Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump sulmon hetimin e prokurorit Mueller

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump sulmon hetimin e prokurorit Mueller

Intriga dhe zhurma politike kanë arritur një kulm të ri në Uashington lidhur me hetimin për Rusinë, ndërkohë që përsëri po shtrohen pyetje për të ardhmen e hetimit të Prokurorit të Posaçëm. Pak ditë pasi u pushua nga puna ish-nëndrejtori i FBI-së, ligjvënësit po e paralajmërojnë Presidentin Donald Trump që të mos bëjë ndonjë përpjekje për të nxitur shkarkimin e zotit Mueller.

Me një koment në Twitter të dielën, Presidenti Trump akuzoi procesin hetimor të Prokurorit të Posaçëm për njëanshmëri politike: “Pse ekipi i Prokurorit Mueller ka 13 demokratë të betuar, disa përkrahës së Hillarit, dhe asnjë republikan? A është kjo e drejtë? E megjithatë nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë,” shkruante Presidenti Trump në Twitter.

Një ditë më herët, presidenti kishte shkruar “Hetimi i Prokurorit Mueller nuk duhej të kishte filluar kurrë”. Ndërkohë, avokati personal i zotit Trump bëri thirrje për mbylljen e hetimit.

“Një gjë e tillë nuk ka diskutim që do të shkaktonte krizë kushtetuese. Dhe mendoj se demokratët dhe republikanët, duhet ta ngrenë zërin menjëherë për këtë çështje”.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein ka autoritetin ta shkarkojë zoti Mueller dhe teorikisht mund ta bëjë një gjë të tillë nëse urdhëron presidenti.

Demokratët nuk janë të vetmit që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse presidenti do të ndërmerrte hapa për shkarkimin e njeriut që po heton rrethin e afërt të Presidentit dhe ndoshta edhe vetë atë. Senatori republikan Lindsey Graham tha se një lëvizje e tillë do të ishte “fillimi i fundit të presidencës së tij.”

“Rruga më e mirë do të ishte që prokurori i posaçëm ta çojë procesin deri në fund. Kjo do të ishte më e mira për presidentin dhe presidencën”.

Sipas njoftimeve në disa media, ekipi i zotit Mueller po kërkon dokumente për transaksionet e kaluara të biznesit të zotit Trump në Rusi dhe vende të tjera.

Presidenti Trump ka kritikuar vazhdimisht ashpër ish-zyrtarë dhe zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë. Pasi Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions shkarkoi ish-nëndrejtorin e FBI-së, Andrew McCabe të premten, presidenti shkroi në Twitter se “në nivelet më të larta të FBI-së dhe Departamenteve të Drejtësisë e të Shtetit, ka rrjedhje të mëdha informacioni, ka gënjeshtra dhe korrupsion”.

Zoti McCabe i ka mohuar akuzat se i kishte dhënë informacion medias për hetime që ishin në proces, shkruan voa. Ai thotë se ka mbajtur shënime të hollësishme të takimeve me Presidentin, të ngjashme me ato të ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, që u shkarkua nga zoti Trump vitin e kaluar.

Tags: hetiminMuellerprokuroritsulmonTrump

TË LIDHURA

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik
Bota

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

19:38 | 07/02/2026
Next Post
Selena Gomez pozon me bikini, por diçka nuk shkon (Foto)   

Selena Gomez pozon me bikini, por diçka nuk shkon (Foto)  

Gjykata nuk negocion me Ronaldon, ylli Realit rrezikon burgun

Gjykata nuk negocion me Ronaldon, ylli Realit rrezikon burgun

Talenti i madh i Romës me origjinë shqiptare, e zbulon portieri Alison

Talenti i madh i Romës me origjinë shqiptare, e zbulon portieri Alison







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

by mirseda
13:01 | 09/02/2026
0

Shkëlqim Hajdari ka marrë detyrën zyrtarisht si Prefekti i ri i Tiranës. Në fjalën e mbajtur ai...

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026

Grabitje e armatosur në superstradën Lecce- Brindisi, tronditen udhëtarët

12:01 | 09/02/2026
2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

11:54 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com