një reviste mondane austriake ajo zbuloi së kishte rënë në sytë e Zogut të Parë i cili i kërkonte martesë.
Duke kaluar hezitimin e familjes Apponyi e fatkeqësisht edhe refuzimet e Vatikanit për të pranuar një ceremoni për këtë bashkim mes një katolikeje dhe myslimani, ceremonia civile u zhvillua brilante duke entuziasmuar, jo vetëm popullsinë civile, por të gjithë botën.

Sovrani modern
Duke u bërë mbretëreshë e Shqipërisë, Gerladina i lejoi të shoqit të shfaqte edhe më shumë imazhin e një sovrani modern.
Që prej vitit 1922 në postin e Kryeministrit dhe më pas në atë të presidentit, derisa më në fund u kurorëzua mbret, Ahmet Zogu, i cili kishte për model presidentin e Republikës turke Atatürk, kishte arritur të vendoste rregull në vendin e tij të minuar nga lufterat e pandërprera.
Sigurisht që zgjedhja e përshtatjes së një sistemi monarkik nuk kishte asgjë republikane në vetvete dhe Atatürku nuk ishte i detyruar t’ja vinte në dukje këtë fakt dishepullit të tij, por Ahmet Zogu e kishte ndjekur këtë rrugë për një kauzë të drejtë, me qëllimin për t’i siguruar Shqipërisë stabilitet politik.
Ai kishte arritur të ndikonte në zhvillimin e vendit duke ndërtuar për shembull rrugë dhe ura.

 
 
Për sa u përket grave, Zogu ishte shumë i lidhur me 6 motrat e tij, të cilat e shtynë që në fëmijëri të ishte ambicioz, duke lejuar shqiptaret të mos mbanin më ferexhenë dhe të bëheshin qytetarë në kuptimin e plotë të fjalës.
Megjithatë, pavarësisht prestigjit të tij të pamohueshëm në arenën ndërkombëtare, monarku u ndikua gjithmonë e më shumë nga presioni fashist, veçanërisht përmes veprimeve të dhëndrit të Musolinit, kontit Ciano, derisa ne 7 Prill të vitit 1939, Shqipëria u pushtua nga ushtarët italianë.
Zogu reagoi duke dhënë një mesazh rezistence në radio, por gjithçka qe e kotë, pasi fashistët ia kishin dalë ta sabotonin duke hequr transmetuesit.
Çifti mbretëror dhe djali i tyre i sapolindur morën rrugën e mërgimit. Në udhëtimin e saj, familja kaloi nga Turqia, Rumania dhe Polonia, përpara se të mbërrinte në Fracë në gusht të vitit 1939 dhe më pas në Angli në vitin 1940. Zogu nuk u kthye kurrë në vendin e tij. Në vitin 1952 ai u vendos me të shoqen në Bregun Francez ku vdiq në vitin 1961. Falë një ligji që i lejonte familjes mbretërore kthimin në vend, Geraldina u kthye në Shqipëri në Qershor të vitit 2002 ku pati një pritje triumfuese. Ajo vdiq 4 muaj më pas. /  Opinion.al/
Tags: BardhëDokumentarifrancezGeraldinëmbretëreshëntiranestrendafili

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Lajm i mirë për vendin tonë, ja çfarë thotë Presidenti i PE-së

Lajm i mirë për vendin tonë, ja çfarë thotë Presidenti i PE-së

Reagimi prekës i Izet Haxhisë nga komisariati turk: Jeto për mua, dashuria ime!

Reagimi prekës i Izet Haxhisë nga komisariati turk: Jeto për mua, dashuria ime!

Mashtrimi i “Gulf”, pse po hetohen administratori dhe menaxheri

Mashtrimi i “Gulf”, pse po hetohen administratori dhe menaxheri







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

A mund ta tërheqë Donald Trump SHBA-në nga NATO?
Bota

A mund ta tërheqë Donald Trump SHBA-në nga NATO?

by mirseda
18:37 | 01/04/2026
0

Që nga fillimi i luftës me Iranin më shumë se një muaj më parë, Presidenti i SHBA-së...

Zyrtari iranian mohon pretendimin e Trump se Teherani kërkoi armëpushim

Zyrtari iranian mohon pretendimin e Trump se Teherani kërkoi armëpushim

18:28 | 01/04/2026
Qielli i kuq, pamje të pazakonta nga Kreta! Ishulli “pushtohet” nga pluhuri afrikan

Qielli i kuq, pamje të pazakonta nga Kreta! Ishulli “pushtohet” nga pluhuri afrikan

18:23 | 01/04/2026
Breshëri sulmesh me raketa nga Irani në Tel Aviv, pesë goditje në vetëm 20 minuta

Breshëri sulmesh me raketa nga Irani në Tel Aviv, pesë goditje në vetëm 20 minuta

18:11 | 01/04/2026
Ende asnjë marrëveshje për presidentin e Kosovës, partitë larg një emri të përbashkët

Ende asnjë marrëveshje për presidentin e Kosovës, partitë larg një emri të përbashkët

18:04 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com