Një bankë e nivelit të dytë është tentuar të grabitet, por autorët nuk ia kanë dalë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë ne Librazhd, rreth orës 23:20, ku një person gjysmë i maskuar ka thyer xhamat e njërës prej dritareve të bankës dhe ka hyrë brenda.
Por menjëherë është aktivizuar sinjali i alarmit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.
Megjithatë, autori ka arritur të largohet dhe nuk është identifikuar ende, ndërsa në hyrje të bankës është gjetur një shishe pijesh alkoolike.