Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shkrimi i suedezit që çmendi autoritetet komuniste në 1988: Nata e zjarrtë me punonjëse e hotelit në Sarandë

7 vjet ago
in Të Gjitha
Shkrimi i suedezit që çmendi autoritetet komuniste në 1988: Nata e zjarrtë me punonjëse e hotelit në Sarandë

Letërkëmbimet mes Stokholmit dhe Tiranës për skandalin erotik të vajzës së uritur, me mollë në dorë. Si turisti suedez vuri në “lojë” autoritetet më të larta komuniste të Shqipërisë, të cilët nuk mundën të gjejnë vajzën e aventurës.

Gjetkë nëpër botë, do të quhej një aventurë e padëmshme. Nga ato të qëmtuarat për një natë prej turistëve, anipse përfundonte në faqet e një reviste. Por jo në Shqipërinë e 1988-ës, ku reportazhi i turistit suedez për netët e “zjarrta” në shoqërinë e një shqiptareje, do të shkaktonte një tërmet të vërtetë.

Turisti suedez, autor i shkrimit: “Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava” ka vizituar Sarandën gjatë vitit 1988. Ishin disa syresh në atë kohë që ia dilnin të siguronin vizë, ndaj edhe regjimi e kishte të pamundur ta identifikonte mes tyre të huajin e aventurës së rrezikshme. Në këtë shkrim, i cili mbërriti në Tiranë nëpërmjet ambasadës tonë në Stokholm mungonte emri i autorit.

Ai përshkruan me detaje vizitën e tij në qytetin e Sarandës, ku qëndroi disa ditë e ku u njoh në hotel me një vajzë shqiptare që punonte aty. Sipas shkrimit dhe fotos nudo të publikuar në të, vajza quhej Ana dhe nga pamja ishte tepër ezmere. Përshkruhej me detaje sesi ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij. Po sipas shkrimin, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën. Autori në fund të shkrimit shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria do të fuste në hall të madh autoritetet e vendit më të izoluar të Europës.

Transkripti i shkrimit të suedezit 
Në vitin 1988, vendi më stalinist i Europës nuk jepte as shenjën më të vogël të devijimit nga rruga e Enver Hoxhës. Ndaj edhe mund të imagjinohet skandali që shkaktoi në Tiranë shkrimi intim i turistit suedez, i formatit të revistave rozë. Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare” në një hotel të Sarandës nuk do të ishte fare e lehtë. Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzës shqiptare me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin.

Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të kotët analizoheshin shumë në atë kohë, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve si ATSH-ja apo radiot në gjuhë të huaja, të cilat gjithsesi i përmbaheshin fort formatit të mërzitshëm komunist. Për shumë, vendi në këto vite kishte hyrë në një izolim të thellë dhe PPSH-ja i kishte shpallur luftë pa kthim gjithë botës. Në këtë sfond historik, shkrimi i turistit suedez në Shqipëri do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Punëve të Jashtme e atë të Punëve të Brendshme. Të gjithë u vunë në këkim të Anës.

Në kërkim të vajzës së fotos
Materiali në fjalë kaloi në duart e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, i cili do ta kishte të pamundur të gjente dhe përcaktonte se cila ishte vajza nga Saranda, që kishte kaluar një natë me suedezin. Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej. Materiali i përcillet më 8 mars 1988 ministrit të Punëve të Brendshme të kohës, Simon Stefanit, një ndër drejtuesit më të lartë komunistë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Stefani, ndoshta ndër ministrat më të shkurtër që njeh historia e shtetit shqiptar, u alarmua nga informacioni dhe i kërkoi ndihmësit të tij, Zylyftar Ramizit të hetonte dhe të gjente me çdo kusht se cila ishte vajza në revistën suedeze. Jo vetëm kaq, por për regjimin ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzës, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë.

Nisin hetimet nga Dega e Punëve të Brendshme Sarandë për gjetjen e vajzës. Merren në pyetje njerëz të dyshuar. Të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel ishin femra me një jetë normale. Fillon krahasimi i fotove me revistën. Asgjë nuk del në dritë. Fillojnë prapë hetimet dhe ngërçi është po ai. Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq. Turisti suedez, në fakt i kishte futur në lojë të gjithë zyrtarët e Shqipërisë.

Raporti nga Stokholmi 
Ambasada e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Stokholm ka qenë vigjilente në rastin e botimit të këtij shkrimi. Ajo menjëherë ka bërë përkthimin përgjithësues të materialit pa hyrë në gjërat e turpshme, dhe këtë ia ka postuar Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për eprorët e tij, ambasadori shqiptar në Suedi shkruan: “Revista e përmuajshme suedeze “Stop Weekend”, nr.10/1988, me 45 mijë kopje, në lidhje me vendin tonë boton shkrimin: “Atje ku vajzat janë të nxehta si llava”.

Mapo.al

Tags: hotelitNataNepunonjëseSarandeshkrimisuedezitzjarrtë

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Bën mrekulli/Pse duhet të pini çdo ditë vaj kanabisi?

Bën mrekulli/Pse duhet të pini çdo ditë vaj kanabisi?

Xhaferi identifikon dhunuesit: Donin të shfarosnin shqiptarët

Xhaferi identifikon dhunuesit: Donin të shfarosnin shqiptarët

Video/Biznesi ngre qepenin, tregtari: Mona, çizmen prapë Ramës kur flet për ‘rrushin’

Reagon për herë të parë Rama, pas protestës së biznesit të vogël

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë
Aktualitet

Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

by mirseda
19:18 | 11/05/2025
0

Situatë tensioni pranë shkollës ‘Petro Nini’ në Tiranë, shoqërohen 3 persona Një situatë tensioni është raportuar pasditen...

Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

19:10 | 11/05/2025
Gara për 140 vende në Kuvend/ DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

Gara për 140 vende në Kuvend/ DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

19:07 | 11/05/2025
Çfarë ndodhi? Pak para mbylljes së kutive, Rama mbërrin në selinë e PS

Çfarë ndodhi? Pak para mbylljes së kutive, Rama mbërrin në selinë e PS

19:04 | 11/05/2025
Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar

Mbyllet procesi i votimit në burgun e Drenovës, sa të dënuar kanë votuar

14:34 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com