Janë publikuar në internet pamjet amatore të momentit kur një vajzë 12-vjeçare hidhet nga tarraca e pallatit për t’i shpëtuar babait të saj i cili po e rrihte.
Videoja është filmuar me telefon të mençur, dhe fillon kur një vajzë e shtrirë në tarracën e një ndërtesës mundohet të mbrohet nga babai i saj i cili po e godiste.
Në një moment babai e godet me këpucë në kokë, dhe duke shpresuar se do t’i shpëtoj grushteve dhe shqelmave tjerë, vajza e gjorë vendosë të kërcej nga tarraca ndërtesës.
Ajo përfundon në tokë pa vetëdije, ku disa persona vrapojnë për ta ndihmuar. Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Alwar të Indisë, ndërsa autori i videos besohet të jetë një fqinj.
E gjithë ngjarja raportohet të ketë ndodhur kur babai e zuri të bijën duke biseduar me telefon në tarracë. Vajza e cila ka kërcyer nga tarraca është në gjendje të rëndë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore, si thyerje të këmbëve dhe boshtit kurrizor, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, babai i saj i cili e ka rrahur u dërgua në stacionin e policisë dhe pas intervistimit është liruar.