Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Absurdi, kryen masterin në Holandë, por në Shqipëri i kërkojnë…

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Absurdi, kryen masterin në Holandë, por në Shqipëri i kërkojnë…

Juna Musa ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Pasi mbaroi studimet, ajo aplikoi po në Fakultet për një bursë “Master Shkencor” në Amsterdam të Holandës. E pasi mbaroi edhe masterin, ajo erdhi në Shqipëri për të përfunduar edhe ciklin e tretë të studimeve, specializimin.

 Pasi dërgoi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të kandiduar për specializim, asaj, ndër të tjera iu kërkua edhe dëshmia e gjuhës së huaj, siç e kërkon udhëzimi i Ministrisë së Arsimit.

E gjetur para këtij fakti, Juna Musa, në bazë të ligjit dërgoi një kopje të diplomës së saj të masterit në Amsterdam, Holandë. Sipas saj, për studimet në ciklin e tretë, neni 78 në ligjin për Arsimin e Lartë thuhet:

“Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri”.

Por, aplikimi i saj për specializim u refuzua për mungesë dokumentacioni, pasi sipas dekanit dhe përgjegjëses së kurrikulave, asaj i nevojitej njësimi i diplomës.

Ndërkohë që aplikimet mbylleshin për 6 ditë, njësimi merr 3 muaj kohë dhe për më tepër nuk është pikë e përcaktuar në ligj. Sipas ligjit, njësimi kërkohet vetëm në rastin kur kandidon për studime të ciklit të dytë. E përcaktuar gjithashtu në ligj.

Pas dyerve që iu përplasën në fytyrë, Juna Musa u ankua në emisionin “Fiks Fare”.

Gjatë intervistës së dhënë për “Fiks Fare” përpara Universitetit të Mjekësisë, Juna Musa thotë se ka zgjedhur të ankohet për një të drejtë që i takon me ligj, por që i është mohuar.

“Universiteti i Mjekësisë ka refuzuar aplikimin tim për specializante. Unë jam studente që kam përfunduar studimet e ciklit të dytë me bursë nga i njëjti Fakultet. Është po ky Fakultet që ka marrë pranimin dhe më pas njoftimin e përfundimit të studimeve, e që sot po e vë në dyshim përfundimin ë këtij cikli dhe më kërkon njësimin e diplomës. Ndërkohë që ligji nuk e përcakton një gjë të tillë. Unë dua të dali e drejta, pasi si Dekanati, ashtu dhe Rektorati mbajnë të njëjtin qëndrim. Përmendin nenin 78 të ligjit, por nuk e zbatojnë atë”, thotë Juna.

Sipas saj, pas ankesës së bërë edhe në Ministrinë e Arsimit, fillimisht iu tha se ka të drejtë, por më vonë, kur erdhi përgjigjja me shkrim, ishte mbajtur një tjetër qëndrim. Sipas tyre, ajo është studente që po aplikon për ciklin e dytë të studimeve. Juna thotë se, pavarësisht të gjithë këtij absurditeti që vazhdon shkresë pas shkrese, ajo është e vendosur t’u shkojë gjërave deri në fund.

Bashkë më Juna Musën, gazetarët e Fiksit shkuan të takonin përgjegjësen e kurrikulave, e cila nuk pranoi të japë intervistë, por vazhdonte të këmbëngulte se njësimi i diplomës duhej bërë, edhe pse së bashku lexojnë ligjin, nenin 78, ku është përcaktuar fare qartë se nuk duhet njësimi.

Më pas, ajo pretendon që këtë përgjigje e ka kthyer dekani dhe është ai që duhet të përgjigjet në intervistë.

Xheladin Ndraçini, dekani i Fakultetit të Mjekësisë nuk pranoi të takonte gazetaren e “Fiks Fare”, por gjatë regjistrimit të telefonatës thotë se, interpretimi që po i bëhet ligjit – sipas tij, – është qëndrim personal i gazetares. Ai shprehet se Dekanati mban ende të njëjtin qëndrim që ka pasur në shkresën që ka kthyer përgjigje.

TË LIDHURA

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

12:00 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset
Aktualitet

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit
Aktualitet

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Next Post
Mbaroi gjimnazin, por nuk merr dot diplomën

Mbaroi gjimnazin, por nuk merr dot diplomën

Video/Tahiri tallet keq me Berishën, i zbulon punën që bën më mirë

Video/Tahiri tallet keq me Berishën, i zbulon punën që bën më mirë

Na trego kush ta ka futur? Tahiri nxjerr emrin dhe ka një mesazh për të

Na trego kush ta ka futur? Tahiri nxjerr emrin dhe ka një mesazh për të







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh
Politikë

THIRRJA PËR NË PROTESTË/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

by mirseda
12:00 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare...

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

11:54 | 24/01/2026
Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com