Gjykata e rrethit Tiranë, ditën e sotme ka regjistruar procesin për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Seanca e Rroshit pritet të mbahet me 16 prill, nën akuzën për fshehjen e përdorimit të disa identiteteve si dhe falsifikim dokumentesh.
Rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit përballjen e tij me drejtësinë Italiane, për akuzën e përdhunimit në vitin 1995, dhe po ashtu Rroshi ka fshehur dhe dëbimin e tij nga Zvicra dhe Italia.
Prokuroria e Tiranës njoftoi në 29 mars se dërgoi në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës. Hetimi mbi Roshin nisi në qershor 2016 nga aktet e përpiluara nga Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, thuhet se: “Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja.”-thuhet në njoftim.