Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shqiptari braktisi Zvicrën për dashurinë, por s’mbaron këtu…

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Shqiptari braktisi Zvicrën për dashurinë, por s’mbaron këtu…

Ata ishin fëmijë kur u larguan nga Kosova, kur atdheu i tyre ishte në luftë njëzet vjet më parë. Dhe kur Kosova u bë e pavarur 10 vjet më parë, ata tashmë ishin zviceranë, shkruan Tirana Today. 

Këta janë fëmijët e atyre kosovarëve që shkuan në Zvicër në vitet 1990, pas konfliktit që u përkeqësua mes Kosovës dhe Serbisë.  Fëmijët sot janë të rritur, dhe ato u rritën midis dy kulturave. Ata kanë prindër shqiptarë  të cilët u flisnin për kulturën e tyre. Por, ata u rritën në Zvicër, dhe padyshim që kanë trashëguar nga kultura e saj.

Secili prej tyre kërkoi rrugën e tij në mënyrë që të mos humbiste veten midis kulturave. Disa u rebeluan, disa mohuan të patër e tyre, dhe u duhej të vendosnin vetë.

Disa kërkonin balancë, dëshironin të integroheshin në Zvicër dhe ende e quajnë vetën kosovarë. Disa nuk e kanë gjetur bilancin edhe sot e kësaj dite.

Njëri prej tyre ka treguar historinë e tij, dhe bëhet fjalë për Ilir Hasanaj, i cili është kthyer në Kosovë.

Njerëzit në Zvicër i thanë, “je çmendur”. Gjithsesi, Ilir Hasanaj u largua nga Zvicra dhe shkoi në Kosovë. Njerëzit më Kosovë i thanë, “ti je i çmendur”, megjithatë Hasanaj qëndroi aty. Tre vjet më parë, ai u largua nga Zyrihu për të jetuar në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Këtu, bunkerët dhe fabrikat janë bërë një. Termokiss është qendra e parë kulturore e Kosovës, Hasanaj ka ndihmuar në ndërtimin e saj. Hasanaj, tani 31 vjeç, erdhi këtu për të bërë një ndryshim. Ai është një regjisor, në të vërtetë ai donte të hapte një kinema, tani ai tregon filma çdo dy javë në Termokiss. “Në Zvicër, të gjitha problemet zgjidhen para se të lindin,” thotë Hasanaj. ” Këtu nuk ka asgjë. Çdo gjë nis nga fillimi”.

Babai i Hasanajt iku në Zvicër në vitin 1993, dhe u vendos ne Ëinterthur. Djali i tij Ilir atëherë ishte shtatë vjeç. Babai ishte një person aktiv, i cili bëri fushata për ruajtjen e kulturës shqiptare dhe shkoi në burg për një vit. Ai ishte një inxhinier nga Kosova rurale. Në Zvicër punoi si shofer taksie. Shkoi në Zvicër për një jetë më të re dhe u përball me shumë vështirësi.  Tani djali i tij i madh ka hequr dorë nga të gjitha gjërat dhe është kthyer në Kosovë.

Ilir Hasanaj ka studiuar për shkenca kompjuterike. Në moshën njëzetvjeçare, ai u largua dhe filloi të studionte filmin. “Doja të bëhesha sa më shumë zviceran,” thotë ai. Vendi e kishte impresionuar atë. Një vend ku shikoheshin makina të shtrenjta dhe persona të pasur.

Vetëm në vitin 2012, Hasanaj udhëtoi për në Prishtinë me disa miq për një projekt filmash. Ai atje nuk gjeti jetën që bëhej në Zvicër, ku takoi kosovarë pa makina, pa varëse prej ari të varur në qafë, “kosovarë të zakonshëm”, siç i quan Hasanaj. Dy vjet më vonë, ai u zhvendos në Prishtinë. “Babai nuk  pranoi këtë.  Ai më qortoi. Ai kishte imagjinuar diçka tjetër për mua, “– thotë Hasanaj. Ai dëshironte që djali i tij të jetonte Zvicër për të cilën ai kishte sakrifikuar qa shumë.

Por ai shumë shpejt u largua nga Zvicra dhe shkoi në Prishtinë: “Qyteti është një vend ku i mungon kultura, me pak fjalë nuk është një frymëzim si Zyrihu. Unë mendoj që qyteti ka nevojë për mua”.

