Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Bashkë kundër Rusisë, njerëzit më të fuqishëm në botë sfidojnë Putinin

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Bashkë kundër Rusisë, njerëzit më të fuqishëm në botë sfidojnë Putinin

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke fajësuar Rusinë për sulmin ndaj ish-spiunit rus në Salisbury, pasi Moska tha se do të dëbojë diplomatët britanikë në hakmarrje për veprimin e Theresa May kundër Kremlinit.

May mori një nxitje të madhe lidhur me përplasjen e saj me zyrtarët e lartë rusë, pasi Emmanuel Macron, Angela Merkel dhe Donald Trump – tre nga aleatët kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar – ranë dakord me vlerësimin e saj se nuk kishte ‘asnjë shpjegim alternativ të besueshëm’ për sulmin në fjalë.

Në deklaratë thuhej ndër të tjera se “Mbretëria e Bashkuar informoi tërësisht aleatët e saj se ishte shumë e mundshme që Rusia ishte përgjegjëse për sulmin.”

Po ashtu, në deklaratë dënohej përdorimi i agjentit nervor për sulmin në Evropë, gjë që nuk kishte ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore, duke e cilësuar atë një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar.

Britania e Madhe ka dëbuar së fundmi 23 diplomatë rusë, ndërsa nga ana tjetër, Rusia ka mohuar të jetë përfshirë në këtë sulm.

Më herët, ministri i Jashtëm rus tha se shumë shpejt Rusia po ashtu do të dëbojë të gjithë diplomatët britanikë.

DEKLARATA E PLOTË E PËRBASHKËT:

“Ne, udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përbuzim sulmin që u krye ndaj Sergei dhe Yulia Skripal në Salisburi të Britanisë së Madhe më 4 mars 2018. Një oficer policie britanik, i cili u ekspozua gjithashtu në sulm mbeti i sëmurë rëndë dhe jetët e shumë shtetasve britanikë të pafajshëm. Ne i shprehim mbështetjen ndaj të gjithë atyre dhe admirimin tonë për policinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe shërbimet emergjente për reagimin e tyre të guximshëm.

Ky përdorim i një agjenti nervor ushtarak, i një lloji të zhvilluar nga Rusia, përbën përdorimin e parë të një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Është një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe çdo përdorim i tillë nga një shtet është një shkelje e qartë e Konventës së Armëve Kimike dhe një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, e cila kërcënon sigurinë e të gjithëve.

Mbretëria e Bashkuar informoi tërësisht aleatët e saj se ishte shumë e mundshme që Rusia të jetë përgjegjëse për sulmin. Ne ndajmë vlerësimin e Britanisë së Madhe se nuk ka asnjë shpjegim të besueshëm alternativ dhe theksojmë se dështimi i Rusisë për të adresuar kërkesën legjitime nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, thekson më tej përgjegjësinë e saj.

Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të adresojë të gjitha pyetjet lidhur me sulmin në Salisburi. Rusia duhet në mënyrë të veçantë të sigurojë zbulimin e plotë të programit Novichok në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Brengat tona po rriten gjithashtu në sfondin e një modeli të sjelljes së mëparshme të papërgjegjshme ruse. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbushë përgjegjësitë e saj si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Agjenti nervor është përdorur tek një ish-spiun rus dhe vajza e tij në Salisbury. Sergei Skripal, 66 vjeç dhe Julia Skripal, 33 vjeç, mbeten në një gjendje kritike në spital. TIRANA TODAY

Tags: bashkekundermë të fuqishëmne botenjerëzitPutininRusisësfidojnë

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për çështjen e vr*sjes së Fatbardh Licit
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për çështjen e vr*sjes së Fatbardh Licit

18:50 | 27/02/2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, vlerësohet për kontributin në pandemi
Aktualitet

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, vlerësohet për kontributin në pandemi

18:48 | 27/02/2026
Ndërprerje masive të energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd
Aktualitet

Ndërprerje masive të energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd

18:09 | 27/02/2026
Next Post
Odiseja e familjes shqiptare, kthimi në Shqipëri dhe shpresa për një mrekulli

Odiseja e familjes shqiptare, kthimi në Shqipëri dhe shpresa për një mrekulli

Benevento “spiunon” Panuccin, ja kë la italiani jashtë kombëtares

Benevento “spiunon” Panuccin, ja kë la italiani jashtë kombëtares

Kocijançiç: Jemi të kënaqur me dialogun Kosovë-Serbi, nesër diskutohet për Asociacionin

Ligji për gjuhën shqipe, Kocijançiç: Do të dërgohet deri te Komisionin i Venedikut







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për çështjen e vr*sjes së Fatbardh Licit
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin për çështjen e vr*sjes së Fatbardh Licit

by mirseda
18:50 | 27/02/2026
0

E dashura e Safet Bajrit u arrestua më 26 shkurt të vitit 2025, por më pas masa...

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, vlerësohet për kontributin në pandemi

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, vlerësohet për kontributin në pandemi

18:48 | 27/02/2026
Zgjedhjet e parakohshme në horizont për Kosovën?

Zgjedhjet e parakohshme në horizont për Kosovën?

18:25 | 27/02/2026
Ndërprerje masive të energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd

Ndërprerje masive të energjisë në Elbasan, Gramsh dhe Librazhd

18:09 | 27/02/2026
Inerte të paligjshme me kamionë, ndalohen 3 persona në Fushë Milot

Inerte të paligjshme me kamionë, ndalohen 3 persona në Fushë Milot

18:05 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com