Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekskluzive nga Marin Mema/Arnisa e Ilirëve, por shqiptarët e kanë harruar

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
Ekskluzive nga Marin Mema/Arnisa e Ilirëve, por shqiptarët e kanë harruar

Në shekullin e dytë gjeografi dhe astronomi i njohur i lashtësisë Klod Ptolemeu në veprën e tij të rëndësishme ‘Gjeografia’ mes një mori qytetesh rendit edhe një jo shumë të dëgjuar, me emrin Arnisa. Por ku ndodhet kjo qendër e lashtë? Përse ka mbetur kaq jashtë vëmendjes? Çfarë ndodhi me të dhe pse pati një jetë aq të shkurtër? 

Gjurmët na çojnë drejt kodrave të buta të Divjakës, një vend i mrekullueshëm ku natyra është treguar e pakursyer. Sado të duket e çuditshme qyteti antik është ndër të parët e zbuluar në periudhën post luftës së dytë botërore me kërkimet e drejtuara nga Hasan Ceka në fshatin Babunjë. Rezultatet ishin të shpejta, duke identifikuar këtë qendër të fortifikuar që ndodhej mes Apolonisë dhe Dyrrahut e që bënte pjesë tek emrat apo vendbanimet e përmendura prej Ptolemeut.

Deri në momentin kur një provë e fortë do të hidhte poshtë tezën zyrtare të deritanishme, Arnisa me themelet e saj që mendohet se nisin në fundin e shekullit të VI para Krishtit mbetet e identifikuar pikërisht në Babunjë.

Ky qytet lidhet qartë me Apoloninë jo thjesht në fatin e tij gjatë periudhës së zhvillimit, por edhe në fazën fillestare. Të dyja qendrat dukshëm kanë patur një proces zhvillimor të njëjtë. Apolonia është themeluar në vitin 588 nga kolonitë të ardhura nga Korinthi, të cilët ringritën gjithçka mbi themele të popullsisë vendase Ilire, siç kanë treguar të dhënat arkeologjike. Në shtresat më të hershme të Apolonisë është prekur e vërtetuar ekzistenca e një qendre vendase, parakoloniale. E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe me Arnisën, që për më tepër veç rrënjëve ka ruajtur të fortë edhe emrin e saj qartësisht Ilir. 

Fakti që Arnisa përmendet si një qytet i Taulantëve dhe gjeografikisht gjendet brenda territorit të tyre, e bën krejtësisht të mundur tezën e pagëzimit me këtë emër pikërisht nga ky fis Ilir. Edhe pse sot gjithçka është nëntokë, të dhënat tregojnë se qyteti ka një patur një shtrirje prej rreth 7 hektarësh, por dendësia e tij jep një numër popullsie të rëndësishëm për kohën. Elementët më të dallueshëm arkeologjike të Arnisës gjenden në muzeun e qytetit të Lushnjë s. Prej zbulimit në vitet 80, këtu është sjellë një pjesë e murit rrethues, prej të cilit mund të dallohet e kuptohet më së miri forma ndërtimore e këtij qyteti.

Por si humbi Arnisa? Sipas të dhënave qyteti ka patur një jetë mjaft të shkurtër rreth dy shekuj. Çfarë ndodhi me të më pas? Një luftë, një pushtim shkatërrimtar apo diçka tjetër? Askush nuk mund të thotë një përgjigje të prerë sa kohë të dhënat mungojnë. Kjo pikë si shumë të tjera mbetet një enigmë e pazbuluar.

Kush ishte Arnisa? Pse ky qytet u quajt i tillë? A ishte ajo një princeshë ilire, apo një hyjneshë? Deri në momentin kur këtu të nisin gërmimet e mirëfillta gjithçka do të mbetet një gojëdhënë e mbartur brez pas brezi dhe që nuk shkëputet as sot shekuj e shekuj më pas.

EKSKLUZIVE PËR TIRANA TODAY, NGA MARIN MEMA

Tags: ArnisaekskluziveharruarIlirëveMarin Memashqiptaret

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia
Aktualitet

Shqiptari Arrestohet në Itali për Korrupsion dhe Drogë në Puglia

19:20 | 07/06/2025
Next Post
Turjan Hyska braktis Vizion Plus, ja ku do ta fillojë emisionin e ri

Turjan Hyska braktis Vizion Plus, ja ku do ta fillojë emisionin e ri

Si të trajtoni diarrenë  dhe kapsllëkun?

Si të trajtoni diarrenë dhe kapsllëkun?

Vrasja e Majollarit në Kinostudio, identifikohet autori i krimit. Ja kush është dhe motivi

Vrasja e Majollarit në Kinostudio, identifikohet autori i krimit. Ja kush është dhe motivi

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com