Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Post intervista e Markut/ Hetimet dhe akuzat që po ngrihen ndaj Adriatik Llallës

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Post intervista e Markut/ Hetimet dhe akuzat që po ngrihen ndaj Adriatik Llallës

Me gjithë vetëpërmbajtjen e jashtëzakonshme, Arta Marku pothuajse u lexua hapur se ndjente neveri për paraardhësin e saj në detyrë. Një neveri aspak personale, por për mënyrën se si Adriatik Llalla e ka drejtuar zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, në aspektin profesional dhe rendimentit të punës konkrete kundër krimit dhe korrupsionit. Mbi të gjitha për mënyrën sesi i mbarë opinioni publik shqiptar dhe mediat e shohin tashmë figurën e tij:

Figura simbol e një zyrtari të paaftë, të korruptuar që më shumë se për gjithçka tjetër, luftoi për pasurimin në mënyrë të paligjshme të familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë, duke u vendosur siç ka thënë një ish ministër shqiptar i Drejtësisë, në shërbim të krimit të organizuar. Ndërkohë që Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar si të zhytur në raste sinjifikative të korrupsionit galopant.

E pyetur në kishte një opinion të sajin për Adriatik Llallën, Arta Marku tha se “kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë”.

Publiku nëpërmjet medias është njohur me jetën ekstravagante përtej çdo parafytyrimi të familjes Llalla, mes pushimesh përrallore me jahte miliona euroshe, me makina super luksoze e tejet të shtrenjta, me helikopterë, skafe e motorra uji, me blerje të çmendura të markave më të shtrenjta të veshjeve dhe në ambiente ekskluzive për miliarderët, mbretërit dhe sheikët. E ta mendosh, të gjitha këto me një rrogë zyrtari të shtetit shqiptar e të bashkëshortes që nuk i kalojnë 1500 eurot në muaj.

Më pas erdhën publikimet e skandaleve të pasurimit të çmendur të familjes Llalla, me toka, vreshta, ullishta, prona të patundshme, shtëpi në plazh e deri tek blerja e një fshati të tërë në periferi të Tiranës, me sipërfaqe të llogaritura me hektarë, sipas një skeme tipike për pastrimin e parave të pista: Bli lirë e me çmime qesharake dhe më pas rishit ose rivlerëso me çmime dhjetëra herë më të larta, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Pavarësisht se Adriatik Llalla u tërhoq nga sistemi i drejtësisë për t’i shpëtuar vettingut, siç tha ambasadori Amerikan Donald Lu, ai nuk mund t’i shpëtojë dot ndjekjes penale për të gjitha këto që ka bërë.

Megjithëse nuk e tha troç por vetëm e la të nënkuptohet, burime të “Alpenews.al” bëjnë me dije se ndaj Adriatik Llallës janë duke u formuluar akuzat dhe brenda muajit mars pritet që të regjistrohet çështja dhe të nisi ndjekja penale për një seri akuzash të rënda. Ai pritet të jetë një nga peshqit më të mëdhenj me të cilin nis sezoni i ri i gjuetisë së drejtësisë së re në Shqipëri.

PJESE NGA INTERVISTA E ARTA MARKUT PER ADRIATIK LLALLEN dhënë mbrëmë për Sokol Ballën në “Vizion+”:

A keni opinion për paraardhësit tuaj në këtë zyrë?

S’është në natyrën time, në etikën time që të jap një opinion për ta.

A keni opinion për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla?

Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë.

Ndaj zotit Llalla kemi një situatë të paprecedentë, iu revokua viza deri te vendimi i DASH, me motivacion që na shokoi të gjithëve për përfshirjen e tij në afera të rënda korruptive, ju si u ndietë?

Jam ndierë shumë keq, siç është ndierë, apo siç duhej të ndihej çdo zyrtar, aq më tepër për paraardhësin tim.

Nëse do hapte prokuroria një hetim, apo heton prokuroria ish drejtuesin e saj?

Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar gjithmonë i gatshëm për të hetuar çdo zyrtar, edhe për rastin konkret.

Çfarë po bëni ju, ka një veprim konkret?

Le të themi që Prokuroria ka marrë përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, për më tepër nuk mund të flas për këtë çështje./Alpenews.al

Tags: Adriatik Llallësdhe akuzate MarkuthetimetndajPost intervistaqë po ngrihen

TË LIDHURA

Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë
Aktualitet

Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë

13:29 | 28/06/2025
Forumi Global, Balluku në Stamboll: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve
Politikë

Forumi Global, Balluku në Stamboll: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

13:26 | 28/06/2025
SPAK sekuestron 12 milion euro pasuri në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion”,
Aktualitet

SPAK sekuestron 12 milion euro pasuri në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion”,

13:22 | 28/06/2025
Next Post
Nuk ndalet Trump, furtunë në kabinetin e Shtëpisë së Bardhë

Nuk ndalet Trump, furtunë në kabinetin e Shtëpisë së Bardhë

Policia i merr nga greva e urisë në mes të natës, ish-të burgosurit: Na dhunuan!

Policia i merr nga greva e urisë në mes të natës, ish-të burgosurit: Na dhunuan!

Emrat/Nis vettingu për 36 gjyqtarët dhe prokurorët e vendit

Emrat/Nis vettingu për 36 gjyqtarët dhe prokurorët e vendit

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi
Bota

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

by mirseda
13:36 | 28/06/2025
0

Irani po zhvendos pjesë të industrisë së tij ushtarake, përfshirë prodhimin e raketave balistike dhe dronëve, në...

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

13:33 | 28/06/2025
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:31 | 28/06/2025
Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë

Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë

13:29 | 28/06/2025
Forumi Global, Balluku në Stamboll: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

Forumi Global, Balluku në Stamboll: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

13:26 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com