Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Siri, dhjetëra të vrarë në një sulm të dyshuar kimik

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Siri, dhjetëra të vrarë në një sulm të dyshuar kimik

Në qytetin sirian Duma, që gjendet në enklavën e Gutës Lindore kanë vdekur me dhjetëra persona prej një sulmi të dyshuar kimik, kanë thënë aktivistët dhe ekipet e vullnetarëve.

Helmetat e Bardha dhe grupet e tjera të aktivistëve, kanë thënë se me helikopterë janë hedhur mbi Duma bomba fuçi që kishin gazra toksike, duke bërë që njerëzit të ngufateshin.

Ende nuk ka verifikim të pavarur të këtyre raportimeve, të cilat media shtetërore siriane dhe ushtria ruse i ka quajtur “të fabrikuara”.

Ka raportime të ndryshme sa i përket numrit të personave të vdekur nga ky sulm i dyshuar kimik, ndërsa Helmetat e Bardha kanë raportuar se numri i viktimave është nga 40 deri në 70.

Në një deklaratë, Shoqata Mjekësore Amerikane dhe Siriane ka thënë se 49 persona kanë vdekur në sulm.

Në këtë deklaratë, po ashtu, thuhet se ata kanë pranuar më shumë se 500 raste të njerëzve që kishin probleme me frymëmarrje dhe se pacientët kishin erë të ngjajshme me atë të klorit.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë duke monituar nga afër raportimet “shqetësuese” për mundësinë e përdorimit të armëve kimike nga forcat e Qeverisë siriane dhe Rusia, duke shtuar se ata do të mbahen përgjegjës nëse vërtetohet se janë kryer sulme me armë kimike.

“Historiku i Qeverisë siriane në përdorimin e armëve kimike ndaj popullit të vet, nuk vihet në diskutim”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Neurte.

“Rusia, me mbështetjen e saj të palëkundur për regjimin, në fund të fundit mban përgjegjësi për sulmet ndaj sirianëve me armë kimike. Duke mbrojtur Sirinë, Rusia ka shkelur obligimet e saj ndaj Kombeve të Bashkuara”.

Neurte ka shtuar se “Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë që t’i japë fund kësaj mbështetjeje të pamatur dhe të punojë me bashkësinë ndërkombëtare që të parandalojë sulme të tjera me armë kimike”.

Në një hetim të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike është ardhur në përfundim se forcat qeveritare siriane kanë përdorur klorin si armë, në të paktën tri raste. Në prill të vitit 2017, më shumë se 80 persona vdiqën në një sulm me sarin, në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Khan Sheikhoun. Kjo organizatë e OKB-së, për këtë sulm ka fajësuar Qeverinë siriane, por Damasku zyrtar ka mohuar se ka përdorur armë kimike.

Agjencia shtetërore siriane, SANA, ka thënë se raportimet e fundit për sulm me armë kimike janë shpikje e rebelëve të grupit Jaish al-Islam, të cilët e kontrollojnë qytetit e Dumas.

Agjencitë e lajmeve ruse kanë cituar gjeneralin Yuri Yevtushenko të ketë thënë se i mohon “me vendosmëri” të madhe këto akuza.

“Përhapja e tregimeve të rreme mbi përdorimin e klorit dhe substancave të tjera helmuese nga forcat qeveritare siriane, po vazhdon”, ka thënë Ministria e Jashtme Ruse përmes një deklarate për media. Kjo Ministri ka thënë, po ashtu, se qëllimi i “spekulimeve të tilla” po bëhet për t’i “mbrojtur terroristët” dhe është një përpjekje “për të justifikuar përdorimin e mundshëm të forcës së jashtme”.

Në enklavën e Gutas Lindore, forcat siriane, të mbështetura nga Rusia për javë të tëra janë duke zhvilluar sulme ajrore që prej 18 shkurtit , duke lënë të vdekur më shumë se 1,600 civlë dhe mijëra të tjerë të plagosur.

Tags: dhjetëradyshuarkimiksirisulmtë vrarë

TË LIDHURA

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat
Bota

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago
Bota

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm
Bota

Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm

19:21 | 03/01/2026
Next Post
I vdiq burri ditën që solli në jetë fëmijën, mesazhi i Milenës përloti publikun

I vdiq burri ditën që solli në jetë fëmijën, mesazhi i Milenës përloti publikun

VIDEO/McGregor do të hakmerret, rusi Khabib i rrëmben titullin

VIDEO/McGregor do të hakmerret, rusi Khabib i rrëmben titullin

Nepsi i shtatzënisë, Besit i ka ardhur në majë të hundës. Ja çfarë i kërkon Xhensila

Nepsi i shtatzënisë, Besit i ka ardhur në majë të hundës. Ja çfarë i kërkon Xhensila







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com