Një histori rënqethëse që për pak sa nuk i mori jetën trajnerit aktual të Kombëtares. Bëhet fjalë për një aksident me avion, ku humbën jetën të gjithë pasagjerët. Në vitin 1996, Panuçi u zgjodh kapiteni i Italisë në Lojrat Olimpike Atlanta 1996, por u dëmtua dhe u detyrua të kthehej në vendlindje.
Ai fillimisht mori avionin e linjës nga Neë York për në Paris pastaj destiancioni Milano, por e humbi këtë udhëtim pasi humbi bagazhet. Më pas ai mori avionin Alitalia dhe udhëtoi direkt për në Milano.
Po atë ditë avioni i parë që kishte humbur për shkak të bagazheve ishte përplasur dhe të gjithë pasagjerët kishin humbur jetën. Fati në këtë moment ka qenë me trajnerin e Shqipërisë, i cili mund të ishte bërë pjesë e viktimave, që humbën jetën në aksidentin tragjik.