Një nënë e ka vdekur nga kanceri në krahët e bashkëshortit të saj vetëm disa ditë pas lindjes së fëmijës. Trakey Keers, 33 vjeç, ishte në javën 28 të shtatzënisë kur mjekët zbuluan se sëmundja ishte kthyer në mënyrë të egër.
Pak ditë më vonë, më 30 mars, ajo u martua me partnerin Steven në një ceremoni në spital, dhe pranë tyre ishte dhe djali shtatëvjeçar Kieran.
Keers, 35 vjeç, tha se gruaja e tij, e cila ka punuar në Universitetin e Durhamit, ishte diagnostikuar me kancer gjiri në 2016 dhe kishte ndjekur kimioterapi, dhe korrik të viti 2017 ishte operuar.
Keers, nga Hartlepool, tha: “Ajo mbeti shtatzënë në shtator dhe ne ishim absolutisht të gëzuar.”
Por gëzimi u kthye në dhimbje kur, mjekët i thanë se kanceri i ishte rikthyer. Sëmundja i kishte përfshirë të gjithë trupin. Ishte në javën e 24 të shtatzënisë kur asaj iu tha se i ishte rikthyer sëmundja dhe vetëm 4 javë më vonë, mamaja e guximshme u dorëzua dhe mjekët e shpëtuan fëmijën me anë të një ndërhyrje kirurgjikale me 19 mars. Ajo kishte sjellë në jetë një vajzë.
Keers tha: “Ata thanë se Tracey nuk mund të zgjoheshin, por për fat të mirë ajo u zgjua. Tracey ishte aq e brengosur sa ajo mendonte se nuk do ta shikonte vajzën e saj. ”
Më 8 prill, frymëmarrja e Tracey filloi të ndryshojë.
Keers tha: “ Tracey mbështeti kokën e saj në gjoks dhe ajo vdiq në mënyrë paqësore. Kur më duhej t’i tregoja Kieranit ishte gjëja më e vështirë në botë “.