Mustafa Nano ka vazhduar të komentojë përplasjen që pati me dy gazetaret sportive, ku ai i kritikoi për veshjen që përdorin në emisione. Ishte Ilda Bejleri ajo që iu kthye më egër dhe vazhdoi për disa ditë replikat me të. Ndërsa sonte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ai nuk mund ti shpëtonte një pyetje në lidhje me këtë ngjarje, pasi ishte ndër lajmet më të bujshme të javës së shkuar.
“Kur e pe Ildën atë ditë, u eksitove apo jo?”, e pyet Çani.
“Mua nuk më eksiton mishi por finesa eleganca pra gjeja në momentin e duhur. Mua me bezdis vulgariteti, veshja vulgare. Mua më pëlqen nuditeti por aty ku duhet dhe jep një mesazh të caktuar. Është qenia me vulgare që kam parë dekadën e fundit. Unë e gjykova në panin estetik, dhe e dyta që më shqetëson është një lloj hiperseksualizimi që po i bëhet hapësirës publike”, u shpreh ai.