Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Zhgënjimi i Briken Caljas: Ja çdo të thotë të jesh kampion absolut i Evropës

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Zhgënjimi i Briken Caljas: Ja çdo të thotë të jesh kampion absolut i Evropës

Briken Calja ka shpërthyer sërish ndaj shtetit shqiptar menjëherë pasi kanë dalë rezultatet e anti-doping dhe peshëngritësi cërrikas ka dalë i pastër. Calja u shpall kampion i trefishtë në Bukuresht, por nuk u prit si një kampion në vendin e tij. Për këtë arsye ai sulmon qeverinë dhe njerëzit përgjegjës për këtë veprim. Po ashtu ai është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë përkrahjen e shtetit dhe për çdo gjë ia ka dalë i vetëm, pa mbështetjen e askujt.Statusi i plotë i Briken Caljas në Facebook:

ÇDO TË THOTË TË JESH KAMPION I TREFISHTË ABSOLUT I EVROPËS?!
Përmes vuajtjeve, stërmundimeve, djersës së derdhur, dhe ëndrrave të një jete realizova triumfin historik për vendin tim, Kampion i trefishtë në ar i Evropës.
Midis emrash dhe legjendash të peshëngritjes shqiptare arrita të gdhend emrin tim krah tyre dhe historisë e këtij sporti.
I kam dhënë shumë këtij sporti dhe këtij vendi pa marrë të njëjtën përgjigje nga ata që jetojnë e përfaqësojnë këtë vend, shoqëri, media apo përfaqësues qeveritarë.
Prapë vazhdova i vetëm, me ëndrrat nën vete, i fortë dhe i palëkundur.
Edhe sot, kur çdo afat i përgjigjeve antidoping ka mbaruar dhe vërtetohet që asnjë gram i çfarëdo substance të ndaluar nuk ka prekur në trupin tim prapë indiferenca ndaj meje dhe suksesit historik të Bukureshtit qëndron stoike.
Media vazhdon të flasë për sukseset yjeve të huaj duke harruar ata që i dhanë krenari këtij vendi që rrallë herë është dalluar për dominime absolute në çfarëdo lloj fushe qoftë.
Prapë do të vazhdoj i vetëm, me ëndrrat nën vete, i fortë dhe i palëkundur.
Në momentin që preka tokën shqiptare, edhe pas zhgënjimeve të panumërta nga instancat qeveritare prapë besoja se e meritoja të paktën një pritje të denjë nga ata që e përfaqësojnë këtë vend por më kot.
Gjithsesi, unë e mora pritjen që doja nga njerëz që më vlerësojnë.
Doja të falenderoja të vetmit që më kanë mbështetur, pritur dhe përgëzuar duke filluar nga familja ime, Cufo Fitness, Mojo Production, Kreshniku, Dashamir Xhika pa harruar dhe Bashkinë e Cërrikut dhe Bashkinë e Tiranës.
Besoj se heronjtë e vërtetë të këtij vendi nuk janë ato që dalin përditë dhe propagandojnë qëllimet e tyre po jemi ne, që me përpjekjet dhe arritjet tona ngremë lart flamurin kombëtar, flamurin e këtij vendi me 1001 probleme por krenar në zemër.
I trefishtë në ar, dhe i zhgënjyer.
Ja çdo të thotë të jesh kampion absolut i Evropës.
Briken Calja

Tags: absolutBriken CaljasEvropësjeshkampionthotëZhgënjimi

TË LIDHURA

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë
Sport

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Realizoi gol në Kroaci, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit të javës
Sport

Realizoi gol në Kroaci, mesfushori shqiptar pjesë e formacionit të javës

19:42 | 08/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”
Sport

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

19:36 | 08/04/2026
Next Post
Hajdutët i vjedhin shtëpinë, tronditet ish-kryeministri: Na morën jetën tonë…

Hajdutët i vjedhin shtëpinë, tronditet ish-kryeministri: Na morën jetën tonë…

Gjakoset punonjësi i FSHF-së tek “Brryli”, dy të shoqëruar në polici

Gjakoset punonjësi i FSHF-së tek “Brryli”, dy të shoqëruar në polici

Ndërron jetë Liri Belishova, e vetmja që kërkoi falje për Enverin

Ndërron jetë Liri Belishova, e vetmja që kërkoi falje për Enverin







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com