Nuk ka surpriza në dy përballjet e javës së 28-të të Kategorisë Superiore. Por nuk ka pasur asnjë surprizë, pasi favoritët kanë fituar dhe vazhdojë luftën për Europën. Kukësi ka arritur të marrë një fitore minimale në transfertën e Kamzës.
Pesë minuta lojë i kanë mjaftuar miqve për të zhbllokuar ndeshjen me Elton Cale dhe për të siguruar tri pikët. Kjo ka qenë fitorja e tretë radhazi për Kukësin, që mban vendin e dytë në kampionat me 51 pikë, nëntë larg Skënderbeut kryesues, që do të luajë nesër në fushën e Laçit.
Në vendin e tretë të klasifikimit, pas Kukësit, është Partizani i Dalipit, që ka siguruar gjithashtu fitoren e tretë radhazi në Superiore pasi ka mundur me rezultatin 2-0 Laçin në transfertë. Kjo ka qenë një përballje direkte për Europën, duke parë se dy ekipet ishin me pikë të barabarta para këtij takimi.
Ndeshja është vendosur në pjesën e dytë, me miqtë që kanë shënuar në minutën e 50-të me Cardoso dhe kanë siguruar tri pikët në minutat e fundit me golat e Abdurahimi (85’) dhe Progni (88’).