Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 2 Prill  

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 2 Prill   

 

2 Prill 2005 – Vdes Papa Gjon Pali II 

 

Gjon Pali II, Papa që udhëtoi më shumë nëpër botë dhe i pari jo-italian që mbajti atë post që 

nga shekulli XVI-të, vdes në shtëpinë e tij në Vatikan. Gjashtë ditë më vonë, dy milionë njerëz mbushën Vatikanin për funeralin e tij, që llogaritet të jetë më i madhi në histori.

Gjon Pali II lindi si Karol Jozef Vojtila në Vadovice, 35 milje në jugperëndim të Krakovës në Poloni në vitin 1920. Pasi përfundoi shkollën e mesme, Papa i ardhshëm u regjistrua në Universitetin Jagiellonian të Krakovës, ku studioi filozofi dhe letërsi, dhe u u angazhua në një grup amator teatri. 

Gjatë Luftës së Dytë Botërore , nazistët pushtuan Krakovën dhe e mbyllën universitetin, duke e detyruar Vojtilan të punojë në një gurore, dhe më vonë në një fabrikë kimike. Deri në vitin 1941, nëna, babai dhe vëllai i tij i vetëm kishin vdekur, duke e lënë atë si anëtarin e vetëm të mbijetuar të familjes.

Edhe pse Vojtila ishte përfshirë në aktivitetet kishtare që në vogëli, vetëm në vitin 1942 nisi studimet për t’u bërë prift. Kur përfundoi lufta, ai u rikthye në Universitet për të studiuar teologji, ndërsa u shugurua prift në vitin 1946. Mbrojti dy doktoratura, dhe u bë profesor i teologjisë morale dhe etikës sociale. 

Më 4 korrik 1958, në moshën 38 vjeçare, emërohet ndihmës i peshkopit të Krakovës nga Papa Piu XII. Më vonë emerohet kryepeshkop i qytetit, ku foli shpesh për lirinë fetare, ndërsa kisha filloi Këshillin e Dytë të Vatikanit, i cili do të revoluciononte katolicizmin. Vojtila u bë kardinal në vitin 1967, duke marrë përsipër sfidat e jetesës dhe të punës si një klerik katolik në Europën Lindore komuniste. 

I pyetur në një rast nëse kishte frikë nga ndëshkimi nga udhëheqësit komunistë, ai u përgjigj: “Unë nuk kam frikë nga ata. Ata kanë frikë nga unë!”. Vojtila ndërtoi me qetësi dhe gradualisht reputacionin e një predikuesi të fuqishëm, dhe atë të një njeriu me intelekt dhe karizëm të madhe. Megjithatë kur vdiq në vitin 1978 Papa Gjon Pali I, pas një drejtimi vetëm 34-ditor të papatit, shumë pak njerëz menduan se Vojtila kishte shanse të zgjidhej për ta zëvendësuar atë. Por, pas 7 raunde votimi, Kolegji i Shenjtë i Kardinalëve zgjodhi pikërisht 58-vjeçarin në krye te kishës katolike, dhe ai u bë papa i parë sllav dhe më i riu në moshë në 132 vitet e fundit.

Papati i Gjon Palit II u karakterizua nga konservatorizmi, nga kundërshtimi i tij i fortë dhe i palëkundur ndaj komunizmit dhe luftës, si dhe ndaj abortit, kontracepsionit, dënimit me vdekje dhe marrëdhënieve midis homoseksualëve. Ai shprehu me vonë qëndrime kundër eutanazisë, klonimit njerëzor, dhe kërkimit mbi qelizat staminale. 

Papa Gjon Pali II, udhëtoi në shumë vende, duke përdorur të 8 gjuhët e huaja që fliste (polonisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht, portugalisht dhe latinisht) si dhe hijeshinë e tij të njohur personale për t’u lidhur me besimtarët katolikë.

Më 13 maj 1981, Papa bie pre e një atentati në Sheshin e Shën Pjetrit nga ekstremisti politik turk, Mehmet Ali Agça, ku mbeti fatmirësisht i plagosur. Pasi doli nga spitali, Papa e vizitoi Agça në burg, ku ky sapo ishte dënuar me burgim të përjetshëm, dhe e fali personalisht për aktin e tij. 

Vitin e ardhshëm, pati një tjetër atentat të pasuksesshëm kundër Papës, këtë herë nga një prift fanatik i cili kundërshtonte reformat e Vatikanit. Edhe pse nuk u konfirmua nga Vatikani deri në vitin 2003, shumë njerëz besojnë se Papa Gjon Pali II nisi të vuante nga sëmundja e Parkinsonit që në fillim të viteve 1990. 

