Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

S’ka progres nëse riciklojmë sërish Berishën dhe Ramën

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Ben Andoni/ Deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, në intervistat e ditëve të fundit, kanë qenë cinike, të hidhura por edhe shumë arrogante. Në këto dy ditë, ai artikuloi ashpër për vrasjen e Azemit, historinë e familjes Haklaj, akuzoi hapur një gazetar, jo vetëm nuk shprehu pendesë për ngjarjet e 21 Janarit, por u shpreh shumë ashpër kundër kryeministrit aktual Edi Rama me një ligjëratë që nuk e përjashtonte në asnjë çast vdekjen. Për fat të keq, në vetëm pak raste, kolegët tanë e ndaluan dhe t’ia vendosnin vendin atje ku i takon.

Në të vërtetë, kjo duket e vështirë, se paçka tagrit të tij gjithmonë e më të ulët zyrtar, ai mban një vend publik gati të barabartë me kreun de jure të Opozitës.

Kryeministri Edi Rama jo me këtë lloj ligjërimi vdekje, por me një cinizëm të pafre nuk lë moment pa u kapur me këdo. Fillon që nga statuset në facebook me njerëzit e thjeshtë, që i shprehin ankesa por edhe e qesëndisin për dukjen e tepruar dhe vazhdon me bejtet në parlament, që ia delegon këdo që e shënjon si objektiv. Ish-kreu i LSI-së, Ilir Meta, deri pak ditë se të ulej zyrtarisht në presidencë, madje edhe kur ishte i zgjedhur, akuzonte hapur dhe bënte kërcënime gati lufte ndaj kundërshtarëve të tij në zgjedhje.

Të gjitha këto fakte të bëjnë të mendosh se ne jemi popull që na kënaq kaosi, na kënaq loja pa rregulla dhe shtirja. Mbase këtë e kuptoi shumë mirë Enver Hoxha, kur duke parë talljen e madhe që i bëhesh fesë, përgatiti i qetë udhën duke e nxjerrë jashtë besimin duke e mbajtur vendin në një diktaturë, të cilës ne, vetë, i ngritëm këngë, i shkruam poezi dhe romane pafund.

Mjaftoi idili që regjimi dikurshëm prodhoi për arritjen e socializmit dhe sloganet se ne ishim vendi i vetëm në botë që punonim me forcat tona dhe ne shqiptarët rrinim të nanuritur ëmbël. Ashtu si pas viteve ’90 iu kënaqëm përrallës së fajdeve dhe vazhdonim t’i mbronim dhe kur të gjithë autoritetet e huaja thoshin: Mjaft. Jemi mu ata që u ngritëm kundër njëri-tjetrit, spinuam pa fund dhe që ricikluam komunistë fanatikë si Berisha dhe shumë individë nga PS-ja të shndërruar në demokratë apo të tjerë pseudo që kishin lidhje me trashëgiminë e të së shkuarës. Një pse ka vend për antropologët, por një përgjigje e kemi të gjithë. Neve duam t’i bëjmë gjërat shkurt dhe pa menduar, duke u përpjekur të marrin më të pamerituarën në kurriz të gjithkujt. Ne duam të ofendojmë dhe të marrim nëpërkëmbë këdo që s’na përgjigjet, para se t’i tregojmë vendin politikanëve si Berisha, të cilët ende kërcënojnë me vrasje apo zyrtarë si Rama që qesëndisin çdo gjë.

Për fat të keq, duket se nuk ka për të ndryshuar asnjëherë, paçka se ne besojmë se shqiptari i shekullit XXI po bëhet i vetëdijshëm. Të mjafton të shikosh brezin e ri dhe shikon të njëjtat simptoma, ku bjerraditja dhe idhujtaria koti janë gjërat kryesore. Koha ka treguar se geni mund të përmirësohet por kurrë të ndryshojë nëse nuk bëhesh i vetëdijshëm për sfidën. Popujt e mëdhenj shpesh i kanë shpallur luftë genit dhe janë aty ku ne vetëm i sodisim. Ndaj, pra.. ka sërish zë Berisha & Co të na kërcënojnë dhe tallin./Javanews/

Tags: asgjeBerishënndryshonNëseRamënriciklojmësërish

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Juve bën mrekullinë në “Wembley”, Basel turpëron yjet e Guardiolas (Video)

Serbia nënshtron shtetin e Maqedonisë

Argjentinë, vdes diktatori i fundit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta në Tiranë, humbet një fëmijë mes turmës, protestuesit ulen në gjunjë për ta gjetur.

by mirseda
19:20 | 05/06/2026
0

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin...

Rama ironizon protestuesit: Po dhashë dorëheqjen, si do t’i plotësoj 4 kërkesat e tjera?

19:12 | 05/06/2026

“Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë”/ Nesër njoftohen 2 protesta, qytetarët: Nuk jemi përçarë!

18:47 | 05/06/2026

Rama qytetarit: Toka është e shitur, këtë çështje nuk e zgjidhni me mua

18:45 | 05/06/2026

Rama në Zvërnec: Nuk negocioj, ata që duan të më heqin do të presin gjatë

18:43 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com