Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Je bërë i lodhshëm o Ed Rama!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Je bërë i lodhshëm o Ed Rama!

Nga Artur Zheji/Keqkëshillimi nga ana e ministrave të vet të babëzitur dhe arroganca e tij kryeministrore, arriti një pikë që zotëria e tij nuk e parashikonte.

Sepse kur kritikët e tij mediatikë e paralajmërojnë, kryeministri sheh dhe “zbulon” prapaskena konspirative komplotesh dhe kundër sulmon me fjalorin e tij të varfër që përmblidhet në fjalët: Llum, kazan, shpifje…

I rrethuar nga ata rrufjanë, që i flasin në vesh apo në avujt e verës së shtrenjtë darkave të pasura, pikërisht ato fjalë që ai ka dëshirë të dëgjojë, pavarësisht se nuk përputhen aspak me të vërtetën, kryeministri është shkëputur nga realiteti.

Të dëgjosh vetëm “fjalët e ëmbla” të servilëve që ta ka ënda ti dëgjosh, është një sëmundje e vjetër e pushtetarëve shqiptarë, kur majmen për vite të tëra me pushtet dhe kur kanë krijuar ditë mbas dite e vit mbas viti, një vetëbesim të tepruar te vetja e tyre.

Te pagabueshmëria e rreme, që duartrokitet nga kori i interesaxhinjve apo frikacakëve të shumtë të oborrit kryeministror.

Kështu ndodhi edhe me kryeministrin e radhës, pasionant i madh pas parellinjve të këtij vendi, mjaft prej të cilëve i ka prodhuar vetë, që kur ishte kryetar Bashkie në Tiranë e më pas.

Pas 31 Marsit Kuksian, ai provoi të kundërsulmojë, por trimëria dhe gafurrja prej bosi, i mbajti veç 24 orë, u zbyth “Kryeministrua”, sepse pa si avulluan servilët dhe lexoi tmerrin dhe panikun në sytë e miqve të tij të rremë, zhvatës të favoreve kryeministrore dhe puthadorë milionerë.

Dhe doli “Kryeministrua”, në Kuvend e në ekrane Tv, fare pa teklif dhe pa kurrfarë fytyrëskuqje dhe u kërkoi kuksianëve falje, një herë, tre herë, dhjetë herë…

Duke shënuar kështu një “Zbythje” të re, të mençur, dinake dhe hileqare njëkohësisht, me qëllim ndarjen e protestës popullore, nga Opozita, që kalëroi më me shpejtësi se sa duhej, demin e tërbuar të revoltës…

Në llogjikën e tij politike bëri mirë, por zjarrndezësi që bëhet sa herë duhet edhe zjarrfikës, është i njejti person gjithmonë, mjerisht personazh i një telenovele të konsumuar pushteti.

U bëre sinqerisht i lodhshëm o Ed Rama, me këto përsiatje sa para sa mbrapa, sa lartë e sa poshtë, sa i papërgjegjshëm dhe ndjesëkërkues në të njëjtën kohë, mik i parallinjve dhe të pasurve, dhe realisht neveritës i popullit, që të solli, këtu, në majën ku je sot…/360grade.al/

Tags: bërëEd Rama!Kukesilodhshëmtaksa

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Haradinaj apel deputetëve: Votoni Demarkacionin, mos izoloni Kosovën

Haradinaj: Rama flet përralla, s’më tregon dot se ç’bëj me Kosovën (video)

Buffon e quajti “vrasës”, Ronaldo shkatërron Juventusin (Video)

Raporti mjekësor, Ronaldo gëzon formën fizike të një 23-vjeçari

Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Rama merr vesh vetëm me dhunë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të
Aktualitet

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

by mirseda
12:15 | 10/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë nuk i kurseu batutat për mikun...

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

12:12 | 10/12/2025
Shtyllë stabiliteti!”/ Rama takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë

Shtyllë stabiliteti!”/ Rama takim me sipërmarrës dhe ekspertë ndërkombëtarë

12:08 | 10/12/2025
“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

12:02 | 10/12/2025
Adoleshenti konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale

18-vjeçari aksidenton këmbësorin dhe përplas makinat e parkuara, arrestohet pas largimit

11:20 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com