Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Habit Dalipi: Më pëlqen “sherri” mes Bardhit dhe Çanit, na ndihmon…

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Habit Dalipi: Më pëlqen “sherri” mes Bardhit dhe Çanit, na ndihmon…

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi në prag të ndeshjes me Skënderbeun ka folur pa “dorashka” për situatën në të cilën ndodhet ekipi që ai drejton. Është folur shumë për një debat mes Çanit dhe Bardhit, gjë që është konfirmuar edhe nga vetë trajneri, por ka habitur kur është shprehur se i pëlqen të ketë tension në dhomat e zhveshjes. Gjithashtu ai flet edhe për të ardhmen e Bathës dhe Fejzullahit. Sigurisht nuk mund të mos diskutohet në lidhje me takimin e së hënës me Skënderbeun, por edhe për humbjen 4-0 të pësuar një javë më parë në Kukës.Mos ishte euforia ajo që ju dëmtoi në Kukës?

Gjatë gjithë javës para Kukësit e kam thënë se duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk kemi arritur asgjë. I kisha përgatitur lojtarët, por euforia ekziston. Nuk na la të shfaqeshim në një ndeshje aq delikate si ajo e Kukësit. Edhe mungesa e Ibrahimit dhe Belicës na kushtëzoi shumë, pasi në fund ndryshuam në qendër, ku kishim pikën më të fortë. Atanda bëri më të mirën, ashtu ishte loja. Ka edhe ditë të tilla që duhen pranuar. Dua të sqaroj se i kërkoj falje tifozëve, jam i pari që mbaj përgjegjësi, bashkë me lojtarët, sepse kjo fanellë duhet përfaqësuar denjësisht. Nuk kam humbur besimin te lojtarët, por dua që të japin më shumë se çfarë munden, çka sjell edhe rezultate me të mira. Kam besim dhe kërkoj më të mirën. Duhet të mos kënaqen, por nga ndeshja në ndeshje të përmirësohen.

Çfarë do ndryshojë te skuadra nga ajo ndeshje?

Motivimi do të jetë i madh. Me Kukësin është një ndeshje e kaluar dhe ajo fushë atje do koncept loje dhe ne nuk ishim përgatitur. Nuk u shfaqëm në lojën tonë, i lamë ata të luajnë dhe nuk shfaqëm ato cilësi që kemi.

A ka tension te Partizani para ndeshjes?

Kam lexuar për një problem mes Çanit dhe Bardhit. Unë nuk dua një dhomë zhveshje që të jenë super të edukuar, por të jenë luftëtarë, të kenë ego, agresivitet edhe në stërvitje. Nëse stërviten kështu, edhe nëse ka ndonjë përplasje fizike për të mirën e punës, unë jam i gatshëm ta pranoj. Ky konflikt, Çani si më veteran i tha që duhet të vrapojmë të gjithë, të bëjmë maksimumin, është pozitiv. E marr si të mirëqenë këtë ego të lojtarëve. Nëse lojtarët duan të luftojnë për çdo top në stërvitje, sigurisht që paraqitjet në ndeshje do të jenë më të mira. Nuk është një debat, por diçka për të përmirësuar të ardhmen e Partizanit. Në të ardhmen dua luftëtarë në stërvitje dhe në ndeshje.

Keni pasur debat me Çanin?

Jo, nuk kam, përkundrazi. Ai vjen nga një mentalitet tjetër dhe nuk besoj se ka vend për keqkuptime. Për të mirën e punës jam gjithmonë i hapur, për të ecur përpara.

Luhet për tre pikë dhe për krenari. Nuk keni fituar as shënuar gol me Skënderbeun.

Po përgatitemi për një ndeshje të vështirë, por nuk duhet të harrojmë se jemi Partizani dhe luftojmë gjithmonë për fitore. Këtë do e tregojë ndeshja. Jam i kënaqur me grintën e lojtarëve, ka shumë konkurrencë, ka edhe shkëndija konkurrence, që mund të transmetohen si grindje, por nuk është e vërtetë. Kam qenë lojtar vetë dhe e di çdo të thotë grindje për keqdashje dhe grindje për t’u përmirësuar. Jam i kënaqur me lojtarët. Të tilla ndeshje duan eksperiencë dhe zgjuarsi. Do jetë një ndeshje mjaft e bukur dhe do të fitohet nga ekipi më i mirë në fushë.

