Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Skandali me mishin e prishur në Kosovë, eksportohej nga Belgjika në Evropën Juglindore

7 vjet ago
in Të Gjitha
Skandali me mishin e prishur në Kosovë, eksportohej nga Belgjika në Evropën Juglindore

Foto ilustruese

Një punëtor i kompanisë eksportuese belge të mishit, VEVIBA, ka bërë një rrëfim të frikshëm, teksa ka pranuar se ka eksportuar mish të prishur në të gjithë Evropën Juglindore dhe në Afrikë.

Kjo çështje e mishit të prishur belg është tashmë temë në të gjithë Evropën, ndërsa punëtori që ka preferuar të qëndrojë anonim ka pranuar të flasë vetëm për Kosovën.

Ai ka thënë se kanë qenë pikërisht autoritetet kosovare që të parat e kanë zbuluar mishin e prishur nga Belgjika në vitin 2016 dhe i kanë njoftuar autoritetet belge.

Pas njoftimit që autoritetet belge kanë marrë nga Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinisë, në këtë shtet kanë nisur hetimet dhe është zbuluar skandali me mishin e prishur, shkruan lajmi.net.

Është dëshmitari i mbrojtur me emrin e koduar “Bruno” që ka folur mbrëmë për televizionin belg RTBF, i cili ka thënë se mishi nuk ishte i destinuar për tregun belg.

“Një vend është kthyer si dëshmi, Kosova. Atje është zbuluar mashtrimi me mishin e prishur belg dhe më pas kanë nisur hetimet këtu (në Belgjikë)”, ka thënë dëshmitari i mbrojtur, i cili ka pranuar se ka bërë mashtrime dhe e ka paketuar mishin që ishte menduar të dërgohej në Kosovë.

Në intervistë ky dëshmitar tregon se mishi që dërgohej në shtetin e Kosovës ishte i dëmshëm dhe nuk duhej të konsumohej.

Ai madje shpjegoi se nga mishi i freskët rrjedh gjak i zakonshëm, por në mishin që ishte i destinuar për Kosovë rridhte gjak i gjelbër. “Bruno” po ashtu ka pranuar se ai personalisht ka ndryshuar etiketat e mishit, afati i të cilit tashmë kishte skaduar.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinisë, Lamir Thaçi ka sqaruar se ngarkesa e parë e këtij mishi që kishte si destinacion Kosovën, nuk kishte arritur. Kjo pasi mishi ishte ndaluar në kufi dhe ishte asgjësuar.

“Shumica prej këtyre që kanë ndodhur janë spekulime për shkak se gjithë ky zhvillim ka ndodhur prej autoriteteve kosovare dhe ne e kemi njoftuar Belgjikën që kjo kompani ka bërë falsifikim. Asgjësimi i atij mishi dhe ngarkesën e parë të mishit nga kjo kompani ne e kemi ndaluar në kufi dhe e kemi asgjësuar. Kjo ka ndodhur në vitin 2016”, ka thënë Thaçi për lajmi.net.

Ky i fundit ka theksuar se Belgjika kishte dërguar një inspektor në Kosovë, me të cilin i kishin bërë bashkërisht verifikimet.

“Ne kemi njoftuar autoritetet belge që e kanë dërguar një inspektor në Kosovë, ne e kemi pritur inspektorin dhe në koordinim e kemi bërë verifikimin bashkërisht. Por ndalimin dhe gjetjen e falsifikimit e kemi bërë ne, dhe kemi njoftuar Belgjikën. Pas njoftimit tonë, ata kanë marrë informatat dhe mishi është asgjësuar edhe pastaj ata kanë bërë hulumtime tjera të mishit”, ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Tags: e prishureksportohejme mishinnë Evropën Juglindorene Kosovenga Belgjikaskandali

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
“Je kancer për popullin shqiptar”, ja si përgjigjet Rasheli

“Je kancer për popullin shqiptar”, ja si përgjigjet Rasheli

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kaos dhe radhë të gjata makinash

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kaos dhe radhë të gjata makinash

Do festonte sot 55-vjetorin, dalin fotot e rralla të Azem Hajdarit

Do festonte sot 55-vjetorin, dalin fotot e rralla të Azem Hajdarit

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Akuzohet për krime kundër popullatës civile, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim
Kosovo

Akuzohet për krime kundër popullatës civile, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim

by mirseda
18:18 | 31/07/2025
0

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millosh Pleskoviqin për krime lufte kundër popullatës civile dhe...

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje

17:19 | 31/07/2025
Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

Pse digjet Shqipëria çdo verë? Qeveria prezanton paketën e mbështetjes pas dështimit për të parandaluar

17:17 | 31/07/2025
Rikthimi në Zvicër, Sadiku: Jam gati, mezi pres të luaj për Bellinzonën

Rikthimi në Zvicër, Sadiku: Jam gati, mezi pres të luaj për Bellinzonën

16:55 | 31/07/2025
Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë

16:49 | 31/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com