Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ka surpriza në formacion, Panucci hidhet në sulm me Norvegjinë

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Ka surpriza në formacion, Panucci hidhet në sulm me Norvegjinë

Kombëtarja shqiptare vazhdon stërvitjen nën urdhrat e Christian Panuccit për ndeshjen e 26 marsit me Norvegjinë. Tekniku italian në stërvitjen e fundit ka hedhur bazat e formacionit që pritet të jetë startues në këtë sfidë, ku pritet të ketë disa risi në 11-tëshen startuese.

Nga ajo çfarë është parë në stërvitje dhe mentalitetin e një futbolli të bukur e sulmues që ka Panucci, pritet që të shohim një formacion 4-3-3. Në portë pritet që të jetë Thomas Strakosha, pasi Berisha edhe në ndeshjesh përgatitore nuk ka qenë pjesë e formacioneve, pasi nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

Panucci organizoi në stërvitjen e fundit një ndeshje përgatitore, të parët u rreshtuan në formacionin 4-3-3, të cilët konsiderohen si titullarët, ndërsa ekipi tjetër është rreshtuar 4-2-3-1 si ekip rezervist.

Vija e mbrojtjes që do të rreshtohet para Strakoshës pritet të jetë e njëjta që kemi parë në ndeshjen e fundit. Në qendër do të jetë dyshja Mavraj-Gjimshiti, ndërsa nga krahët Hysaj dhe Lenjani. Në mesfushë pritet të debutojë një risi, Ylber Ramadani i mbështetur nga Xhaka dhe Qaka.

Trajneri në këtë sfidë më shumë vëmendje tregoi pikërisht tek mesfusha, e cila do të bëjë lidhjen e mbrojtjes me sulmin. U pa një impenjim shumë i madh në këtë pikë sa Panucci u fut disa herë në fushë për tu treguar lojtarëve lëvizjet që duhet të bënin në situata të ndryshme.

Edhe sulmi do të ketë një emër të ri, Bekim Balaj pritet të jetë titullarë në këtë ndeshje miqësore, i ndihmuar nga krahët nga Grezda dhe Roshi. Bie në sy mungesa e Sadikut, që ka qenë një titullarë i padiskutueshëm, por minutat e pakta tek Levante dhe lëndimi që sapo la pas kanë detyruar Panuccin që ta seleksionojë tek rezervat.

Por Sadiku nuk hoqi dorë nga fanella e titullarit, dha maksimumin në këtë sfidë duke shënuar një gol për skuadrën e dytë dhe një tjetër iu anulua për pozicion jashtë loje. Pjesa e dytë solli shumë ndryshime për të dyja ekipet, ai hodhi në ekipin e parë Alijin në vend të Lenjanit, Likan për Hysajn, Lilajn për Ramadanin dhe Ajetin që i zuri vendin Gjimshtit.

Ndërsa më pas u bashkua edhe Sadiku që sërish la gjurmë, pasi shënoi gol edhe për ekipin e parë. Sfida u mbyll në barazim 2-2, me Sadikun që shënoi një gol për çdo skuadër, ndërsa për ekipin e rezervave shënoi gjithashtu dhe Gavazaj e për titullarët Roshi. Gjithsesi, alternativat e para me shumë mundësi janë për momentin më të avantazhuar për të patur një vend titullari dhe pse deri të hënën shumë gjëra mund të ndryshojnë.

Tags: formacionHidhetpanuccisulmsurpriza

TË LIDHURA

UEFA mund ta përjashtojë Kristal Palace për pronësi të dyfishtë.
Sport

UEFA mund ta përjashtojë Kristal Palace për pronësi të dyfishtë.

08:15 | 07/06/2025
Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti
Sport

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë
Sport

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025
Next Post
Greqia kap mat Turqinë, strategji “shpartalluese” përmes Rusisë

Greqia kap mat Turqinë, strategji “shpartalluese” përmes Rusisë

Ibrahimoviç e mbyll me Manchesterin dhe “braktis” Evropën

Ibrahimoviç e mbyll me Manchesterin dhe “braktis” Evropën

Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Si po e shkërmoq Rama çdo ditë LSI-në

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë
Aktualitet

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë

by mirseda
10:56 | 07/06/2025
0

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë, fati i kandidatëve...

Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

10:45 | 07/06/2025
PD në udhëkryq, Spahiu zbulon 3 skenarë të krizës së brendshme

PD në udhëkryq, Spahiu zbulon 3 skenarë të krizës së brendshme

10:40 | 07/06/2025
KLSH denoncon vonesat, AKSHI hesht

KLSH denoncon vonesat, AKSHI hesht

10:34 | 07/06/2025
Tifozët kuq e zi nga Kosova dhe Lugina e Preshevës për të përkrahur kombëtaren

Tifozët kuq e zi nga Kosova dhe Lugina e Preshevës për të përkrahur kombëtaren

10:03 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com