Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Parregullsi dhe akuza, por Putin triumfon

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Parregullsi dhe akuza, por Putin triumfon

Triumf absolut i Vladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale të Rusisë. Mandatin e katërt presidencial, të dytin radhazi e ka siguruar me mbi 75% të votave. Mbeten ende për tu numëruar më pak se 40% e fletëve të votimit, por rezultati është i qartë. Ndaj dhe Putin nuk priti zyrtarizimin e rezultatit për të shpallur fitoren, përpara mijëra mbështetësve që festonin në sheshin e kuq të Moskës.

“Kjo për mua nënkupton se njerëzit e vlerësojnë atë që ne kemi bërë në rrethana shumë të vështira. E shoh si një shenjë besimi dhe shprese. Populli shpreson që ne të vazhdojmë të punojmë fortë dhe me po aq përgjegjshmëri. Na duhet unitet për të ecur para.”

Njeriu që dominon politikën ruse prej vitit 1999 herë si president e herë si kryeministër, garoi në këto zgjedhje krahas 7 rivalëve të konsideruar si aspak të rrezikshëm. Rezultatet tregojnë se rivali më i afërt është komunisti Pavel Grudinin që ka 6 herë më pak vota.

Ai që konsiderohej si një rival i fortë, lideri i opozitës Aleksei Navalni nuk u lejua të kandidonte si dënim ndaj akuzave për korrupsion. Navalni bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve, çka ka rënë në vesh të shurdhët. Pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës arriti gati 60%. Por nuk kanë munguar edhe akuzat se shumë votues janë detyruar të zgjedhin Putinin kundër vullnetit të tyre e mes kërcënimeve.

Gjithsesi, Putin e ka shtuar mbështetjen popullore duke u shfaqur si shpëtimtari që e mban Rusinë të bashkuar para përpjekjeve përçarëse të perëndimit. Mbështetja u rrit edhe pasi i mori Ukrainës Krimenë në vitin 2014, krahinë me të cilën rusët i lidh shpirtërisht e shkuara, si edhe falë ndërhyrjes së suksesshme në Siri në betejën kundër xhihadistëve.

PARREGULLSITËVideo të publikuara tregojnë shkeljet që janë bërë gjatë procesit të votimit në Rusi, ndërkohë që Presidenti Putin ka fituar mandatin e katërt për të drejtuar vendin. Në Moskë, në zonën Lyubertsy, fletë të shkruara votimi janë hedhur fshehurazi në kuti nga një zyrtar i komisionit të zgjedhjeve.

Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë CCTV. Në një tjetër video nga Dagestan, një burrë po mbush kutinë e votimit me fletë votimi të përfunduara, ndërsa një zyrtare zgjedhore femër qëndron roje. Kjo ndodhi kur qendra e votimit numër 380 ishte pa njerëz. Në një tjetër qendër votimi, një grup meshkujsh kanë krijuar rrëmujë për të bllokuar vëzhguesit, ndërsa një tjetër mbushte një kuti me fletëvotimi të shkruara.

DËSHTIMI I BOJKOTIT

Thirrja për të bojkotuar këto zgjedhje, e cila u bë nga lideri karizmatik i opozitës, Alexei Navalny, nuk u materializua, pasi, sipas të dhënave, pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë rreth 60 për qind. Navalny ka shpallur më parë kandidaturën për të garuar, por nuk u lejua nga autoritetet pasi ai ka qenë më parë i dënuar, edhe pse për një dënim politik.

Autoritetet kanë shpenzuar shumë para për të nxitur votuesit të marrin pjesë në këto zgjedhje për t’i siguruar Presidentit në mandat të katërt të fortë gjashtëvjeçar. Duke hedhur votën në Moskë, Putin tha se ai do ta konsideronte një sukses çdo përqindje votash. “Programi, që unë propozoj për vendin, është ai i duhuri”, tha ai.

Tags: Akuzaparregullsiputintriumfon

TË LIDHURA

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër
Bota

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
Aktualitet

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme
Bota

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Next Post
Shqipëria kërcënohet nga një rrezik, nuk ishte menduar

Shqipëria kërcënohet nga një rrezik, nuk ishte menduar

Shqiptarët rrahin keq një italian, e dashura e tij…

Shqiptarët rrahin keq një italian, e dashura e tij...

Deputeti i PD-së zbulon strategjinë: Pse Rama po godet Shkodrën dhe Lezhën

Deputeti i PD-së zbulon strategjinë: Pse Rama po godet Shkodrën dhe Lezhën

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com