Kur na ndajnë gati dy muaj nga starti i Botërorit në Rusi, futbolli është pushtuar nga disa situata aspak normale. Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Fakel Voronezh-Vladivostok një tifoz i ekipit mik ka protestuar në një mënyrë shumë të veçantë ndaj trajnerit të skuadrës së tij, Aleksandër Grigorian duke hedhur një pulë të gjallë në fushë.
Në ndeshjen Fakel Voronezh-Vladivostok një tifoz i ekipit mik ka protestuar në një mënyrë shumë të veçantë ndaj trajnerit të skuadrës së tij, Aleksandër Grigorian duke hedhur një pulë të gjallë në fushë.
Veprim që do ta paguaj shumë shtrenjtë pasi është cilësuar si “keqtrajtim ndaj kafshëve” dhe është kërkuar dënim për tifozin. Autoritetet ruse kanë vendosur të marrin masa për këtë gjest të tifozit dhe e kanë dënuar me 15 ditë burg. Shkaku? Shumë i thjeshtë. Ka dhunuar një pulë duke i ngjitur sqepin me ngjitëse dhe duke e hedhur në fushë në mënyrë të dhunshme. Ndoshta inati për trajnerin mund të justifikohet, pasi skuadra e tij u mund me rezultatin 3-1.