Nuk pati asnjë ndryshim. Gjykata e Kukësit e mbledhur në Tiranë la në burg 11 prej protestuesve në rrugën e Kombit.
Pas vendimit të gjykatës, deputetët e Partisë Demokratike dhe të pranishmit në sallë kanë kundërshtuar në kor duke thjerrë: Turp! Turp! Turp!
“Gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama pasi ka kapur ekzekutivin, ekonominë sot kapi edhe gjykatën”,- tha deputeti Edmond Spaho.
Vendimi është cilësuar i padrejtë edhe nga familjarët e protestuesve, të cilët thonë se do të vijojnë rezistencën deri sa të lirohet edhe kuksiani i fundit.
“Në burg krimineli do ta tërheqim zvarrë Edi Ramën”,- thotë një qytetar.
Vijon…