Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Parashikimi i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të plaket me ritme të shpejta

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Parashikimi i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të plaket me ritme të shpejta

Organizata e Kombeve të Bashkuara, në statistikat e përditësuara të 2017-s për popullsinë globale, parashikon që mosha e mesatare e shqiptarëve (njihet edhe si mosha mediane) do të arrijë në vitin 2055 në 50.6 vjeç nga 36.2 vjeç që ishte në vitin 2015. Në vitin 1950, mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë ishte 21 vjeç, për shkak të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që u shoqërua me një boom lindjesh në të gjithë Europën, përfshi dhe Shqipërinë.

Mosha mediane parashikohet të ketë rritje të vazhdueshme. Sipas skenarit të mesëm të rritjes së OKB-së do të arrijë në 41,5 vjeç në vitin 2030. Shqipëria do të ketë arritur moshën aktuale mediane të Europës pikërisht në vitin 2030.

Popullsia e Shqipërisë jo vetëm që do të plaket, por strukturat e moshimit parashikohen të ndryshojnë në të ardhmen. Sipas të dhënave kombëtare deri në vitin 2011, plakja nxitej nga tkurrja e brezave të lindur d.m.th plakje në bazë të piramidës.

Sipas INSTAT, raporti i varësisë të të rinjve pësoi rënie nga 53 fëmijë për 100 të rritur në moshë pune në vitin 1989 në 32 fëmijë në vitin 2011. Raporti u përkeqësua më tej pas censusit të 2011-s. Varësia e të moshuarve ka qenë e kufizuar, megjithëse ajo është dyfishuar nga 8 në 18 individë për 100 të rritur në moshë pune së fundmi.

Varësia e të rinjve parashikohet të bjerë me një ritëm të ngjashëm krahasuar me rritjen e varësisë të të moshuarve deri në vitin 2021 (një rënie deri në 25 të rinj dhe një rritje deri në 23 të moshuar për 100 të rritur në moshë pune respektivisht, sipas skenarit të rritjes mesatare).

Skenari i rritjes së mesme nënkupton 30 të moshuar për 100 të rritur në moshë pune në vitin 2031.
Sipas projeksioneve vendase për popullsinë që shtrihen deri me 2031, plakja e gjeneratave të njëpasnjëshme dhe ngjarjet demografike që ato provojnë me kalimin e kohës do ta ndryshojnë strukturën e moshës së popullsisë shqiptare.

Piramida e gjinisë dhe moshës do të zgjerohet në majë ndërsa brezat e foshnjave të lindura gjatë gjeneratës “baby-boom”, pas vitit 1960 kalojnë në moshën e pensionit. Krahas kësaj, plakja e gjeneratave të lindura në vitet 1990 (me moshë ndërmjet 10 dhe 20 vjeç në vitin 2011) do të rrisë numrin e të rriturve në moshat kryesore të lindjes së fëmijëve në vitin 2021.

Megjithatë, dhjetë vjet më vonë. këto gjenerata do të zëvendësohen nga gjeneratat e lindura më pas, që janë shumë më të pakta në numër, duke çuar drejt një numri të reduktuar të të rriturve në moshë për të lindur. /Monitor/

 

Tags: OKparashikimiplaketPopullsia e Shqipërisëritme të shpejta

TË LIDHURA

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën
Politikë

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
Politikë

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Next Post
Ndajnë në dysh anijen gjigande, zgjerohet me 68 dhoma (Foto)

Ndajnë në dysh anijen gjigande, zgjerohet me 68 dhoma (Foto)

Berisha zbulon arsyen pse ikën deputetët e ministrat e PS-së nga Kuvendi

“U shkarkua për korrupsion, kushërira e Aldo Bares bëhet sërish drejtoreshë në spitalin e Vlorës”

Rrëfehet shqiptarja: Kuzhina që më çon në rrënjët e mia!

Rrëfehet shqiptarja: Kuzhina që më çon në rrënjët e mia!







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025




TË FUNDIT

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë
Sport

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

by mirseda
20:13 | 10/10/2025
0

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Shqipërisë, u shpreh se skuadra është gati për sfidën ndaj Serbisë. Ajeti, gjithashtu,...

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë: 1 fëmijë viktimë, 20 të plagosur

20:10 | 10/10/2025
Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

19:03 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com