Të gjithë përfaqësuesit e Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara, kanw shprehur shqetësime rreth ngjarjeve që ndodhen së fundmi në Kosovë.
Siç u tha, ata nxjerrën në pah lëshimet e KFOR-it dhe EULEX-it, diskutuan gjithashtu rezolutën 1244, me qëllim për të “forcuar pozitën e Beogradit.”
Kjo lëvizje nga Kremlini, sipas burimeve të medias serbe “Novosti”, përveç se prezanton një përfaqësim të fortë të qëndrimeve të Beogradit në arenën ndërkombëtare, është praktikisht pasoja e parë konkrete e një bisede telefonike të hapur midis Vladimir Putinit dhe Aleksandër Vuçiçit.
E përditshmja e Beogradit thotë se “përfaqësuesit diplomatikë rus do të forcojnë pushtetin e tyre në OKB, BE, OSBE dhe NATO – për të fuqizuar Rezolutën 1244, e cila është baza për të gjitha bisedimet mbi statusin e Kosovës.”
Tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit erdhën të hënën kur një drejtor i Zyrës për Kosovën, Marko Gjurië u arrestua nga njësia speciale e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Sipas medias serbe, 32 persona u plagosën. Beogradi akuzon Prishtinën për incidente dhe Prishtina mendon se Beogradi qëndron prapa kësaj ngjarje.