Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Teatri i ri Kombëtar, Ndrenika: Xhungël urbane, ja propozimi im për kryeministrin

8 vjet ago
in Kryesore, Kultura, Të Gjitha

Zbulohet fjala e plotë aktorit Robert Ndrenika, mbajtur këtë të hënë në Kryeministri, ku u prezantua projekti i Teatrit të ri Kombëtar. Në fakt, fjala e tij nuk u dha në transmetimin direkt që Rama u bën aktiviteteve të tij në ERTV, ndërsa aktori Robert Ndrenika u shpreh skeptik për projektin e paraqitur.

Sipas tij, qeveria do të duhet të heqë dorë nga skema e ndërtimit të Teatrit Kombëtar, përmes nismës PPP (Partneriteti-Publik-Privat), teksa mori shembull Maqedoninë.

Ndrenika është një nga aktorët që kundërshtoi prishjen e Teatrit Kombëtar që në fillim. Madje, fjalimi i tij bëri bujë në media  dhe u shpërnda në rrjetet sociale, duke e kthyer çështjen e godinës në temë dite.  

Por, pas pak ditësh, ai u takua me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, ndërsa u shpreh pas takimit se e kishte parë projektin dhe e kishte pëlqyer, por po ashtu i kishte kërkuar kryebashkiakut ta konsultonte më parë me artistët.

Kjo duket se i stepi artistët dhe vlaga e madhe e kundërshtive për prishjen e godinës së vjetër, ra.

Por, dje kryeministri Rama vuri ‘pikat mbi i’, teksa tha se godina e Teatrit Kombëtar do të prishet dhe ndërtesa e re do të ndërtohet falë partneritetit publik-privat.

I vetmi nga të pranishmit që u ngrit kundër këtij propozimi, ishte Robert Ndrenika, i cili propozon që shteti të ngrejë një godinë teatri me forcat e veta dhe jo në partneritet me privatin.

Më poshtë fjalimi i Robert Ndrenikës:

Do t’i them nja dy fjalë, por do kisha dashur të ishte këtu edhe Kryeministri, por ai iku se ka punë të tjera. Faleminderit për këtë ftesë që na bëri. Unë jam i distancuar për arsye shëndetësore, por kisha dëgjuar nga shumë kolegë të mi aktorë, që më thoshin se Kryeministri nuk e do, e urren teatrin, nuk i do aktorët, seç ka një alergji ndaj tyre.

Por, me këtë të sotmen, unë e pashë se ai e do teatrin. Por, kjo që pashë më së tepërmi m’u duk, si një kartolinë, për këtë mund të flasin arkitektët, por unë për vete do të doja që të shihja edhe maketin, që të dija se si është skena dhe se si janë xhepat anash, që na duhen ne si aktorë. Ndërsa, puna e restoranteve këtu është tjetër gjë.

Por mua më shqetëson shumë partneriteti me privatin, sepse unë jam i bindur që shteti shqiptar nuk e ka problem që të bëjë një Teatër Kombëtar dhe këtë nuk ma heq njeri nga mendja. Shembull kam Maqedoninë fqinjë, e cila nuk po e respekton marrëveshjen e Ohrit, por për shqiptarët po bën një teatër shumë të mirë.

Po e bën vet pa partneritet privat, prandaj do t’i lutesha shumë Kryeministrit, edhe zonjës ministre të Kulturës, që të heqin dorë nga partneriteti me privatin edhe të gjejnë fonde. Pesë milionë i kanë nga greku, le të marrin edhe 25 mijë lekë borxh edhe t’i lajnë me afate. Kjo që pashë këtu ishte një dyndje, një xhungël urbane.

Ajo del e bukur, se unë thashë: Kartolinë! Por, do të shihni se çfarë do të bëhet atje! Pra, unë jam i mendimit, që, ndoshta, edhe të shtyhet kjo edhe ca kohë, por ama shteti të bëjë Teatrin Kombëtar.

Tags: ja propozimi imkombetarNdrenikapër kryeministrinTeatri i riurbaneXhungël

TË LIDHURA

Aktualitet

Tjetër aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, plagoset një person

13:22 | 09/06/2026
Aktualitet

Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin

12:59 | 09/06/2026
Aktualitet

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

12:57 | 09/06/2026
Next Post

Shpërthimi në dyqanin e celularëve/ Policia nxjerr detaje të reja: Ja çfarë ka plasur

“2 peshqit e mëdhenj”/ Dëshmia: Krimi i organizuar pagoi pronat e paligjshme të Llallës dhe Gashit

Sëmundja e rëndë e solli në Shqipëri, rrëfimi rrëqethës i gruas nga Kanadaja







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

by mirseda
14:06 | 09/06/2026
0

Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë...

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com