Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Gjithçka që arriti shkencëtari Stephen Hawking

8 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Ndahet nga jeta fizikanti i njohur, jetoi 50 vite në karrige me rrota

Në Britani u nda nga jeta astrofizikani me famë botërore Stephen Hawking. Në janar të këtij viti ai festoi ditëlindjen e 76-të, duke sfiduar të gjitha parashikimet e mjekëve. Shkencëtari britanik, autori i librit “Një histori e shkurtër e kohës”, besohet të jetë një nga njerëzit më të moshuar që mbijetojnë me sëmundjen e neuroneve motorike.

Stephen Hawking ishte njeriu që nderohej nga presidentë dhe monarkë, adhurohej nga të rinj e të moshuar dhe njerëzit dyndeshin për ta takuar.

Shkencëtarët e rinj i shihnin me ngazëllim dhe si sfidë teoritë e tij, po ashtu edhe akademikët më të vjetër.

Profesor Stephen Hawking, ishte një nga shkencëtarët më të njohur të botës.

Ai deshifroi disa nga të fshehtat më të çuditshme të universit, por mbetet i pashpjeguar misteri që ai la pas: Si arriti të mbijetonte kaq gjatë me një sëmundje të tillë të rëndë?

Simptomat e sëmundjes së neuroneve motorike i filluan kur studionte këtu në Kolegjin Gonville dhe Caius në Universitetin e Kembrixhit.

Pedagogët e përshkruanin si një mendje të shkëlqyer, por jo si student të zellshëm.

Problemet me ecjen dhe me të folurit nisën të shfaqen aq shpesh saqë ai nuk mund t’i fshihte më.

Përfundimisht mjekët i dhanë atij vetëm dy vjet jetë.

Në Kings College të Londrës, Profesor Ammar al-Chalabi ka studiuar ADN-në e Profesor Hawking. Ai thotë se vetëm pak pacientë kanë fatin të mbijetojnë:

Profesor Ammar al-Chalabi

Kings College, Londër

“Profesor Stephen Hawking ishte tepër i pazakontë, për një njeri me sëmundjen e neuroneve motorike. Nuk di ndonjë tjetër që ka jetuar kaq gjatë me këtë sëmundje”.

Hawking fitoi për herë të parë famë botërore me librin e tij të vitit 1988 “Një histori e shkurtër e kohës”, e cila u shit në dhjetë milionë kopje.

Libri thjeshtonte shpjegimin e universit dhe mënyrën si u krijua.

Që atëherë ai ka nxjerrë teori, të cilat kanë përmbysur plotësisht atë që ne dimë mbi konceptin e vrimave të zeza.

Falë tij, fraza “Big Bang” është bërë një term i zakonshëm.

Diagnoza do t’a ndryshonte krejtësisht qëndrimin e tij ndaj punës dhe jetës. Puna e tij u bë në fakt jeta e tij.

Kitty Ferguson

Biografe e prof Stephen Hawking

“Ai fshihej në dhomën e tij këtu në Kembrixh, dëgjonte operat e Wagnerit dhe përpiqej ta përfytyronte veten si hero tragjik. Kishte ëndrra të çuditshme, donte të vdiste për të mirën e njerëzimit dhe nuk e dinte se si do të shkonte jeta e tij,” thotë biografja e tij, Kitty Ferguson.

Paul Shellard është drejtor i Qendrës për Kozmologji Teorike në Kembrixh.

Sipas tij, gjenia e prof. Hawking është se ai gjithmonë ka qenë në gjendje të shohë përtej asaj që shohin të tjerët:

Paul Shellard

Qendra për Kozmologji Teorike në Kembrixh

“Ai la mënjanë matematikën komplekse dhe ekuacionet e gjata të cilat nuk mund t’i llogariste vetë. Ishte intuita e thellë që e bërë atë një fizikan të suksesshëm”.

Kisha e vogël e Kolegjit Caius është pak metra nga dhoma e vjetër e profesor Hawking.

Zonja Ferguson thotë se ai kurrë nuk u deklarua si ateist apo besimtar dhe kjo nuk duhet të duket çudi.

Tags: arritigjithçkashkencetariStephen Hawking

TË LIDHURA

Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur
Bota

Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur

09:40 | 25/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Griezmann shënon një perlë, për të “thyer” acarin rus (Video)

Griezmann shënon një perlë, për të “thyer” acarin rus (Video)

Manipuloi taksat në 2012-ën, prokuroria fundos Xabi Alonson

Manipuloi taksat në 2012-ën, prokuroria fundos Xabi Alonson

Vendet më të lumtura dhe më të mjeruara të botës, disa rezultate të habitshme

Vendet më të lumtura dhe më të mjeruara të botës, disa rezultate të habitshme







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026




TË FUNDIT

Juglindja 10 ditë e bllokuar/ Merret vendimi: Ja kur hapet rruga në Dragostunjë
Aktualitet

Juglindja 10 ditë e bllokuar/ Merret vendimi: Ja kur hapet rruga në Dragostunjë

by mirseda
15:25 | 02/03/2026
0

Pas disa ditësh bllokimi dhe ndërhyrjesh në terren, segmenti rrugor në zonën e “Arrave të Gurrës” në...

Bardhi njofton protestë ditën kur do votohet raporti për imunitetin e Ballukut në Kuvend

Bardhi njofton protestë ditën kur do votohet raporti për imunitetin e Ballukut në Kuvend

15:05 | 02/03/2026
Të shtëna me armë në Teksas, tre të vdekur dhe 14 të plagosur

Të shtëna me armë në Teksas, tre të vdekur dhe 14 të plagosur

15:03 | 02/03/2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen rreth 26 mijë euro në Kakavijë

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen rreth 26 mijë euro në Kakavijë

14:59 | 02/03/2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

14:53 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com