Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Pas trukimeve edhe doping tek Skënderbeu, Jashanica rrezikon 2 vite

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Tek Skënderbeu nuk kanë të mbaruar telashet. Sikur të mos mjaftonin akuzat e ngritura nga UEFA për trukim ndeshjesh, tani duhet të përballen edhe me përfshirjen në doping. Bajram Jashanica është qendërmbrojtësi që ka rezultuar pozitiv në një test antidopingu të kryer gjatë ndeshjes së Europa League me Young Boys shtatorin e kaluar, e përfunduar në barazim 1-1 dhe tani rrezikon një dënim afatgjatë.

Wada, agjensia Botërore e anti-dopingut ka njoftuar ndërkohë në rrugë zyrtare si Skënderbeun ashtu dhe Federatën Shqiptare të Futbollit se në testet e kryera mbrojtësi ka rezultuar pozitiv ndaj substancës së njohur si “Prednisolut”. Bëhet fjalë për një steroid i cili jepet vetëm me recetën e mjekut dhe zakonuisht përdoret për shërimin e inflamacioneve apo enjtet pas goditjeve në pjesë të marrjeve të trupit, por që bën pjesë në listën e substancave të ndaluara nga Wada.

Një problem i madh ky për mbrojtësin 27-vjeçar, që para pak ditësh ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që pritet ta mbajë për rreth dy muaj jashtë fushe. Tanimë me një dënim nga Wada në horizont Jashancia rrezikon të mungojë deri në fundin e vitit 2019, pasi në raste të tilla aplikohen skualifikime deri në dy vjet. Edhe pse për rastin në fjalë, mbrojtësi që ka luajtur 145 ndeshje me fanellën e Skënderbeut mund të shpresojë në një ulje të dënimit nisur nga fakti se si vetë futbollisti ashtu dhe Skënderbeu nuk kanë precedentë të mëparshëm në lidhje me dopingun. Për Jashanicën gjithsesi ky është një problem serioz pasi mbrojtësi ishte një ndër futbollistët më të kuotuar të skuadrës korçare për të bërë hopin e karrierës me transferimin në një kampionat të huaj, natyrisht në këmbim edhe të një shumë financiare të kënaqshme për Skënderbeun.

I tronditur dhe pa fjalë. Bajram Jashanica pranon për “Panorama Sport” lajmin se ka dalë pozitiv në testin anti-doping, por sipas tij asgjë nuk mund të quhet përfundimtare.

“Më kanë lajmëruar, por unë tani pres një përgjigje përfundimtare. Drejtuesit e klubit po merren me këtë çështje. Testi B? Për momentin nuk mund të flas. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë, boll kam vuajtur,” – ka thënë Jashanica.

Tags: 2 %dopinguJashanicapasrrezikonSkenderbeutrukimevevite

TË LIDHURA

Sport

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026
Sport

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026
Sport

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Next Post

“Fundi i botës”, babë e bijë kryejnë marrëdhënie seksuale në publik

Lindjet drejt tkurrjes, vdekshmëria foshnjore në shifra alarmante

Shënohet 57-vjetori i gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

by mirseda
14:38 | 05/06/2026
0

Finalizohet operacioni i koduar “Wrong Idea”, si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e...

PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

14:19 | 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

14:16 | 05/06/2026

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

14:14 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen 2persona

13:55 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com