Aktori i njohur Bujar Asqeriu u bëri thirrje politikanëve të korruptuar që të dorëzojnë plaçkën e vjedhur në Thesarin e Shtetit dhe sipas tij nga kjo pasuri mund të ndërtoheshin plot 10 teatro të reja.
Në takimin që po mbahet para godinës së Teatrit Kombëtar, ku artistët prezantuan projektin e ri, Asqeriu solli në vëmendje shembujt e rilindësve tanë, të cilët sakrifikuan veten dhe pasurinë e tyre për ngritjen e vendit. Mes të tjerash aktori shqiptar u bëri thirrje politikanëve që të dorëzojnë paratë që kanë vjedhur, ndërsa shtoi se qeveria duhet të bëj një ligj për t’i amnistuar ata.
“Ne vijmë çdo javë në këtë ritual për të shprehur vendimin, vendosmërinë, qëndresën tonë në mbrojte të teatrin. Të vlerave dhe qytetarisë. U emocioneve shumë kur pash atë arkitekturë të bukur të zotërisë, arkitekt. Dhe po thosha me vete; ja që paskemi edhe ne arkitekt t zot, të talentuar dhe skam dyshuar asnjëherë. Ajo që më bëri përshtypje ishte duke e vendosur atë godinë luksoze në mes të këtij teatri, me këtë histori që përmendëm ne. Mu kujtua finalja e filmit ‘Për Moxartin’, ku regjisori i famshëm tregonte autostradat e mëdha me makina luksoze dhe pianon e Moxart e kishte vendosur në një qerre dhe melodia e tij këndohej kudo. Shqiptarët kanë nevojë për emocione dhe ndjenjë. Për të forcuar dashurinë dhe respektin me njëri-tjetrin. S’duam një shtet që t’u tregojë dhëmbët qytetarëve të vet, por duhet të dëgjojë plagët e tij. Prandaj sovrani voton çdo katër vjet dhe i thotë; miku im merr çelësat e kësaj shtëpie. Edhe nikoqire në këtë shtëpi. Po jo ta vjedhin këtë shtëpi ti, kur ne të japim çelësat. Kur e zonja e shtëpisë mund të vjedh shtëpinë e vetë nuk mund të bëjë prokopi kurrë. Kam dy propozim për ti ardhur në ndihmë qeverisë. I pari mund të duket utopik dhe ti bëj shumë veta për të qeshur. Para disa vitesh qeveria nxori një ligj për amnisti për të mos dënuar ata që kanë armë. Dhe unë e kam vlerësuar. Unë propozoj një amnisti për ata që kanë vënë dorën në para publike, që ti dorëzojnë në thesarin e shteti. E para; lajnë mëkatet dhe ta tregojnë njëherë veten burra, si Rilindasit, si burrat e Rilindjes Kombëtare që shkrin pasurinë e tyre për të bërë Shqipërinë, ndërsa këta shkrinë pasurinë e shtetit për veten. Do shihni jo një teatër por 10 teatro. E dyta; jam i sigurt se diaspora jonë, shqiptarët që punojnë në gjithë botën po ti bësh thirrje të japin nga 5 euro, reagojnë. Jam i bindur që ska shqiptar dhe biznes që mos të paguaj 5 euro. Kështu shteti shqiptar vë në dijeni dhe se si punojnë shqiptarët. Arka për të ndërtuar një teatër, jo në këtë vlerë, por do të bëhet. Ju falënderoj për përkrahjen, teatri është i Tiranës, i shqiptarëve, i qytetarëve. Ndaj ta duam se sot dhe më shumë se kurrë kemi nevojë për ndjesi dhe shpirt”, tha Asqeriu.
Minuta e 30, Bujar Asqeriu