Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

E rrallë/Dikur Reali luante në finalen e Kupës kundër…Realit

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
E rrallë/Dikur Reali luante në finalen e Kupës kundër…Realit

Duket e pabesueshme që në një finale një ekip të përballet me ekipet zinxhirë, por kjo ka ndodhur në një ndër kampionatet më të bukur, në atë spanjoll. Këtë faqe të historisë e ka shkruar Real Madrid në Kupën e Mbretit të viteve 1980.

Madridi asokohe dominonte futbollin Spanjoll me ekipin e parë dhe të dytin Real Madrid Castilla, skuadra rezervë e klubit. Kjo ishte e lejuar pasi në rregulloren e Federatës Spanjolle të atyre viteve, nuk ekzistonte një pikë që ta kundërshtonte këtë.

Edhe pse skuadra e dytë u mund 6-1 në atë finale, sigurisht që ishte një sezon përrallor për të. Jo vetëm se arriti deri në finale e Kupës, por edhe për faktin që u kualifikua për në Kupën e Kupave, pasi skuadra e parë ishte kualifikuar për në Kupën e Kampionëve.

Po si arriti Castilla deri në finalen e Kupës së Mbretit?

Deri në vitin 1991, skuadrat rezervë në Spanjë trajtoheshin krejtësisht si të pavarura nga skuadra e madhe. Edhe pse nuk lejohej që ato të luanin në të njëjtën kategori, ishin të lira të merrnin pjesë në Kupën e Mbretit.

Në përgjithësi, skuadrat rezervë dështonin që në raundet e para të kupës dhe nëse shorti do t’i vendoste kundër skuadrave “mëmë”, ai rihidhej për të nxjerrë një kundërshtar tjetër. Kështu që e vetmja mundësi që përballja të ndodhte ishte në finale, diçka që nuk mund të ndodhte kurrë… të paktën kështu kishin menduar hartuesit e rregullores.

Por edhe pse me lojtarë të gjithë nën 23 vjeç dhe me një trajner të ri si Juanjo Garcia Santos, 34 vjeç, Castilla i kaloi me sukses të gjitha raundet dhe për 45 minutat e para mbajti rezultatin 0-0 kundër skuadrës së madhe. Pas pushimit, Reali dominoi totalisht falë emrave të mëdhenj të kohës, si Del Bosque, Camacho e Santillana, duke fituar 6-1.

Por pavarësisht humbjes, Castilla, mbetet në historinë e futbollit si skuadra e vetme rezervë që ka marrë pjesë në një kompeticion të UEFA-s. Në raundin e parë të Kupës së Kupave, ajo u ndesh me West Ham, duke e mundur 3-1 në Madrid, për t’u thyer 5-1 në ndeshjen e kthimit në Londër./tch/

Tags: DikurE rrallëfinalenkunderKupësluanteRealiRealitrrallë

TË LIDHURA

Superliga nis të premten me sfidën Vllaznia – Egnatia, java e parë mbyllet të dielën
Sport

Superliga nis të premten me sfidën Vllaznia – Egnatia, java e parë mbyllet të dielën

12:03 | 21/08/2025
Real Madrid rrezikon të humbasë sfidën në tavolinë ndaj Osasunës, shkak bëhet Mastantuono
Sport

Real Madrid rrezikon të humbasë sfidën në tavolinë ndaj Osasunës, shkak bëhet Mastantuono

10:48 | 21/08/2025
Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua
Sport

Raphinha mes kandidatëve për “Topin e Artë”: Vetëm arritja deri këtu është fitore për mua

10:03 | 21/08/2025
Next Post
Klima/NASA: Shkrirja e akujve në Arktik në nivel shqetësues

Klima/NASA: Shkrirja e akujve në Arktik në nivel shqetësues

Dëmtohet Lilaj, Panucci i ‘rrëmben’ Bushit kapitenin e Shpresave

Dëmtohet Lilaj, Panucci i ‘rrëmben’ Bushit kapitenin e Shpresave

Gjykata urdhëron sekuestron e pronave të ‘biznesmenit’ me vlerë 10 mln €

“Më ka vjedhur tokën në bregdet”, Prokuroria nis hetimet për deputetin e PS-së

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Makina aksidenton motomjetin në aksin Shkodër-Lezhë, dëmtohet pasagjerja
Aktualitet

Makina aksidenton motomjetin në aksin Shkodër-Lezhë, dëmtohet pasagjerja

by mirseda
13:52 | 21/08/2025
0

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur...

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 25-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Zvicër

13:46 | 21/08/2025
Trump tërhiqet nga tarifat e larta ndaj BE-së për produktet farmaceutike

Trump tërhiqet nga tarifat e larta ndaj BE-së për produktet farmaceutike

13:42 | 21/08/2025
Vuçiç: Protestat një përrallë sikur e bëjnë studentët, çmenduria do mbarojë

Vuçiç: Protestat një përrallë sikur e bëjnë studentët, çmenduria do mbarojë

13:39 | 21/08/2025
Superliga nis të premten me sfidën Vllaznia – Egnatia, java e parë mbyllet të dielën

Superliga nis të premten me sfidën Vllaznia – Egnatia, java e parë mbyllet të dielën

12:03 | 21/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com