Altan Gördüm dhe Vahide Perçin janë dy aktorë të njohur të ekranit turk dhe jo vetëm. Vahide, e njohur për rolin e saj si Sulltanesha në serialin e famshëm “Sulejmani i madhërishëm”, është diagnostikuar së fundmi me kancer.Pas 22 vitesh martesë me aktorin Altan Gördüm, çifti vendosi të ndahet para pesë vitesh, mirëpo duket se sërish kanë ndryshuar mendje.Në mediat turke u raportua se ata janë martuar përsëri.Siç duket, sëmundja e rëndë e Sulltaneshës e ka prekur burrin e saj i cili u rikthye tek ajo.Çifti nuk ka dëshirë të ekspozohet në media për shkak të pamjes që ka marrë aktorja prej sëmundjes, por në disa fotografi janë kapur bashkë.