Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Trump s’ka moral për të qenë President i SHBA-ve”

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Presidenti Trump nuk mban premtimin

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump akuzoi sot ish-drejtorin e FBI-së Comey dhe ish-zëvendës drejtorin Andrew McCabe për kryerjen e shumë krimeve, në një nga reagimet e tij shumta në Twitter lidhur me komentet e zotit Comey në një intervistë televizive. Në intervistën e transmetuar dje në mbrëmje ish drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve James Comey tha se Donald Trump është “moralisht i papërshtatshëm” për të qenë president dhe se ekzistojnë “disa prova” se zoti Trump ka penguar drejtësinë. Komentet e zotit Comey i paraprijnë publikimit nesër të librit të tij “Një besnikëri më e lartë”.

Zoti Comey i bëri komentet në një intervistë ekskluzive për gazetarin e rrjetit televiziv “ABC News” George Stephanopoulos, e cila u transmetua të dielën vonë. Intervista i paraprin publikimit të një libri të shkruar nga ish drejtori i FBI-së Comey i cili rrëfen pjesërisht rolin e tij në hetimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, përdorimin e emaileve private nga ana e kandidates presidenciale demokrate Hillary Clinton si dhe diskutimet private të tij me zotin Trump përpara se presidenti ta shkarkote atë vitin e kaluar.

George Stephanopoulos: Ju shkruani se Presidenti Trump është joetik dhe i shkëputur nga e vërteta. A është Donald Trumpi i papërshtatshëm për të qenë president?

James Comey: Po. Presidenti duhet të gëzojë respektin dhe t’i përmbahet vlerave që janë në thelbin e këtij vendi. Më e rëndësishmja është e vërteta. Ky president nuk është në gjendje ta bëjë këtë. Ai është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president.

Përpara publikimit të intervistës, presidenti Trump lëshoi një seri kritikash ndaj zotit Comey.

“Në mënyrë pabesueshme, James Comey deklaron se sondazhet, kur mashtruesja Hillari kryesonte, ishin një faktor në trajtimin e hetimit lidhur me email-et e Clintonit. Me fjalë të tjera, ai po merrte vendime bazuar në faktin se ai mendonte se ajo do të fitonte dhe donte të mbante punën. I neveritshëm!” shkruante zoti Trump në postimin e tij në Twitter.

Në një tjetër postim presidenti shkruante se James Comey “do të hyjë në histori si drejtori më i keq i FBI-së deri tani!”.

Në libër, zoti Comey e krahason zotin Trump me një “bos të mafias” dhe e krahason presidencën e tij me një situatë “zjarri në pyje”.

Libri i ish drejtorit të FBI-së Comey “Një besnikëri më e lartë”, pritet të publikohet të martën dhe për shkak të shitjeve paraprake ndodhet në krye të listës së librave më të shitur.

Tags: moralpresidentqenëSHBA-veTrump

TË LIDHURA

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi
Bota

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh
Bota

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump
Bota

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Next Post
Zyrtare/Kuqezinjtë pushtojnë “Elbasan Arenën” në tetor

Zyrtare/Kuqezinjtë pushtojnë “Elbasan Arenën” në tetor

Këngëtarja shqiptare merr dhuratë nga kryeministri i Rusisë

Këngëtarja shqiptare merr dhuratë nga kryeministri i Rusisë

Vrasja e të riut shqiptar për gjakmarrje, autori fshihet pas zarfit në gjyq

Vrasja e të riut shqiptar për gjakmarrje, autori fshihet pas zarfit në gjyq







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com