Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është mjaft aktiv në faqen e tij zyrtare në Facebook. Por, shpesh ai publikon edhe shkelje të ndryshme, ndërsa jep një mesazh për të gjithë qytetarët.
Së fundmi, ai ka publikuar foto të disa makinave luksoze, të cilat nuk kanë përkuar në vendin e duhur.
Veliaj u drejtohet atyre me një gjuhë zhargon, teksa i ironizon ata pasi shkruan: “Çuna, ça bëtë, mirë?”
Ndërkohë, në mbyllje të shkrimit, Veliaj i falënderon ata për gjobat, pasi shkruan se ato do të kthehen në pemë.
“Çuna, ça bëtë, mirë?
E thamë që dje që emergjencat me motin mbaruan dhe policët janë rikthyer nga zonat e bllokuara për të vazhduar sjelljen në binarë të qytetit!
Gjithsesi faleminderit për gjobat, kthehen në pemë, por e mira është me mësu me parku!”, shkruan Veliaj në Facebook.