Ai nisi të fliste më ngadalë, dhe qëndronte me vështirësi në këmbë, megjithëse vazhdoi të mbante njëjtin itinerar udhëtimesh. Por vitet e fundit, ai u detyrua të delegonte shumë nga detyrat e tij zyrtare, edhe pse gjente ende forcë për t’u folur besimtarëve nga një dritare në Vatikan. Në shkurt 2005, Papa u shtrua në spital me ndërlikime shëndetësore për shkak të një viroze gripale, ndërsa ndërroi jetë 2 muaj më vonë.

Papa Gjon Pali II, mbahet mend për përpjekjet e tij të suksesshme për t’i dhënë fund komunizmit, për ndërtimin e urave të komunikimit me popujt e besimeve të tjera, si dhe për ndjesën e parë zyrtare të Kishës Katolike për veprimet e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u pasua në këtë detyrë nga kardinali Jozef Ratzinger, i cili u bë Papa Benedikti XVI. 

 

2 Prill 1982 – Argjentina pushton Ishujt Falklands, duke nisur një luftë të shkurtër me Britaninë e Madhe 

 

Argjentina pushton befas Ishujt Falkland, një koloni britanike që nga viti 1892, dhe një zotërim britanik që nga viti 1833. Forcat amfibe argjentinase, mposhtën me shpejtësi garnizonin e vogël të marinarëve britanikë në qytetin Stanlej në lindje të Falklandit, dhe të nesërmen pushtuan edhe territoret në jug. 

1.800 ishujt e vegjël Falkland, të banuara kryesisht nga fermerë anglezë që merreshin me mbarështimin e deleve, pritën reagimin e Londrës, e cila nuk vonoi. Kryeministrja Margaret Theçër mblodhi një forcë ushtarake detare prej 30 anijesh luftarake, për të rimarrë ishujt. Duke qenë se Britania ndodhet 8.000 milje larg Falkland, luftanijeve iu deshën disa javë për të arritur. 

Më 25 prill, nisën përleshjet e para, ndërsa pas disa javësh luftimesh, garnizoni i madh argjentinas në Stanlej u dorëzua më 14 qershor, duke i dhënë fund konfliktit të shkurtër. Britania humbi në betejë 5 anije dhe 256 trupa, ndërsa Argjentina humbi vetëm një kryqëzor, ndërsa pati 750 ushtarë të vrarë. E poshtëruar nga kjo humbje, junta argjentinase u rrëzua nga pushteti më 1983, duke u rivendosur qeverisja civile. Në Britani, popullariteti i Theçër u rrit ndjeshëm, dhe Partia e saj Konservatore korri një fitore të madhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 1983.

 

2 Prill 1453 – Sulltani osman Mehmeti II fillon rrethimin e Kostandinopojës, të cilën e pushton më 29 maj. Kjo akt shënoi fundin e Perandorisë Romake, një shtet perandorak që kishte zgjatur për gati 1500 vjet. 

 

2 prill 1550 – Hebrenjtë dëbohen nga Xhenoa, Itali. Vetëm pas periudhës së unifikimit të Italisë (1860-1870), kur hebrenjtë morën pjesë aktive në kauzën e pavarësisë, atyre iu rinjohën të drejtat e plota civile dhe politike në Itali.

 

2 prill 1902 – Dimitri Sipjagin, Ministër i Brendshëm i Perandorisë Ruse, vritet në një atentat në Pallatin Marie në Shën Petersburg.

 

2 prill 1917 – Lufta e Parë Botërore:Presidenti i SHBA-së, Udrou Uilson, i kërkon Kongresit miratimin e një deklarate lufte mbi Gjermaninë.

 

2 prill 1972 – Aktori i famshëm britanik, Çarli Çaplin, rikthehet në Shtetet e Bashkuara për herë të parë që nga etiketimi si një komunist në fillim të viteve 1950.

 

2 prill 1992 – Në Nju Jork, shefi i mafias Xhon Goti shpallet fajtor për vrasje dhe shantazh, dhe dënohet me burgim të përjetshëm.

Tags: 2 Prillçfarëhistorikkakalendarmendodhur

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Tronditet Shkodra, shoku vret me thikë të riun

Tronditet Shkodra, shoku vret me thikë të riun

Shqipëria ‘Kalë Troje’ për SHBA, gati luftë e re në rajon

Shqipëria 'Kalë Troje' për SHBA, gati luftë e re në rajon

Alo! Po kërkon azil? Emigrantët shqiptarë në hall, u shtohet edhe një problem

Alo! Po kërkon azil? Emigrantët shqiptarë në hall, u shtohet edhe një problem

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”
Aktualitet

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

by mirseda
22:52 | 29/05/2025
0

Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv, Policia Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili...

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

22:21 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025
“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

21:11 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com