Shumë të rinj kosovarë janë të lodhur. Ata presin për një të ardhme këtu, por nuk ka punë dhe pothuajse nuk kanë asnjë mundësi.  Optimizmi që kanë ndjerë pas luftës u është shuar, ndërsa asgjë nuk u ka mbetur për të bërë.  Ata jetojnë me prindërit e tyre, nuk fitojnë asgjë që ia vlen të përmenden dhe ata ëndërrojnë të largohen nga vendi.Para themelimit të Qendrës Kulturore të Termokisit, të rinjtë në Prishtinë nuk kishin ku të shikoni filma apo thjeshtë ku të mësonin dhe lexonin në grup.

 “Unë mendoj se nëse unë do të isha rritur këtu, nuk do isha bërë ky që jam sot”, thotë Hasanaj.

Pasaporta zvicerane është një vlerë shumë e madhe që mban me vete. Vetëm ai karton i kuq ka një vlerë shumë të madhe për atë.

Por, Hasanajn dëshiron të jetojë në Prishtinë, por nëse ai dëshiron të kthehet një ditë në Zvicër, kjo është e lehtë. Shumica e kosovarëve të rinj nuk mund të largohen. Hasanaj nganjëherë ndihet fajtor. “Pse kam pasur këtë fat? Por atëherë unë mendoj: tani e kam pasur atë. Por më mirë duhet të bëj diçka”.

Hasanaj dëshiron t’u japë vetëbesim adoleshentëve të Prishtinës. Ai dëshiron t’u tregojë atyre bukurinë e qytetit të tyre. Ai flet me shokët e tij: “Këtu nuk është aq keq,  ka shumë liri dhe pak rregulla. Ata më shikojnë si të habitur dhe tundin kokat e tyre. Por, kur unë qëndrova në Prishtinë shokët më thanë që po lija të mirën për të qëndruar pranë së keqes”.  Ditën tjetër një vajzë e përqafoi atë në Termokiss, kjo ndërtesë e ftohtë i kishte ndryshuar jetën asaj. Pak optimizëm, pak shpresë për të ardhmen, në fund të fundit.

E dashura e Hasanajt është kosovare. Ai dëshiron të bëhet baba. Pastaj ai dëshiron të kthehet në Zvicër. Fëmijët e tij, është shprehur se dëshiron të kenë të njëjtat mundësi si ai. TIRANA TODAY

Tags: braktisidashurinëkëtus’mbaronshqiptariZvicrën

TË LIDHURA

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat e stinës në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes dhe vaksinim
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat e stinës në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes dhe vaksinim

11:45 | 30/09/2025
Ish-prokurori i 21 janarit: A ka lidhje blerja e shtëpisë (një kat i tërë pallati) së Ina Ramës me 21 janarin, pse s’e pyet SPAK?
Aktualitet

Ish-prokurori i 21 janarit: A ka lidhje blerja e shtëpisë (një kat i tërë pallati) së Ina Ramës me 21 janarin, pse s’e pyet SPAK?

08:52 | 30/09/2025
Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë
Aktualitet

Dyshim për atentat/ I Vendoset tritol makinës së administratorit të Njësisë Administrative të Fushë-Krujë

22:38 | 29/09/2025
Next Post
Eksod masiv në Siri, shpërngulen mbi 10 mijë persona (Video)

Eksod masiv në Siri, shpërngulen mbi 10 mijë persona (Video)

Video/Tmerr në “Camp Nou”, Chelsea u sulmua me shkopinj gome

Video/Tmerr në “Camp Nou”, Chelsea u sulmua me shkopinj gome

Tahiri: Me Habilajt nuk kam ngrënë kurrë drekë, të gjitha thashetheme

Komision hetimor ndaj Tahirit, zbulohen emrat që do ta hetojnë

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Shkarkimi i Veliajt, Kryeministria njofton Presidencën për vakancën, Begaj gati të dekretojë datën e zgjedhjeve
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt, Kryeministria njofton Presidencën për vakancën, Begaj gati të dekretojë datën e zgjedhjeve

by mirseda
12:25 | 30/09/2025
0

Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion veliajt....

Analiza e BBC/ SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

Analiza e BBC/ SHBA drejt bllokimit të qeverisë, përplasjet politike rrezikojnë funksionimin e institucioneve

12:11 | 30/09/2025
Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat e stinës në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes dhe vaksinim

Rritet ndjeshëm numri i të prekurve nga virozat e stinës në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes dhe vaksinim

11:45 | 30/09/2025
Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, zëvendëson Eugena Tominin

Emërohet drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, zëvendëson Eugena Tominin

11:41 | 30/09/2025
Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të lartë, Asim Vokshi kalon në Gjykatën Kushtetuese

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të lartë, Asim Vokshi kalon në Gjykatën Kushtetuese

11:15 | 30/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com