Një grua shqiptare e cila me anë të një dokumenti të rremë është futur në Britani për të bërë një transplant veshkash ku do të paguante 72,000 dollarë është burgosur me 14 muaj burg. Ajo kishte hyrë në Angli e fshehur në anën e pasme të një kamioni, raporton Dailymail.
Emigrantja e paligjshëm Fatmira Tafa, 31 vjeç, u fshehën në makinë ndërsa drejtuesi kamioni udhëtoi nëpër Evropë dhe për destinacion kishte Britaninë.
Ajo u kishte dhënë një ID të rreme autoriteteve me një emër grek e njohur si Eleni Manola dhe filloi të qëndronte në Britani si një qytetare e BE-së.
Dy vjet pasi Tafa u vendos në Cardiff, ajo u diagnostikua se ishte shume e sëmurë nga veshkat.
Një gjykatë e dëgjoi në tetor 2016 se kishte për të bërë një transplantim të veshkave në Spitalin Universitar të Uellsit në Cardiff, i cili i kushtonte NHS 72,469 £ . Por ajo nuk kishte të drejtë ligjore për trajtimin si një shtetas shqiptar pa leje për të jetuar në Britani.
Steven Donoghue, duke ndjekur akuzat, tha: “Duket se znj. Tafa u tha autoriteteve se arsyeja që ajo bëri udhëtimin në Britani të Madhe ishte se ajo donte të takonte Ndricim Bengasin, shtetas shqiptar me të cilin ishte njohur në internet. Ajo formoi një marrëdhënie të gjatë në distancë dhe vendosi të largohej nga Shqipëria për t’u takuar me të për një jetë më të mirë në Britaninë e Madhe.
Sapo ajo kishte hyrë në Britani të Madhe ajo filloi të përdorë një kartë identiteti të falsifikuar në emër të një shtetasje me kombësi greke të quajtur Eleni Manola dhe ajoe përdorte kartën për regjistrim për shërbime mjekësore në Clifton Surgery”.
Donoghue tha: ” Mjekët i thonin se pse nuk i vinte i dashuri nëpër vizita, por ai e kishte braktisur atë. Ajo u tha se kur arriti ajo mendonte se po vinte për arsye romance dhe besonte se i dashuri do të kishte dokumente ligjore për të”.
Tafa u intervistua nga Zyra Kryesore dhe pranoi se përdorte një kartë identiteti të rreme. Ndërsa nëpërmjet Ambasadës Greke është gjetur se Eleni Monola është një person i vërtetë. Tafa që atëherë ka bërë një kërkesë zyrtare për azil në Britani të Madhe në Zyrën e Brendshme, dhe pret përgjigjen.
Andree Davies, duke mbrojtur, tha: Prokuroria tha se operacioni i saj i kishte shpëtuar jetën. Shqipëria nuk ka shërbim shëndetësor falas. Ajo ishte duke u përballur me vdekjen e saj dhe nëse ajo nuk do kishte marrë vendimin për të operuar, kush e di se ku do të ishte tani.
Gjykatësi Jeremy Jenkins tha: “Këtë vendim nuk po e marr me zemër, por është dënimi i duhur për të.
Tafa, qau në sllë, pasi u burgos për 14 muaj. Ajo u deklarua fajtore për mashtrim dhe posedim të një letërnjoftimi për qëllime të pahijshme. TIRANA TODAY