Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina: Nuk i sfidojmë dot SHBA-të, Koreja e Veriut të ndalë armatimin bërthamor

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Kina: Nuk i sfidojmë dot SHBA-të, Koreja e Veriut të ndalë armatimin bërthamor

Marrëdhëniet me ShBA-në dhe një luftë e mundshme tregtare në horizont, ishin ndër shqetësimet kryesore të gazetarëve gjatë konferencës së shtypit të ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi, gjatë sesionit vjetor parlamentar që po zhvillohet në Pekin.

Kreu i diplomacisë i hodhi poshtë zërat që thonë se Kina po përpiqet të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara në çështjet globale. Wang Yi, pranoi se ka konkurrencë midis Kinës dhe ShBA-së, por sugjeroi që të dy vendet duhet ta trajtojnë veten si partnerë dhe jo si rivalë.

“Disa njerëz në Shtetet e Bashkuara besojnë se Kina po tejkalon rolin e ShBA-së në çështjet ndërkombëtare. Ky është një gabim themelor strategjik,”Wang.

I pyetur për një luftë të mundshme tregtare me ShBA-në, Wang tha se Kina do të kthejë një “përgjigje të justifikuar dhe të nevojshme” në rast se administrata e presidentit Donald Trump nis një luftë tregtare. Por ai bëri thirrje për dialog “të qetë” për të gjetur një zgjidhje.

“Ne shpresojmë se të dyja palët do të ulen me qetësi për të gjetur një zgjidhje me përfitime të dyanshme përmes dialogut të barabartë dhe konstruktiv,” tha Wang.

Më tej, kryediplomati theksoi se diplomacia kineze e epokës së re do të krijojë një mjedis më të mirë të jashtëm për zhvillimin e vendit.

“Nëse ka konkurrencë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, ajo duhet të jetë e shëndetshme dhe pozitive, gjë që është normale për shkëmbimet ndërkombëtare”, tha Wang.

Ministri i Jashtëm Wang Yi, shtoi se presidenti Xi Jinping ka qenë kryearkitekti i diplomacisë së Kinës, i përfshirë personalisht në planifikimin dhe zbatimin e diplomacisë “së shkëlqyer” së kreut të Shtetit.

Me rritjen e ndikimit ndërkombëtar të Kinës në fusha të ndryshme vitet e fundit, është përhapur edhe teoria e kërcënimit që vjen prej saj. Por ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se kjo teori ka rënë. Ai vuri në dukje se për dhjetëra vjet, Perëndimi ka bërë gjykime të pa baza për kërcënimin që vjen nga Kina.

“Faktet tregojnë se Kina është kontribuuesja kryesore e rritjes ekonomike botërore me një përqindje mesatare vjetore prej mbi 30%, duke kaluar kontributin e përbashkët të ShBA-së, Japonisë dhe të eurozonës,” tha Wang.

Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera të botës, tha Wang, për të krijuar një bashkësi fatesh të përbashkët të njerëzimit.

“Kina do t’i zhvillojë marrëdhëniet e reja ndërkombëtare mbi bazën e respektit, barazisë, drejtësisë dhe bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella,” u shpreh Wang.

Si shembull të kësaj, ai solli nismën “Një brez, një rrugë”, të cilën e quajti të mirën publike globale më popullore që zbaton rregullat ndërkombëtare. “Kjo platformë bashkëpunimi ndërkombëtar që ruan parimet e tregut dhe është një nismë transparente që ndjek “rregullin e artë” të konsultimit të gjerë, me kontribute dhe përfitime të përbashkëta,” tha Wang.

“Gjithçka është e hapur,” tha ministri për shtypin. “Nuk ekziston asnjë marrëveshje e fshehtë, çdo hap është transparent”.

Kina ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e tregtisë së lirë dhe pjesëmarrëse e rëndësishme në marrëveshjet e bashkëpunimit dhe integrimit ekonomik rajonal të Azi-Paqësorit.

Ministri Wang Yi, tha Kina po merr pjesë aktive në Partneritetin Ekonomik Rajonal Gjithëpërfshirës (RCEP) dhe po diskuton gjithashtu marrëveshjet e tregtisë së lirë që mbulojnë një popullsi më të madhe dhe përfshijnë më shumë vende.

Në vitin 2014, me nismën e Kinës, takimi jozyrtar i liderëve të APEC-ut hodhi hahat e parë për ndërtimin Zonës së Tregtisë së Lirë së Azi-Paqësorit.

Duke foluir për Gadishullin Korean, Wang tha se propozimi i Kinës i “pezullimit të dyfishtë” të provave bërthamore të Koresë së Veriut dhe ndalimi i manovrave luftarake midis Koresë së Jugut e ShBA-së, rezultoi i suksesshëm.

Ndalimi i këtyre veprimtarive ushtarake gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut, tha ministri, tregoi se qasja e Kinës ishte korrekte.

“Faktet provuan se propozimi i Kinës për pezullimin e veprimtarive (ushtarake) është receta e duhur për zgjidhjen e problemit dhe që krijoi kushtet bazë për përmirësimin e marrëdhënieve ndër-koreane,” tha ministri.

Në lidhje me Detin e Kinës Jugore, Wang Yi, kritikoi “disa fuqi të huaja” për nxitjen e problemeve në rajon, ndërsa shprehu vendosmërinë e Kinës për të punuar me vendet e ASEAN-it për hartimin e një kodi sjelljeje në rajon.

“Në lidhje me militarizmin (e ishujve), shfaqja e shpeshtë e forcës me avionë dhe anije luftarake në Detin e Kinës Jugore është faktori më destabilizues në këtë rajon.” 

Tags: armatiminbërthamorkinakorejandalësfidojmëSHBA-tëVeriut

TË LIDHURA

‘Mbështetja e Orban për Rusinë’, Zelensky: Politikat e tij janë një gabim historik
Bota

‘Mbështetja e Orban për Rusinë’, Zelensky: Politikat e tij janë një gabim historik

22:04 | 10/06/2025
Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja
Bota

Kalifornia padit Presidentin, ja arsyeja

16:40 | 10/06/2025
I hodhi kokrrën e abortit në pije! I dashuri akuzohet se vr*u qëllimisht foshnjën e partneres
Bota

I hodhi kokrrën e abortit në pije! I dashuri akuzohet se vr*u qëllimisht foshnjën e partneres

14:41 | 10/06/2025
Next Post
Dorëheqja e Shpend Ahmetit, reagon Vetëvendosje: Zhgënjyese!

Dorëheqja e Shpend Ahmetit, reagon Vetëvendosje: Zhgënjyese!

8 Marsi tragjik i nënës shqiptare, bie nga ballkoni dhe gjen vdekjen

8 Marsi tragjik i nënës shqiptare, bie nga ballkoni dhe gjen vdekjen

“Gjinjtë e Ildës për pak më hynë në dhomë”, reagon gazetarja

“Gjinjtë e Ildës për pak më hynë në dhomë”, reagon gazetarja

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet
Kosovo

Kurti e Vuçiç së shpejti për dialogun, Sorensen paralajmëron përgatitjet

by mirseda
22:57 | 10/06/2025
0

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e...

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

Shqipëria barazon me Letoninë, rruga për Botërorin vështirësohet

22:55 | 10/06/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Qershor 2025

22:49 | 10/06/2025
I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

I mituri në Sarandë dhunon gjyshen dhe babin e tij si pasojë e problemeve mendore dhe varsisë nga drroga

22:46 | 10/06/2025
LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

LIVE Letoni-Shqipëri: Kuqezinjtë vuajnë në sulm, 5 minuta nga fundi

22:37 | 10/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com