17 Mars 1834 – Lind gjermani Gottlieb Daimler, shpikësi i motorit me djegie të brendshme
Pionieri i makinave të parë në botë me motorë me djegie të brendshme, Gottlieb Daimler, u arsimua në një shkollë të mesme teknike, dhe punoi përkohësisht si prodhues armësh, para se të vendoste në vitin 1861, të prodhonte një motor me fuqi të vogël.
Ai punoi për një kohë të shkurtër Nikolaus Otto, shpikësi i një motori primitiv me djegie të brensdshme. Aty u njoh me Wilhelm Maybach, mikun e tij më të mirë dhe ndihmës në dizenjot e modeleve të ndryshme. Daimler dhe Maybach, hynë në biznes së bashku në vitin 1882, dhe prezantuan motorin e parë me djegie të brendshme të shpejtësisë së lartë në vitin 1883.
Ata themeluan kompaninë Daimler Motoren-Gesellschaft (Daimler Motor Company) më 1890-ën, dhe pothuajse menjëherë nisën të konfliktohen me investitorët kryesorë të kompanisë së tyre.
Maybach dha dorëheqjen më 1891 kur iu mohua një vend në Bordin e Drejtorëve, ndërsa Daimler u largua dy vite më vonë.
Një vit më pas, duke punuar sërish me Maybach, Daimler ndërtoi një motor me katër cilindra. Ky automjet fitoi “garën e parë për automjetet pa kuaj”, të organizuar në Ruen në rrethinat e Parisit më 1894-ën, duke mposhtur konkurrentët e tjerë. Kjo gjë e turpëroi kompaninë Daimler që uli çmimin e aksioneve, ndërsa investitori britanik, Fredrick Simms, kërkoi kthimin e Gottlieb Daimler si kusht për vazhdimin e investimeve të tij.
Daimler iu ribashkua kompanisë më 1894, dhe riktheu edhe Maybach si inxhinierin kryesor.
Pak vite pas vdekjes së tij në vitin 1900, kompania Daimler u bashkua me “Benz & Sons” të mekanikut tjetër të famshëm Karl Benz, duke u bërë Daimler-Benz AG, marka më e famshme të makinave në botë.
17 Mars 1992 – Një referendum shfuqizon aparteidin në Afrikën e Jugut,
Votimi historik, i dha fund ndarjeve dhe diskriminimeve të mëdha racore ndaj zezakëve në Afrikën e Jugut, që ishin në fuqi prej vitit 1948. Më 2 shkurt 1990, në fjalimin e tij të parë
në parlament, presidenti F.W de Klerk njoftoi shfuqizimin e ndalimit të partive të ndryshme politike si Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) dhe Partia Komuniste e Afrikës së Jugut.
Më 11 shkurt lirohet pas 27 vjetësh në burg, Nelson Mandela, simboli i rezistencës
kundër apartaidit.
De Klerk njoftoi se dënimi me vdekje do të pezullohej, dhe se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqej. Më 21 mars 1990, Afrika Jugperëndimore u bë e pavarur nën emrin Namibi. Në maj, qeveria filloi bisedimet me ANC. Në vitin 1991 u shfuqizuan veprat që kufizonin pronësinë e tokës, përcaktonin zona e veçanta të banimit, dhe që i klasifikonin njerëzit në bazë të përkatësisë racore.
Gjatë fushatës për referendumin, Partia Kombëtare dhe ajo Demokratike, bënë thirrje pro shfuqizimit të këtyre ligjeve, ndërsa e djathta konservatore e udhëhequr nga Partia Konservatore, kreu një fushatë për të ruajtur rendin ekzistues. Në fund, 67 për qind e votuesve u shprehën në favor të heqjes së regjimit të aparteidit, dhe vetëm 30 për qind kundër.
17 Mars 1776 – Britanikët i japin fund rrethimit 11-mujor të Bostonit
Ushtria kontinentale, nën komandën e Xhorxh Uashingtonit, fortifikoi Pllajën e Dorçesterit në fillim të marsit 1776, me topat e kapur ndajk armikut në Tikonderoga. Gjenerali britanik Uilliam Houi, garnizoni dhe ushtria e të cilit ishin të kërcënuar nga ky ri-pozicionim, u detyrua të vendoste nëse do të sulmonte apo tërhiqej.
Për të parandaluar një disfatë të ngjashme me Betejën e Banker Hill, Houi vendosi të tërhiqej, duke u zhvendosur nga Bostoni në Skocinë e Re më 17 mars. Evakuimi Britanik, ishte fitorja e parë e luftës nga Uashingtoni. Ajo përbënte gjithashtu një nxitje e madhe morale për Koloninë
e Trembëdhjetë, pasi qyteti ku dhe filloi rebelimi ishte i pari që u çlirua.
17 Mars 492 – Vdes Shën Patriku vdes
Dita e Shën Patrikut, një festë irlandeze dhe irlandezo-amerikane përkujton vdekjen e shenjtit mbrojtës të Irlandës. Për nder të tij, mbahen këtë ditë në Nju Jork dhe Boston parada dhe festivale. Shën Patriku (390-460), ishte një misionar i krishterë britanik. Ai u arsimua në një manastir.
Kur ishte rreth 14 vjeç, ai u kap nga hajdutë irlandezë dhe u dërgua si skllav në Irlandë, ku jetoi 6 vite përpara se të arratisej dhe rrikthehej në familjen e tij. Pasi u bë pjesë e Kishës, u rrikthye në Irlandë si peshkop, por shumë pak dihet për vendet ku ka punuar, dhe nuk ka dëshmi bashkëkohore për ndonjë lidhje midis Patrikut dhe ndonjë ndërtese të njohur kishtare.
17 Mars 45 P.E.S- Në fitoren e tij të fundit, Jul Çezari mposht forcat pompeiane të Titus Labienus dhe Pompeut të Ri në Betejën e Mundës.
17 Mars 1861 – Italia realizon bashkimin e vendit, dhe e shpall veten mbretëri.
17 Mars 1942 – Holokausti:Hebrenjtë e parë nga Getoja e Lvov në Poloni, ekzekutohen në dhomat e gazit në kampin e vdekjes në Belzek të Polonisë lindore.
17 Mars 1948 – Belgjika, Franca, Luksemburgu, Hollanda dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruajnë Traktatin e Brukselit, një pararendës i Traktatit të Atlantikut të Veriut që themelon NATO .
17 Mars 1960 – Presidenti amerikan Duajt Ajzenhauer, nënshkruan Direktivën e Këshillit Kombëtar të Sigurisë mbi programin anti-kuban të veprimit të fshehtë, i cili përfundimisht do të çojë në Pushtimin e dështuar të Gjirit të Derrave.
17 Mars 1966 – Në brigjet e Spanjës në Mesdhe, nëndetësja “DSV Alvin” gjen një bombë të humbur amerikane me hidrogjen.
17 Mars 1992 – Një sulm me bombë mbi ambasadën izraelite në Buenos Aires të Argjentinës, shkakton vdekjen e 29 personave dhe plagosjen e 242 të tjerëve.
17 Mars 2004 – Trazirat në Kosovë:Më shumë se 22 persona gjejnë vdekjen dhe 200 plagosen. Tridhjetë e pesë kisha ortodokse serbe në Kosovë dhe dy xhami në Serbi shkatërrohen.