Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Gylenistët”/Erdogan dorëzoi listën, si po “mbyt” edhe Shqipërinë

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria
“Gylenistët”/Erdogan dorëzoi listën, si po “mbyt” edhe Shqipërinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan është i vendosur për të sulmuar mbështetësit e Fetullah Gylenit, të cilët i quan si persona të rrezikshëm. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai ka kërkuar mbylljen e disa shkollave të cilat financohen nga Gyleni, i cili ndodhet aktualisht i “arratisur” në SHBA.

Turqit e kanë shpallur person “non grata” dhe të padëshirueshëm, pasi akuzohet për grusht shteti, por gjithashtu dënohen edhe mendimet e tij. “Fetyllahistët janë kthyer në një rrezik për Turqinë dhe unë do të jem shumë i qartë në këtë drejtim: Shqipëria është një vend me popullsi të vogël dhe ata mund të përbëjnë një rrezik edhe më të madh”, është shprehur Erdogan për Top Channel më 19 qershor 2017.

Paralajmërimin për tu ruajtur nga gylenistët, që Turqia i quan “organizatë terroriste”, Presidenti Recep Taip Erdogan e bëri publikisht në intërvistën ekskluzive, dhënë për Top Channel në qershor të vitit të shkuar. Pak përpara kësaj deklarate, ambasadori turk në vendin ton Hidayet Bajraktar tha për Top Channel se priste nga qeveria shqiptare reagim lidhur me interesat financiare dhe investimet e Fetullah Gulen në Shqipëri.

Sipas Turqisë, organizata e quajtur FETO, ka lidhje me biznese e kompani në Shqipëri e për këtë ajo i ka dorëzuar qysh prej vitit 2016 autoriteteve shtetërore një dokument “Non Paper”, pra një letër pa kokë, vulë apo firmë, në të cilën akuzohej një konsorcium turk që u perzgjodh në atë kohë ne mirëmbajtjen e rrugës Durrës-Kukës, për 30 vjet dhe me vlerë 596.1 mln euro.

Në atë kohë u fol se shteti turk u angazhua me forcë ndërsa autoritetet shqiptare ende s’kishin dhënë vendimin përfundimtar për projektin dhe në fund oferta e “Vendeka” nuk fitoi. Autoritetet shqiptare deri më tani nuk kanë ndërmarrë veprime ashtu siç ka kërkuar shteti turk, ndaj të ashtuquajturve “gulenistë” apo interesa që lidhen me klerikun Fejtulla Gulen.

Një pjesë e mirë e të cilave janë institucione arsimore të shpërndara në shume qytete të Shqipërisë, ashtu si dhe në Kosovë. Për shkak të ndërhyrjes turke, këto institucione u detyruan që të mos përdorin në simbole apo flamurin e shtetit turk. Erdogan ishte më shumë i shqetësuar për këto institucione dhe për Top Channel ai dha këtë deklaratë:

“Ata kanë synim të tërheqin fëmijët e familjeve të shëndosha dhe i arsimojnë dhe i rrisin në mënyrë të atillë që ti indoktrinojnë”, ka thënë Erdogan.

Tags: erdogangylenistetlistënmbztShqipërinë

TË LIDHURA

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

22:41 | 10/02/2026
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha
Politikë

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Next Post
Nga 1 prilli Rama fillon rrjepjen e shqiptarëve, ekspertët: Të bëjë kujdes!

Nga 1 prilli Rama fillon rrjepjen e shqiptarëve, ekspertët: Të bëjë kujdes!

Rusia tregon muskujt, kryen provë me raketë balistike

Rusia tregon muskujt, kryen provë me raketë balistike

Luhatje e pashpresë, euro zhytet në krizë

Luhatje e pashpresë, euro zhytet në krizë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com