Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zëdhënësi i presidentit: Ja detajet e 3 takimeve Meta-Bushati

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zëdhënësi i presidentit: Ja detajet e 3 takimeve Meta-Bushati

Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë deputetët e Komisionit të Jashtëm për të zhvilluar dëgjesën e kërkuar prej opozitës lidhur me negociatat që po zhvillohen me Greqinë për çështjen e Kufirit Detar dhe polemikat e hapura së fundmi rreth saj.

Rreth orës 08:15, në Presidencë kanë mbërritur deputetët e mazhorancës dhe opozitës, konkretisht Ervin Bushati, Evis Kushi, Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Rudina Hajdari, Klajda Gjosha, Nard Ndoka, Klotilda Bushka.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i pyetur nga mediat lidhur me përmbajtjen e tre takimeve të Ministrit të Jashtëm Bushati me Presidentin Meta, të pretenduar nga Bushati sot gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kuvendit sqaron se:

“Është e vërtetë që janë zhvilluar tre takime me kërkesën e Ministrit Bushati, posaçërisht në datat 6 tetor 2017, 18 janar 2018 dhe 9 shkurt 2018.

Në takimin e datës 6 tetor vendin kryesor e ka zënë kërkesa e MEPJ për t’i akorduar gradën Diplomatike “Ambasador” Ambasadorit të Shqipërisë në detyrë në Beograd, z. Ilir Boçka, si dhe kërkesa për të pranuar në parim propozimin për të emëruar Ambasador në NATO, z. Igli Hasanaj.

Presidenti i Republikës firmosi menjëherë mbas takimit, atë ditë, dekretin për z. Boçka dhe pranoi në parim kandidaturën e Hasanaj, duke kërkuar kohë për verifikimet përkatëse.

Ky takim nuk zgjati më shumë se 15 minuta.

Gjatë takimit të dytë sqarojmë se, z. Bushati çështje kryesore kishte sqarimin për votimin në OKB dhe çështje të përgjithshme të personelit diplomatik jashtë vendit.

Ai shprehu njëkohësisht ndjesën dhe keqardhjen për mos koordinimin e tij me Kryeministrin Rama lidhur me ndryshimin e propozimit për Igli Hasanaj nga Ambasador në NATO për në OSBE

Në fund të takimit, Bushati i tha zotit Meta se të nesërmen do të shkonte në Korçë për të takuar zotin Kotzias për të zgjidhur të gjitha çështjet e trashëguara mes dy vendeve.

Zoti Meta e inkurajoi që të vazhdojnë frymën e bashkëpunimit pozitiv si e vetmja rrugë për të dy vendet tona.

Edhe ky takim nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta.

Më datën 9 shkurt është zhvilluar takimi i tretë, përsëri me kërkesën e Ministrit Bushati.

Çështja kryesore e ngritur nga zoti Bushati ishte emergjenca për emërimin e dy Ambasadorëve të rinj në UNESCO dhe në Gjenevë.

Zoti Meta i premtoi se kjo gjë do të ndodhte menjëherë dhe po atë ditë Presidenti Meta firmosi dy dekretet për emërimet e kërkuara nga Ministri Bushati.

Në fund të këtij takimi, zoti Bushati i tha zotit Meta se bisedimet me zotin Kotzias kishin vajtur shumë mirë në përgjithësi dhe i duhej një autorizim për të mbyllur marrëveshjen e detit.

Zoti Meta i bëri të qartë zotit Bushati edhe një herë rëndësinë e madhe që ai i ka kushtuar dhe i kushton marrëdhënieve me Greqinë duke e sqaruar se komunikimi për këtë çështje të rëndësishme do të jetë gjithmonë zyrtar dhe shkresor, ndërsa kërkesa për autorizim të vinte sipas procedurave të përcaktuara qartë nga vendimi i posaçëm i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Ky takim nuk i ka kaluar 10 minutat.

Pavarësisht nga kjo transparencë, lidhur me tre takimet, dëshiroj të konfirmoj edhe një herë qëndrimin e Presidentit të Republikës për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit me Greqinë.

Po kështu, Presidenti Meta mbështet çdo nismë për një marrëveshje të re me Greqinë dhe është i gatshëm të bashkëpunojë me Qeverinë dhe Parlamentin në mënyrë konstruktive, të përgjegjshme dhe transparente në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të evituar çdo surprizë të pakëndshme në të ardhmen.”

Tags: e 3 takimevei presidentitJa detajetMeta-BushatiZëdhënësi

TË LIDHURA

Pranvera Skana bëhet zyrtarisht pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes
Aktualitet

Pranvera Skana bëhet zyrtarisht pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes

10:32 | 08/04/2026
Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së
Aktualitet

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

10:01 | 08/04/2026
Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta
Aktualitet

Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

09:45 | 08/04/2026
Next Post
Arrestohen shqiptarët në Itali, u bllokuan me 250 kg marijuanë

Arrestohen shqiptarët në Itali, u bllokuan me 250 kg marijuanë

Shenjat më të favorizuara për muajin Mars sipas Merit

Shenjat më të favorizuara për muajin Mars sipas Merit

Emri/ I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 24-vjeçari  

Emri/ I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 24-vjeçari  







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026




TË FUNDIT

Pranvera Skana bëhet zyrtarisht pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes
Aktualitet

Pranvera Skana bëhet zyrtarisht pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes

by mirseda
10:32 | 08/04/2026
0

Pranvera Skana bëhet zyrtarisht pjesë e skuadrës së Ministrisë së Mbrojtjes. Skana e mori zyrtarisht detyrën si...

Si u arrit marrëveshja për armëpushim më pak se dy orë para afatit të Trump,

Si u arrit marrëveshja për armëpushim më pak se dy orë para afatit të Trump,

10:04 | 08/04/2026
Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

Gjykata vulos emrin e ri në krye të BKH-së

10:01 | 08/04/2026
Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027/ Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç

Vendimi hyn në fuqi nga 1 janari 2027/ Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nën 15 vjeç

09:56 | 08/04/2026
Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

Kërkon shfuqizimin e masës ‘arrest në burg’, mbahet sot gjyqi për ish-Presidentin Meta

09:45 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com