Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka marrë një ftesë nga presidenti rus Vladimir Putin për të vizituar Moskën. Sipas një deklarate nga Kremlini, ftesa është bërë pas një dëshire të shfaqur nga kryeministri grek Aleksis Tsipras-shkruan Tirana Today.
Mësohet se pjesë e diskutimeve do të jenë çështjet aktuale të sigurisë evropiane dhe zhvillimin e rajonit të Mesdheut. Kryeministri grek përgëzoi Putinin, ndërsa “kërkoi” më shumë informacione në lidhje me bisedën telefonike të bërë më Presidentin e SHBA-së, Donald Trump-shkruan Tirana Today.
Të dyja palët riafirmuan synimin e tyre për të nxitur më tej bashkëpunimin ruso-grek dhe vunë në dukje bashkëpunimin në rritje në fushat tregtare, ekonomike dhe humanitare. Kremlini tha se të dy udhëheqësit “gjithashtu diskutuan situatën pas akuzave të Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë pas incidentit të helmimit të ish-spiunit rus me gaz nervor.
Tsipras, aktualisht në Bruksel, ku po merr pjesë në samitin e Bashkimit Evropian. Atje po diskutohet marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet BE-Rusi dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor, veçanërisht zhvendosjen e fundit të Turqisë drejt një qëndrimi më agresiv. Kujtojmë se ditëve të fundit marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë janë acaruar së tepërmi, ndërsa palët dhe politika evropiane ka apeluar për qetësi dhe dialog konstruktiv. TIRANA TODAY