A është kjo finalja e parë në ndeshjet për Europën?

Nuk kemi presion, është ndeshje kyçe. Morali është më i lartë ndaj një skuadre që kërkon të mbrojë vendin e parë. Do bëjmë më të mirën dhe kam besim se lojtarët do bëjnë më të mirën në këtë ndeshje.

Priten ndryshime në formacion për këtë javë? Ka mundësi që ndonjë nga titullarët të ulet në stol?

Ka shumë konkurrencë, ka edhe dy ditë për t’u parë. Do shikoj deri nesër se si do reagojë skuadra, lojtarët, sa vigjilentë do jenë ndaj detyrave taktike. Nëse ulet një lojtar në stol, nuk do të thotë se ka luajtur dobët në ndeshjen e fundit. Në një ndeshje specifike, në idetë e mia taktike, ndoshta nuk është i përshtatshëm.

Si është gjendja e Albanit, Kardozos? A mund të ulet Batha në stol për të luajtur Telushi?

Për Bathën dhe Fejzullahin situata e dalë nuk është e vërtetë. E di çfarë karakteri ka mesfushori në ndeshje të mëdha. Deri në fund të kontratës do japin maksimumin, duke njohur karakterin. Ata do zbatojnë kontratën. Jemi ne të parët që flasim me ta për vazhdimësinë. Këta lojtarët do bëjnë maksimumin. Batha do e tregojë veten.

Përballeni me Ilir Dajën…

Është një trajner me eksperiencë, ka fituar trofe, gëzoj respekt të veçantë. Na jep edhe një shembull ne që jemi një brez i rinj trajnerësh. Do futemi për të fituar.

Skënderbeu vjen me mungesa, nuk kanë sulmuesit…

Ata kanë shumë lojtarë dhe nuk besoj se do të ndikojnë mungesat. Sigurisht që Sowe është shumë i mirë, por ata kanë alternativa, kanë Vilën që mund ta bëjë shumë mirë.

Tags: BardhitÇanitDalipi:habitndihmonpëlqensherri

TË LIDHURA

Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League
Sport

Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League

22:26 | 28/08/2025
Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë
Sport

Disiplina e nis sezonin e ri me pezullime të shumta, e pëson edhe trajneri i Vllaznisë

18:34 | 28/08/2025
Man United turpërohet në Kupë, eliminohet nga ekipi i ligës së katërt
Sport

Man United turpërohet në Kupë, eliminohet nga ekipi i ligës së katërt

11:16 | 28/08/2025
Next Post
EMRI/ “Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh. Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar

EMRI/ “Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh. Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar

Wall Street Journal: Ja ku e kanë kapur rusët Merkelin

Wall Street Journal: Ja ku e kanë kapur rusët Merkelin

Zbardhet “plani i hekurt” i presidentit Erdogan

“Rrezikohemi nga terrorizmi”/Turqia në gjendje të jashtëzakonshme

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League
Sport

Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League

by mirseda
22:26 | 28/08/2025
0

Dy skuadra shqiptare do të jenë në grupet e Conference League sezonin e ri, me shortin që...

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

22:08 | 28/08/2025
Sulmet ruse në Kiev me 21 viktima, reagon kreu i NATO-s, Rutte: Jemi të tronditur, Putini është gati të vazhdojë luftën

Sulmet ruse në Kiev me 21 viktima, reagon kreu i NATO-s, Rutte: Jemi të tronditur, Putini është gati të vazhdojë luftën

21:57 | 28/08/2025
Çfarë ndodh me Rinën? 5 muaj nga humbja tragjike e Festim Isufit

Çfarë ndodh me Rinën? 5 muaj nga humbja tragjike e Festim Isufit

21:43 | 28/08/2025
U përplasën në Tunelin e Llogarasë, ja si u dëmtuan “Mitsubishi”, “Audi” dhe “Volvo” (FOTO)

U përplasën në Tunelin e Llogarasë, ja si u dëmtuan “Mitsubishi”, “Audi” dhe “Volvo” (FOTO)

21:33 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com