Një qytetar ka denoncuar mungesën e një medikamenti shuam të rëndësishme, ku dentisti i kishte thënë se në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, është bërë shumë e vështirë për të gjetur anestezik Mepivacaine.
Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka postuar mesazhin e qytetarit në “Facebook”, ku shkruan:
Suksesi i fundit i shendetesise falas: Dhembet tani do shkulen pa mpirje!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje z. Sali!
Rastesisht nga dentisti im mora vesh, qe ne Durres, Tirane, Elbasan etj. eshte bere shume e veshtire per dentistet gjetja e anestezikut Mepivacaine. Depot farmaceutike thuajse nuk kane me rezerva. Kompania, qe prej te pakten 15 vitesh e sjell kete medikament (prodhuar nga filiali francez i kompansie amerikane Septodont) ka sjelle nje sasi te konsiderueshme, por sasia mbahet e bllokuar prej thuajse 2 muajsh ne doganen e Durresit. Pretendohet nga depot farmaceutike se duan ta nxjerrin me dhune nga tregu kete kompani dhe ta zevendesojne me nje tjeter, qe do sjelle tjeter anestezik, por me efekt te perafert me Mepivacainen. Nuk kam me shume info, por besoj se ju duke qene mjek ne formim akademik kuptoni me shume se c’po ngjet realisht me kete anestezik. Ju lutem shume verifikojeni, se cfare po ndodh realisht me zhdukjen nga tregu te ketij produkti, dhe cili individ na komandoka doganat shqiptare per ta bllokuar ne dogane hyrjen ne Shqiperi te ketij medikamenti.
Me konsiderate”