Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Ligji i Gjuhës Shqipe, i bllokuar në Parlament

8 vjet ago
in Të Gjitha
Ligji i Gjuhës Shqipe, i bllokuar në Parlament

Ligji për përdorimin e gjuhëve është kthyer sërish në procedurë parlamentare pasi presidenti i Maqedonisë refuzoi ta dekretojë atë.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, refuzoi ta dekretojë ligjin duke e vlerësuar këtë ligj në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Pas këtij veprimi të presidentit, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE parashtroi 35 mijë amendamente për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke bllokuar kështu procedurën parlamentare.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka theksuar se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim. Presin shqyrtimin e amendamenteve konform Rregullores. “Absolutisht ne në harmoni me procedurat kemi parashtruar amendamente.Ato amendamente kanë hyrë në procedurë parlamentare. Presim respektim të Rregullores për punë të Kuvendit, respektim të ligjeve dhe Kushtetutës. Si parti angazhohemi për respektimin e së drejtës dhe s’do tolerojmë asgjë tjetër”, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev thotë se ka shumë dallime mes partisë së tij dhe VMRO-DPMNE-së sa i përket miratimit të ligjit për gjuhën shqipe. “Propozimi që të formohet një grup pune me ekspertë nga e drejta kushtetuese, të cilët do të komentonin ligin për ne është i papranueshëm, për shkaqe parimore dhe pragmatike, sepse në Maqedoni ekziston Gjykata Kushtetuese dhe nëse diçka është në kundërshtim me Kushtetutën, për këtë do të duhet të prononcohet Gjykata Kushtetuese”, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi mohon se ka një plan rezervë për realizimin e votimit të domosdoshëm që ligji të hyjë në fuqi. “Kryetari i Parlamentit nuk ka plane të tilla në punën dhe në funksionimin e Parlamentit. Kryetari i Parlamentit para vetes ka kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Parlamentit, në të cilin janë të sanksionuara kompetencat e caktuara dhe procedurat e caktuara”, vlerëson Xhaferi.

Partitë parlamentare shqiptare pro ligjit

Për Ligjin e gjuhëve nuk ka pazarllëqe, kështu ka deklaruar deputeti i BDI-së Xhevat Ademi. “Për BDI dhe partnerët e koalicionit ligji për gjuhën nuk është pjesë e kushtëzimeve po edhe e kërcënimeve nëse ekzistojnë, për ligjin nuk ka negociata nuk ka kalkulime nuk ka pazarllëqe aq më tepër kur e dimë se VMRO është kundër saj”, thotë Ademi.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela i quan lojëra veprimet e partnerëve të koalicionit lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Kjo është shkelje e marrëveshjes dhe burrat në këto raste dihet se çfarë veprime duhet marrin. Nëse kanë burrëri dhe janë të vendosur në politikbërje, BDI duhet të ulet dhe ta bisedojë këtë çështje me Zoran Zaevin dhe nëse nuk kalon ligji për gjuhët duhet ta lëshojë Qeverinë”, vlerëson kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela.

Lëvizja Besa e cila në leximin e parë dhe të dytë votoi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, thekson shqetësimin për dështimin e miratimit të tij. Nga ky subjekt ritheksojnë se edhe më tej do ta mbështesin ligjin në fjalë. “Jemi seriozisht të shqetësuar që shumica nuk arrin ta sjellë ligjin në seancë plenare. Ne e kemi thënë se ky ligj nuk e zyrtarizon shqipen, por vetëm e avancon pak, duke e lënë hapur këtë temë, por sidoqoftë edhe si të tillë ne do ta mbështesim. Ne jemi këtu që të ndihmojmë e jo të bllokojmë”, thonë nga Lëvizja Besa.

A do të duhet ligji të miratohet më vonë?

Nikolla Dujovski ligjërues i shkencave politike në Universitetin e Shkupit vlerëson se ky ligj do të duhej të ishte pjesë e pakos së ligjeve reformuese. Përderisa dallimet janë aq të thella mes liderëve politikë për këtë çështje, ky ligj duhet të lihet për miratim pas zgjidhjes së kontestit të emrit. “Sinqerisht mendoj se kjo çështje do të zgjidhet më vonë. Nuk do të vendoset si çështje me prioritet në punën e Kuvendit për shkak të mosarritjes së marrëveshjes mes liderëve politikë, të cilët duket se janë të fokusuar në çështjen e emrit për të zhbllokuar procesin e integrimeve”, thotë Dujovski.

Arsim Sinani nga Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike vlerëson se ligji që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe paraqet shtyllën kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. “Çështja e parë që kërkon zgjidhje dhe pastaj të vazhdohet me çështjet e tjera është zyrtarizimi plotë i gjuhës shqipe dhe me këtë mbyllja e marrëveshjes së Ohrit”, thotë Sinani.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua më 11 janar, ndërsa më 17 janar Presidenti Ivanov njoftoi mos dekretimin e tij. Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve është pezulluar në afat të pacaktuar./Deutsche Welle

Tags: bllokuargjuhësligjiParlamentshqipe

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Pak para martesës, çifti i showbizit shqiptar i japin fund lidhjes

Pak para martesës, çifti i showbizit shqiptar i japin fund lidhjes

Sherri mes djalit dhe ish-burrit, reagon aktorja e njohur

Sherri mes djalit dhe ish-burrit, reagon aktorja e njohur

Dhuratë për 8 mars, 23-vjeçarja e burgosur befason Ramën

Dhuratë për 8 mars, 23-vjeçarja e burgosur befason Ramën







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com